S`fundmi

PUNËTORI: FOTOGRAFIA & VIDEO PER AKTIVIZËM

Nga - 21.06.2021

REGJISTROHUNI TANI!

Për t’u regjistruar në punëtori, ju lutem klikoni këtu jo më vonë se deri më 29 qershor.

Darnella Frazier, e cila ishte vetëm 17 vjeç kur e xhiroi vrasjen e George Floyd, vitin e kaluar në Minneapolis. Akti i saj i guximshëm e shtyri botën të përballet me diskriminimin racor dhe vuri theks te “roli qenësor i qytetarëve në kërkimin e gazetarëve për të vërtetën dhe drejtësinë”, siç shkruhet nga Pulitzer, çmim me të cilin u vlerësua Frazier së fundmi. 

Padrejtësitë vazhdojnë të ndodhin kudo, por është qenësore që mos t’i lëmë të na ikin, pa i parë, dëgjuar e pa folur për to. Siç e dëshmoi Darnella Frazier, fotografia dhe videografia njëmend kanë fuqinë për ta ndryshuar botën.

Prandaj, Kosovo 2.0 ju fton të regjistroheni në punëtorinë e prodhimit të fotografisë dhe videos për aktivizëm në kuadër të programit Lokomotiva 2.0 që përkrahet nga Fondi Prince Claus. 

Punëtoria do të mbahet më 2 dhe 3 korrik dhe do të udhëhiqet nga fotogazetari Ferdi Limani dhe producenti/kameramani Kushtrim Kadriu.

Programi i punëtorisë është si vijon:

Dita e parë e punëtorisë (2 korrik, ora 9.30 – 16.00)

– Aparati fotografik, kamera dhe teknika e xhirimit dhe fotografimit
– Ndriçimi, kompozicioni dhe rregullat e videos dhe fotografisë
– Format e raportimit
            Video dhe fotogazetaria në kohën digjitale
            Fotografia dokumentare dhe krijimi i projekteve dokumentare videografike
            Shembuj të punëve të realizuara
            Projekte video/fotografike personale
            Hyrje në esetë e realizueshme për të trajtuar  çështje të ndryshme në komunitet
– Krijimii i esesë fotografike apo videografike personale
             Hulumtimi dhe përshkrimi i esesë dhe videos
– Bisedë për detyrën që do ta keni për ta kryer për ditën e dytë.

Dita e dytë e punëtorisë (3 korrik, ora 11.00 – 17.00)

– Bisedë rreth videove/fotografive të realizuara;
– Përzgjedhja, montazha dhe plasimi i esesë/dokumentarit;
– Përzgjedhja, format e montazhës, përshkrimi i legjendave, shkrimi i tekstit përcjellës dhe publikimi/transmetimi.

I ftojmë të aplikojnë në këtë punëtori gazetarët e rinj, hulumtuesit, aktivistët dhe individët e tjerë të interesuar ta shprehin veten nëpërmjet mediumeve të fotografisë dhe videos.

Punëtoria do të organizohet në HUB 2.0, zyra e K2.0. Për ata që kanë nevojë, do të sigurohet përkthim në gjuhët angleze dhe serbe.

Për t’u regjistruar në punëtori, ju lutem klikoni këtu. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen për statusin e aplikimit të tyre. Afati i fundit për regjistrim është 29 qershor 2021.K