Shënim i redaksisë: Ky artikull fillimisht është publikuar në edicionin e shtypur të revistës Kosovo 2.0, me temë Ambienti, të publikuar në vitin 2015.
Energjia është çështje komplekse në Kosovë, por mund të pajtohemi rrënjësisht me një aspekt: për të ecur përpara me ekonomi, Kosovës i duhet energji më e besueshme. Bota moderne ka nevojë që të gjitha aktivitetet tona dhe sistemet që i ofrojnë ato të ndërldhen më shumë mes vete. Ambienti ynë, shëndeti ynë, standardi i jetës, madje edhe sistemi i ushqimit, varen nga energjia. Edhe pse nuk ka kërkesa minimale për të drejta të njeriut (qasja definohet, jo sasia), qasja në energji dhe përballueshmëria e burimeve të energjisë së pastër janë të një rëndësie të madhe. Për të arritur aty, duhet të diskutojmë haptas për operimet, kompromiset, çmimet dhe efektet në sistemin aktual dhe mundësitë e ardhshme për sektorin e energjisë.
Rrënjët e energjisë
Gjatë procesit të bartjes së energjisë nga prodhuesit te konsumatorët, një sasi e energjisë “humb” – kategori kjo që përfshin humbjet nga transmisionet, humbjet nga mospagesat dhe vjedhjet, si dhe humbjet nga konsumi joefikas, si në rastet kur ngrohtësia del nga shtëpitë. Humbjet zakonisht subvencionohen nga sistemet e tjera, që do të thotë se konsumatorët që nuk paguajnë subvencionohen nga klientët e tjerë.
Një numër i vogël i ekonomive familjare me të ardhura të ulëta pranojnë suvencione të limituara nga shteti, edhe pse ky fond nuk është rritur ka gjashtë vite, përderisa tarifat janë rritur. Ekonomitë familjare që nuk mund t’i shlyejnë borxhet e tyre, përfshirë këtu edhe ato familjet që janë në listën e ndihmave sociale, shkyçen nga sistemi; ato arrijnë të gjejnë mënyra alternative për t’u lidhur në sistem ose gjejnë burime alternative të energjisë, si linjiti dhe druri.
Shumica e kërkesës për burime të energjisë vjen në dimër, kur potenciali i alternativave ndaj linjitit, si burimet hidroelektrike, era dhe burimet diellore, janë më pak në dispozicion.
Kërkesat për elektricitet ndryshojnë në kohë dhe ditë dhe nga numri i njerëzve që janë të lidhur duke e shfrytëzuar sistemin. Kur kërkesat janë të ulëta, si në verë dhe në mes të natës, impianteve që nuk mund ta përshtasin prodhimin e tyre shpesh u ndodh të kenë tepricë. Prandaj, Kosova mund të ekportojë energji gjatë këtyre kohëve. Duke marrë parasysh energjinë që është në dispozicion nga prodhimi vendor dhe përmes importit, sasia maksimale e energjisë që zakonisht është në dispozicion nga sistemi në Kosovë gjatë një periudhe njëorëshe është rreth 1,218 MW. Nëse kërkesat e tejkalojnë këtë sasi, ajo nuk mund të arrihet pa shkaktuar shpenzime të mëdha për ta importuar diferencën nga rajoni.
Importet, gazi natyror, vajërat e rëndë, linjiti i djegur nëpër shtëpi, peletat e drurit (mbetjet dhe pluhuri nga prerja me sharrë e drunjve), karburantet e transportit, burimet diellore dhe të erës, përbëjnë një sasi të vogël të energjisë që konsumohet në Kosovë. Opsionet e tjera e ngrohjes në masë, si ngrohja qendrore, janë në dispozicion për disa ndërtesa dhe për disa zona. Llojllojshmëria e burimeve energjetike e kufizon varshmërinë kur burimet kryesore nuk janë në dispozicion apo janë shumë të shtrenjta; megjithatë, kufizimet e këtyre suplementëve duhet të merren parasysh. Shumica e kërkesës për burime të energjisë vjen në dimër, kur potenciali i alternativave ndaj linjitit, si burimet hidroelektrike, era dhe burimet diellore, janë më pak në dispozicion.
Debati për përmirësimin e disponueshmërisë, sigurisë dhe stabilitetit të sistemit elektrik zakonisht sillet rreth pesë zonave kryesore, dhe kryesisht është kombinim i tyre:
– Ndërtimi i një impianti tjetër të linjitit (Kosovo C / RE)
– Rehabilitimi i Kosovës B dhe potencialisht Kosovës A
– Ndërtim i stokut të rrymës së ripërtritshme
– Përmirësimi i lidhjeve energjetike rajonale
– Kursimi, sa është i mundur, përmes masave të efiçiencës
Ta shohim prej më afër debatin në favor dhe kundër këtyre opcioneve.
Trashëgimia e linjitit
Kosova e ka minierën e pestë më të madhe të linjitit në botë. Ata që argumentojnë pro ndërtimit të një impianti tjetër të linjitit thonë se shfrytëzimi i këtyre burimeve do ta mbante prodhimin vendor të lirë. po ashtu do të krijonte një mundësi të shitjes së tepricës së energjisë në eksport ngaqë impiantet e linjitit në rajon nuk funksionojnë.
Pavarësisht kësaj, impiantet e reja dhe të rehabilituara do të duhej të përshtateshin me regulloret e BE-së të përcaktuara në Direktivën 2001/80/EC që përfshin edhe rregullat mbi emetimin dhe ndotjen e ajrit me metale të rënda. Kosova është nënshkruese e Traktatit të BE-së për Komunitetin e Energjisë, duke e obliguar kështu shtetin të pajtohet me rregulloret e BE-së. Arritja e këtyre standardeve do të thotë se Kosova do të duhej ta mbyllte Kosovën A dhe ta zëvëndësonte atë ose ta ripërtërinte me një çmim prej 950 milionë eurosh, dhe ta rehabilitonte Kosovën B deri në vitin 2017. Kosova B ka nevojë për rehabilitim që ta përmirësojë prodhimin, t’i plotësojë standardet ambientale dhe ta zgjasë jetën e vet.
Si pjesë e rregulloreve të BE-së, pushimi i planifikuar i Kosovës A është përcaktuar për vitin 2017. Megjithatë, mbyllja e këtij impianti duket se nuk do të ndodhë se shpejti. Fillimisht është menduar që kjo të rastisë me fillimin e prodhimit të energjisë nga impianti i ri i energjisë Kosova C/e Re, ose kur një alternativë e besueshme do të mund ta zëvëndësonte atë duke e rritur prodhimin vendor të energjisë. Ndërtimi dhe financimi i Kosovës C/së Re vazhdon të debatohet, si dhe alternativat e tjera, sepse diçka do të duhej ta zëvëndësojë kapacitetin e Kosovës A para se ai të hiqet nga zinxhiri i furnizimit. Pa pasur një alternativë për Kosovën A, kursime të rrymës apo mbështetje më e madhe në import duket se do të jetë zgjidhje.
Debati mbi madhësinë është po ashtu i rëndësishëm. Planet për Kosovën C/e Re janë ulur drastikisht që nga fillimi i idesë; planet aktuale janë që ajo të prodhojë rreth 600 MW në orë. Kjo është sasi e njëjtë me kombinimin e prodhimit total të Kosovës A me dy njësitë e mbetura të turbinave. Sikur impianti i ri të ndërtohet me gjashtë njësi të turbinave më të vogla, ato do të mund të aktivizoheshin dhe deaktivizoheshin më lehtë se sa, për shembull, dy turbina të mëdha. Kjo do të mund të ndikonte në adresim më të lehtë të planifikimit dhe të mungesave pa u mbështetur vetëm në linjit. Duke e marrë parasysh kohën dhe shpenzimin e aktivizimit dhe deaktivizimit të njësive, impiantet me kapacitet më të madh janë të nevojshme për kërkesat e planifikuara, por jo edhe për balansimin e llojllojshmërisë së furnizimit që vjen nga importet.
Alternativa e gjelbër
Përfitimet kryesore të ndërtimit të stoqeve të energjisë së ripërtërishme janë diversifikimi i furnizimit me energji dhe ulja e shpenzimeve ambientale. Mangësitë e mëdha janë: çmimi, disponueshmëria dhe balansimi i furnizimit me transmisionin në dispozicion pa e prishur tërë sistemin e transmisionit.
Energjia e ripërtritshme ka nevojë për mbështetje që, në rastet kur nuk fryn era dhe kur nuk rrezon dielli, të vazhdojë të ketë rrymë. Kjo zakonisht mund të zgjidhet me depo të ruajtjes (rezervoare, bateri, kripë të shkrirë), një sistem dinamik i transmisionit që mund të funksionojë nga zonat e tjera prodhuese, prodhim ky që mund shpejtë të ndizet dhe të ndalet, si për shembull gazi natyror, energjia e ujit dhe biomasa.
Çmimi i energjisë së ripërtëritshme, si paneleve solare dhe atyre të erës, po bie globalisht, falë adoptimit të gjerë të teknologjisë dhe uljes së kostos së prodhimit të tyre. Në vendet si SHBA-ja dhe zonat e tjera të Evropës, kjo do të thotë që “shpenzimet e nivelizuara” përfshirë këtu investimet fillestare, mirëmbajtjen gjatë tërë jetëgjatësisë së teknologjisë, janë të barabarta me burimet konvencionale të karburantëve nga fosilet. Sidoqoftë, këto fusha kanë norma dukshëm më të larta të energjisë se sa Kosova. Aktualisht, Kosova e ka normën e dytë më të ulët të energjisë në Evropë, prandaj do të nevojiten rritje të normave para barazimit të shpenzimeve të karburanteve të ripërtëritshme nga fosilet.
Rradha e turbinave
Më 2010, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor lansoi një plan hapësinor dhjetëvjeçar për Kosovën. Në të, Instituti për Planifikim Hapësinor diskutoi studimet e limituara që tregojnë se ekziston potencial për një park të erës prej 45 MW në Zatriq, dhe një tjetër park të erës prej 45 MW në Budakovë.
Energjia e ripërtëritshme ka nevojë për mbështetje, që në rastet kur nuk fryen era dhe kur nuk rrezon dielli, të vazhdojë të ketë rrymë.
Megjithatë, plani thekson se një faktor që e limiton më tutje zhvillimin e burimeve vendore të erës, ka mungesë të kapacitetit të rezervave për të mbuluar kohërat kur era nuk fryn apo kur turbinat nuk kanë mundësi tjetër të prodhimit të energjisë maksimale. Nëse prodhimi i erës zvogëlohet, energjia do të duhej të vinte shpejtë nga impiantet ekzistuese të energjisë. Nuk është shumë e mundshme që impiantet e linjitit të bëhen ekonomikisht efikase, apo të kenë mundësinë t’i ndryshojnë nivelet e prodhimit. Përmirësimi i linjave të transmisionit dhe i nënstacioneve afër vendeve të projektuara të turbinave të erës po ashtu do të ishte i nevojshëm.
Në një raport të titulluar “Analiza e Rrjetit të Energjisë së Kosovës për Integrimin e Energjisë së Erës dhe Këshilla për Rregullat e Tregut”, kompania Partnerët për Konsulencë Ekonomike diskutoi “uljen e ngarkesës” (ndaljen e rrymës) ose importet e shtrenjta me paralajmërim të shkurtër si zgjidhje të përkohshme, në qoftë se nuk ekziston diçka tjetër për ta shfrytëzuar tepricën. Kjo do të thotë se bizneset do të kenë shpenzime direkte për kohën e humbur, ndërsa shpenzimet e importit do të shkonin direkt në tarifat e vitit të ardhshëm, duke e rritur çmimin për të gjithë konsumatorët.
Le të rrezojë dielli
Një raport tjetër, i titulluar “Opsionet e energjisë së qëndrueshme në Kosovë – analizë e disponueshmërisë se burimeve dhe e shpenzimeve”, me autorë Daniel Kammen, Maryam Mozafari dhe Daniel Prull nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley, mbulon studimet që eksplorojnë rezultatin e rrezatimit të paneleve solare në Kosovë. Sipas analizës, për çdo metër katror të panelit solar, është e mundur të prodhohen deri në 1.55 MWh energji gjatë vitit. Sipas kërkesave të Kosovës më 2014, prej 6,200 GWh, do të duhej të ndërtoheshin 37,575 metra katrorë të paneleve me qëllim që të krijonë 1% të impaktit në sasinë e energjisë së konsumuar. Këto panele do ta mbulonin një sipërfaqe të barabartë sa 22% e Prishtinës. Kjo do të mund të arrihej me vendosjen e paneleve në kulme – edhe pse ato do të duhej të përforcoheshin – edhe në zona gjysëm të qasshme, si zona afër kanaleve apo midis shtigjeve të autostradave.
Megjithatë, potenciali solar dhe i erës i Kosovës ballafaqohet me sfida të tjera. Këto janë çështjet me tarifa të ripërtëritshme, që përfshinë sa paguhet prodhuesi për secili kW të prodhuar; masa të duhura të burimeve në dispozicion, qofshin ato nga qielli apo nga era; si dhe çmimin e parallogaritur të instalimeve. Edhe energjia solare dhe e erës kanë çështje kontestuese me alokimin e pronës, që shpesh vjen me një çmim të lartë. Për më shumë, instalime të mëdha për erë dhe diell janë ballafaquar me probleme me zogj shtegtarë dhe lakuriqë të natës që janë vrarë, duke i dëmtuar kështu pesticidet natyrale. Njerëzit që jetojnë afër këtyre sistemeve kanë raportuar për disa efekte anësore shëndetësore, por më shumë hulumtim duket të bëhet në këtë çështje meqë rezultatet e tanishme nuk janë përfundimtare.
Qendra për Energji dhe Burime Natyrore (QEBN) është një institucion i pavarur që angazhon palët e tërë sektorit të energjisë që ta rrisin kapacitetin për të realizuar hulumtime akademike. Kur kishte hulumtuar në tregun e energjisë së ripërtëritshme më 2014, QEBN gjeti rezultate të ndryshme mbi çmimet dhe disponueshmërinë. Një sistem solar i instaluar së voni për një operator të madh në Kosovë e ka pasur kapacitetin për të prodhuar deri në 15 kW në orë, dhe e ka pasur koston totale (përfshirë instalimin, baterinë dhe monitorimin) prej 60,530 eurosh. Sistemet shtëpiake janë paksa më të lira. Panelet variojnë prej 2,000 eurove për prodhim prej 2.94 kW në orë, deri në 7,000 euro për 8.64 kW në prë, varësisht në faktorë si: ku janë prodhuar, shpenzimet e transportit dhe takstat. Sistemi i baterisë, që nevojitet për të mbledhur rrymën, kushton rreth 10,000 euro. Megjithatë, shumica e kompanive nuk i mbajnë panelet në stok, dhe çmimet e instalimit dhe të mirëmbajtjes varen nga shitësit.
Se a vendosin kosovarët për të blerë dhe instaluar panele solare, varet nga disa faktorë, përfshirë edhe të ardhurat për shtëpi, si janë ndërtuar shtëpitë dhe nëse ato mund ta përballojnë peshën e paneleve. QEBN ka gjetur se shumica e shtëpive të anketuara në Kosovë i masin mirë izolimet e shtëpive sipas rëndësisë, para se të blejnë ndonjë sistem. Me fonde të limituara, stimuluesit për prodhimin e paneleve solare për shtëpi vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme. QEBN ka gjetur se shpenzimet më të mëdha të energjisë shkojnë në ngrohjen e ujit në bojlerë, në makinat për larjen e rrobave dhe në pastrim. Këto shpenzime mund të zhvendosen në ngrohës solarë për shtëpitë.
Burimet origjinale të energjisë së ripërtëritshme
Nuk mund të injorohet djegia e drurnjve si pjesë e profilit energjetik të vendit. Druri shërben si zgjidhje e rëndësishme ekonomike për nevoja të ngrohjes dhe zierjes, dhe në Kosovë mund të jetë zgjidhje më e besueshme se sa rryma. Shpesh, për ekonomi shtëpiake që nuk kanë llogari të shpenzojnë rrymë, druri mbetet burimi primar i energjisë. Bazuar në hulumtimin mbi shpenzimin e energjisë së drurit, të bërë nga QEBN dhe Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së, një shtëpi mesatare shpenzon deri në 8.24 metër kub drurë. Kjo sasi varet nga lokacioni, madhësia, sipërfaqja e zonës dhe të ardhurat, si dhe nga klima dhe disponueshmëria e rrymës elektrike në atë zonë. Studimi vlerëson se konsumi shtëpiak i energjisë së drurit në baza vjetore është rreth 2.1 milionë metër kub. 217 metër kub të tjerë konsumohen nga shkollat, furrat dhe establishmentet turistike.
Hulumtime të mëparshme të sektorit pyjor të Kosovës, të realizuara nga Grupi Norvegjez për Pyje dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë vlerësuar se niveli i qëndrueshëm afatgjatë i shfrytëzimit të drunjve është afër 1.2 milionë dhe 1.3 milionë metër kub. po ashtu, hulumtimet sugjerojnë se më shumë se 90% e vëllimit të shfrytëzuar nuk bëhet në pajtim me rregulloret vendore. Hulumtimet theksuan edhe nivelin e vartësisë nga fruri në Kosovë. Pa ndryshime, kjo vartësi do të çojë në zhdukjen e shpejtë të pyjeve në Kosovë. Shifrat jozyrtare tregojnë se kjo mund të ndodhë në 15-20 vitet e ardhshme.
Ekzistojnë disa dispozita të vlerësimit të energjisë nga druri në bazë të kërkesës. Është e vështirë të vlerësohet sasia e vërtetë e prerjeve ilegale dhe tregtisë ndërkufitare. Llogariti këto me kërkesat e tjera nga pyjet për prodhim të vlefshëm, si drurë për mobilje dhe opsione të tjera të vlerës më të lartë, dhe çështjet rregulluese për kohët e prerjes, tenderët dhe mungesën e mbjelljeve të reja, dhe vlerësimi del të jetë në anën konzervative. Pyjet e Kosovës mund të jenë më pak të qëndrueshme se sa që mendojmë.
Sektori i pylltarisë ka nevojë për vëmendje, në veçanti kur flasim për konsumin e energjisë, çmimet dhe alternativat. Kjo do të thotë se burimet origjinale të ripërtritshme po prehen përtej mase, ndërsa shtëpitë po varen nga ky burim për ngrohje, zierje dhe ngrohje të ujit, ndërsa çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten.
Druri më i zgjuar
Një zgjidhje që do të shkonte drejt shfrytëzimit më të qëndrueshme të drurit, janë peletat. Më 2014, QEBN gjeti që janë në dispozicion një mori shporetësh me djegie peletash, duke filluar nga 1,600 euro për një shporet të vogël që gjeneron 12 kW në orë, deri më 35,000 euro për një shporet 600 kW që mund të shfrytëzohet për ngrohje qendrore. Mesatarisht, një shtëpie i nevojitet 4 tonë peleta çdo vit, me një ton që kushton rreth 180 euro. Fatkeqëesisht, për shumë fshatra, shporetët me peleta druri janë më pak të dobishëm se sa shporetët tradicionalë që QEBN i ka gjetur në zona me të ardhura më të ulëta, për shkak se ato ofrojnë ngrohje, sipërfaqe për zierje, dhe mundësi për ta ngrohur ujin. Për më shumë, marketingu jotransparent, çështjet me material bazë dhe certifikimit dëshmojnë që druri ende nuk është zgjidhje e qëndrushme.
Puna fqinjësore
Një mënyrë tjetër për ta ndryshuar miksin e rrymës është të importohet më shumë nga vendet përreth. Sipas Partnerëve për Konsulencë Ekonomike, më 2012, ulja e ngarkesës në formë të reduktimeve të rrymës të rregulluara me orar, është përdorur për ta menaxhuar furnizimin e mbi 1,300 orëve (15 % të vitit), në total prej 145 GWh. Përmes një marrëveshjeje të përkohshme, menaxhimi i kontrollit të frekuencës së ngarkesës për sistemin kosovar aktualisht ofrohet nga një operator në Beograd, i quajtur EMS Serbia. Sipas raportit vjetor për 2014 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE), 85% e rrymës së importuar në Kosovë vjen nga Serbia, edhe pse më shumë është transmetuar në vendet e tjera, duke e rritur kështu rëndësinë e marrëdhënies rajonale Kosovë-Serbi. Kjo marrëveshje mund të bëhet problem potencial duke marrë parasysh politikat rajonale.
Kur marrim parasysh importet e mundshme nga Shqipëria, Kosova zakonisht importon kur ka tepricë të rrymës së gjeneruar në pendat hidrielektrike të Shqipërisë. Megjithatë, kjo është e realizueshme vetëm kur ka ujë në sistem, në pranverë dhe në verë. Importet nga Shqipëria zakonisht shkaktojnë eksporte nga Kosova gjatë kohëve të tjera të vitit, gjatë kohëve të kërkesave të ulëta në vend.
Ekzistojnë edhe dy pika kyçe që duhen shqyrtuar mbi lidhjet energjetike mes sistemeve të Kosovës dhe të Shqipërisë. E para, ndryshimet në klimë mund të kenë ndikim në burimet hidroelektrike. E dyta, ekziston një garë në treg ndërkombëtar.Kur linja 1,000-MW mes Shipërisë apo Malit të Zi dhe Italisë të përfundojë, do të ketë linjë direkte të sistemit të transmisionit, të njohur si ENTSO-E, për kërkesa të Evropës. Kosova veçse është angazhuar për këtë sistem, bashkë me shtetet e tjera të rajonit.
Energjia, si uji, do të rrjedhë në një shteg me më pak rezistencë, për konsumatorët që paguajnë më mirë. Idealisht, kjo garë që është komponentë kryesore në tregun e liberalizimit të BE-së, do të bëjë që çmimet e transmisionit të barazohen më shumë, që most e këtë dallim midis kW të prodhuar nga linjiti apo uji, apo nga shteti në shtet. Economikisht kjo do të thotë se çmimet do të ulen në disa vende. Për Kosovën, megjithatë, çmimet ka gjasë të rriten teksa energjia e ENTSO-E të lëvizë nga Ballkani drejt një tregu të vetëm. Kjo do të ndodhë për shkak se, sipas dokumentit të politikave të BE-së, “Afrimi i Evropës me vendet e botës së tretë përmes energjisë së ripërtëritshmë”, Kosova i ka çmimet e rrymës më të ulëta në rajon. Kjo është sigurisht rezultat i subvencionimit të madh të çmimeve të rrymës në Kosovë, që do të jetë e shtrenjtë të mirëmbahet karshi tregjeve konkurruese.
Kur blen në tregun ndërkombëtar, çmimi më i mirë është ai që mund ta marrësh para se të kesh nevojë për energji; sikur kur blen drurë për dimër në maj, kur çmimet janë më të ulëta se sa në dhjetor. Kur prodhohet rryma elektrike, ajo duhet të konsumohet; prandaj, përshtatja e kërkesës me furnizim është kritike në mënyrë që të shmangen humbjet. Megjithatë, kërkesa për enerjgi në Kosovë nuk njihet me saktësi, falë manipulimit me orë të rrymës dhe lidhjeve të paligjshme në sistem. Kërkesa aktualisht matet duke u bazuar në supozime, e jo në konsumim të vëtetë.
Sikur KEDS-i, kompania distribuese e furnizimit që është përgjegjëse për blerjen e rrymës elektrike, e di që se sa duhet të blejë për të ardhmen, dhe mund të pranojë çmime më të mira veçanërisht për stinën e dimrit kur kërkesat janë shumë të mëdha, çmimet e larta ndërsa furnizimi rajonal është i kufizuar. KEDS-i ka instaluar orë digjitale duke u përpjekur ta masë rrymën e shpenzuar. Në shumë vende të zhvilluara, orët digjitale janë shfrytëzuar për ta menaxhuar më mirë kërkesën ditore përmes ndërrimit ose ciklimit të konsumit, dhe përmes zbatimit të normave më efektive në kohë.
Kur linja 1,000-MW mes Shipërisë apo Malit të Zi dhe Italisë të përfundojë, do të ketë linjë direkte të sistemit të transmisionit, të njohur si ENTSO-E, për kërkesa të Evropës.
Në Kosovë situata me orët digjitale ka qenë kundërthënëse, ngaqë është dyshuar që ato nuk po masin me saktësi, përgjegjësi kjo e Agjencisë së Matjes së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Është në interes afatgjatë të atyre që planifikojnë dhe blejnë energji elektrike që të sigurojnë se këta matës janë të besueshëm. Me matje të sakta, KEDS-i mund të propozojë një sistem me norma më të ndryshme. Për shembull, në vend të normave ditore dhe të natës, mund të bëhen norma të kulmit të shpenzimit dhe kategori mesatare, që do t’u mundësonin ekonomive familjare ta ndërrojnë shpenzimin e energjisë për të kursyer para.
ZRE ka raportuar se çmimi mesatar për MWh të rrymës së importuar, pëmes kontratave komerciale, është ulur më 2014, ndërsa kërkesat e Kosovës janë rritur me shpejtësi.
Kur eksportohet rryma jashtë Kosovës, ekzistojnë tre fusha kryesore: kontratat, shtytja dhe këmbimi i energjisë. Shtytja e energjisë domethënë se bëhet pa kontratë, dhe rryma jepet në treg rajonal me një çmim prej 20 eurove për MW. Këmbimi i energjisë do të thotë se vendi importon energji gjatë një pjese të ditës, dhe më pas e eksporton sasinë e njëjtë të rrymës gjatë pjesës tjetër të ditës ose të javës.
Për më shumë, të gjitha këto lidhje rajonale dhe çmime relative varen nga disponueshmëria brenda rajonit. Roxanne Sturatgar, një ish-specialiste e energjisë nga USAID, e ka theksuar këtë problem në 2012, kur ashpërsia e stuhive dimërore e ka rritur kërkesën aq shumë sa që e ka shtyrë ambasadën amerikane ta racionalizojë rrymën. Sikur rryma elektrike të mund të gjendej, çmimet e importit do të ishin 300 euro për MW. Kosova ose mund të shpresojë për dimra më të ngrohtë, ose duhet të gjejë mënyrë për ta plotësuar kërkesën në rritje për energji.
Derisa banorët i kuptojnë çmimet e energjisë dhe si sjellja e tyre ndaj shfrytëzimit të pajisjeve ka ndikim në faturat e tyre dhe në konsumim, pak gjë mund të bëhet pë ta ulur sasinë e energjisë së sgfrytëzuar çdo vit.
Humbja e rrymës
Efiçienca e energjisë mund të shihet përmes tre funksioneve: ngrohjes dhe izolimit; pajisjeve elektrike; sjelljes. Aktualisht, shumica e kosovarëve përdorin drunj në shtëpitë e tyre, apo shpesh, vetëm në njërën dhomë të shtëpive të tyre, gjë që rezulton të jetë më e lirë se sa shfrytëzimi i rrymës elektrike. Çmimet e izolimit efiçient të shtëpive mund të jenë dekurajuese. Duke e marrë parasysh hapësirën e vogël që ngrohet nëpër shtëpi, përfitimi nga izolimi i tërë shtëpisë mund t’u shpaguhet me periudhë të gjatë kohore, shumë më mirë se sa nëse banorët e njëjtë do ta ngrohnin tërë shtëpinë.
Ekzistojnë disa pajisje joefiçiente elektrike që kanë mbetur nga ish-Jugosllavia, e të cilat nuk përputhen me standardet e sotme të efiçiencës. Për t’i nxjerrur ato nga qarkullimi, sigurisht se do të nevojitej një program i blerjes së tyre nga prodhuesi.
Në fund, njerëzit duket ta kuptojnë konsumimin e tyre. Derisa banorët i kuptojnë çmimet e energjisë dhe si sjellja e tyre ndaj shfrytëszimit të pajisjeve ka ndikim në faturat e tyre dhe në konsumim, pak gjë mund të bëhet për ta ulur sasinë e energjisë së shfrytëzuar çdo vit.
Çështje e librit udhëzues
Para se të shikojmë se sa mund t’i kushtojnë Kosovës zgjidhjet e ndryshme energjetike, fillimisht duhet ta kuptojmë se sa u faturohet energjia konsumatorëve.
Përballueshmëria e çmimeve të energjisë nga ana e konsumatorëve është po aq e rëndësishme sa edhe çmimi i prodhimit të energjisë, por kjo nuk kuptohet mirë nga shumica e njerëzve. Struktura e normave është aktualisht e dizajnuar në atë mënyrë që konsumatorët e ekonomive shtëpiake nxiten të shpenzojnë më pak. Blloqet e tarifave mujore janë 0-200 kWh, 200-600 kWh dhe më të mëdha se 600 kWh. Sa më shumë që shfrytëzohet, aq më e lartë do të jetë fatura. Ekonomitë familjare që nuk shfrytëzojnë energji elektrike për t’i ngrohur shtëpitë e tyre kanë fatura nën 200 kWh dhe paguajnë më pak se 11 euro në muaj. Konsumi përcaktohet nga numri i njerëzve në shtëpi, si dhe nga përdorimi i pajisjeve në shpenzimet e llogaritura. Banorët mund të kursejnë më shumë para duke përdorur pajisje më efiçiente ose duke kaluar në mënyra alternative të ngrohjes, për t’i ulur shpenzimet e tyre.
Një përfitim nga sistemi i normave është që ekonomitë familjare mund të shfrytëzojnë tarifa më të ulëta në mbrëmje për aktivitete pasive, si: ngrohja e hapësirës dhe e ujit, shfrytëzimi i makinës së rrobave dhe mbushja e telefonëve mobilë. Nëse bojleri dhe shtëpia janë të izoluara mirë, atëherë ngrohtësia mund të ruhet për pjesën më të shtrenjtë të ditës. Një banor i intervistuar përmes QEBN në Fushë Kosovë, tha se me izolimin e shtëpisë së vet, ai mund ta ngrohë më shumë shtëpinë dhe ngrohtësia mund të qëndrojë brenda deri në tre ditë.
Ekziston një sugjerim që struktura e normave mund të thjeshtësohet në mënyrë që t’u ndihmojë ekonomive shtëpiake t’i kuptojnë më mirë faturat e tyre. Një mundësi e diskutuar nga Konzorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qendrueshem, në “Zgjidhje e politikave për sektorin e energjisë në Kosovë”, është që të zëvëndësohet sistemi aktual, që ka çmime të ndryshme sezonale për ditë dhe për natë për secilën nga tre blloqet e tarifave, me një tarifë të vetme.
Megjithatë kjo do të kishte ndikim në çmimet e distribuimit në mesin e konsumatorëve. Sipas KEDS-it, blloku tarifor më i ulët aktual përfaqëson rreth 33% të ekonomive shtëpiake kosovare, ndërsa blloku më i lartë tarifor përfaqëson rreth 26%. Është tarifa e mesme (200-600 kWh) që më së miri e reflekton prodhimin e vërtetë dhe çmimet e importit të sistemit. Kjo do të thotë se ekziston aktualisht një subvencion indirekt për ekonomitë familjare që konsumojnë pak, që paguajën pak për çmimin e vërtetë të prodhimit, nga ekonomitë familjare që konsumojnë shumë, dhe paguajnë më shumë për çmimin e vërtetë. Kalimi në tarifë të vetme do ta lëvizte çmimin nga konsumatorët e mëdhenj dhe do t’i ulte nxitësit për të qenë më efiçientë.
7. Por sa do të kushtojë?
Pra, si mund t’i rangojmë opcionet e energjisë që i kemi në dispozicion? Për pjesën më të madhe të konsumatorëve dhe operatorëve në treg, e tëra ka të bëjë me çmimin. Agjencia Amerikane Informuese e Energjisë publikon çmimet e prodhimeve të reja të furnizimit me energji.
Këto shpenzime janë çmime të vlerësuara të nivelizuara të energjisë (LCOE, që përfshijnë çmime për investimin fillestar, mirëmbajtjen dhe financimin gjatë jetëgjatësisë së teknologjisë, për burime të gjeneratave të reja deri më 2019.
Ja dhe opsionet e mundshme për Kosovën.
Të përkthehet kjo tabelë për konsumatorë do të thotë se për një impiant të ri të linjitit, çmimi i kWh për strukturën aktuale të ratave – për bllokun e mesëm tarifor 200-600 kWh të konsumit – gjatë ditës në verë do të ishte rreth 0.087 euro për kWh. Marrë parasysh dallimet rajonale në çmime, dhe standardet përgjithësisht më strikte ambientale në Evropë dhe pjesën tjetër të botës, do të mund të kushtonte më shumë për Kosovën se sa që sugjeron tabela. Vlerësohet se Kosova e Re/C do të kushtojë afër 0.092 euro për kWh.
Era do të ishte më e lira, me 0.073 euro për kWh, por kapaciteti i saj është për të prodhuar vetëm 35% të kapacitetit të instaluar sepse erë nuk ka gjithë kohën. Çmimi i sistemit mbështetës të saj po ashtu do të duhej të merrej parasysh. Tarifa aktuale e ZRE-së është 0.0542 euro për kWh gjatë ditës në verë. Kjo do të thotë se edhe sikur të kishte energji të mjaftueshme nga uji, era e dielli, çmimet do të rriteshin për konsumatorët. Marrë parasysh nevojën për të gjetur opsione furnizimi për t’i plotësuar sistemet e ujit, erës dhe diellit, tarifat aktuale më të lira do të duhej të dyfishoheshin.
Çmimet më të larta të energjisë janë të pashmangshme. Megjithatë, sipas mënyrës që është privatizuar, KEDS-i mund të kërkojë për mënyra se si të blejë rrymë më të lirë në tregun ndërkombëtar. Ligjërisht është e obliguar të blejë nga secili kapacitet shtëpiak me tarifa të ripërtritshme; KEDS tashmë blen energji nga turbinat e erës afër aeroportit të Prishtinës dhe nga një fermë e vogël solare në veri të Kosovës. po ashtu, ZRE ka nxitës dhe aftësi për t’i përshtatur çmimet dhe për ta subvencionuar apo për ta tatimuar prodhimin apo blerjen e rrymës.
Rritja e prerjes së pyjeve do të çojë drejt erozionit më të madh të tokës, dhe Instituti për Planifikim Hapësinor ka raportuar se 50% e tokës së Kosovës është duke u ballafaquar me shkallën më të lartë të erozionit që është matur ndonjëherë.
Energjia kundër planetit
Energjia gjithnjë ka kompromise, pavarësisht sistemit që e prodhon.
Linjiti ka efekte shëndetësore të dokumentuara mirë, qoftë i djegur në shtëpi, qoftë i shfrytëzuar në impiant. Sipas raportit të Bankës Botërore të vitit 2013, Analiza Mjedisore e Vendit, ndotësit kryesorë të shkaktuar nga djegia e linjititi qoftë nëpër shtëpi apo në impiante, janë në formë grimcash apo të pluhurit, dioksidit të sulfurit, oksidit të azotit dhe plumbit, të gjitha përtej kufijve të BE-së. Limitet e tilla janë vendosur për t’i parandaluar apo për t’i reduktuar efektet e dëmshme në njerëz. Këta ndotës, në afat të shkurtër mund të çojnë në komplikime të frymëmarrjes dhe të enëve të gjakut, dhe në komplikime kronike të mushkërive dhe të zemrës, përfshirë edhe kancerin, pas ekspozimeve afatgjata, të gjitha këto që kontribuojnë në shkurtimin e jetëgjatësisë në Kosovë në krahasim me vendet e tjera të Evropës.
Nëse njerëzit djegin linjit në shtëpitë e tyre, ata nuk kanë sisteme të filtrimit, prandaj ndihet shija metalike në rrugë gjatë dimrit. Filtrimi dhe sistemi i kontrollit ambiental po ashtu kushtojnë, dhe këto shuma shumohen me instalime të reja. Impiantet e rrymës me njësi më të mëdha kanë nevojë për më pak sisteme të filtrimit dhe i shpërndajnë shpenzimet ambientale me çdo MW të prodhuar, duke e ulur kështu çmimin për kWh për konsumatorë. Impiantet me më pak njësi kanë nevojë për më shumë sisteme të filtrimit, prandaj kostoja rritet. E njëjta do të ishte edhe për instalimin e filterëve nëpër ekonomi shtëpiake.
Veçse kemi diskutuar për shifrat alarmuese të shkatërrimit të pyejeve për shkak të energjisë nga djegia e drurit. Rritja e prerjes së pyjeve do të çojë drejt erozionit më të madh të tokës, dhe Instituti për Planifikim Hapësinor ka raportuar se 50% e tokës së Kosovës është duke u ballafaquar me shkallën më të lartë të erozionit që është matur ndonjëherë. Kjo do të thotë më pak nutrient për bujqësi apo për rimbjellje të pyjeve, pasi që shtresa sipërfaqësore e tokës do të zhduket, dhe do të nevojiten qindra vite që të zëvëndësohet. Për më tepër, më pak drunj do të thotë më pak filtrim të dioksidit të karbonit, njërit prej kontribuesve kryesorë të ndryshimeve klimatike.
Kosova, si çdo vend tjetër, është e obiguar t’i ofrojë qytetarëve të vet energji, prandaj duhet të shqyrtojë edhe burimet e kufizuara financiare. Nga perspektiva ekonomike, a është Kosova në pozitë ta shqyrtojë më seriozisht çështjen e ambientit? E nga perspektiva mjedisore, a është në pozitë të mos e shqyrtojë?
Gjetja e barazpeshës
Pyetja që mbetet është: çka është në dispozicion? Cilat kompromise është shoqëria e gatshme t’i bëjë? Cilado zgjidhje të ndiqet për të ardhmen e energjisë në Kosovë, të gjitha opsionet në dispozicion do të rriten në çmim.
Çmimet më të larta zakonisht i bindin njerëzit t’i ndryshojnë metodat e konsumit duke bërë investime në energji efiçiente, duke e reduktuar humbjen dhe duke kaluar në burime alternative të energjisë. Teksa çmimet rriten, është e mundshme që njerëzit të nisin të izolojnë shtëpitë, t’i ndërrojnë pajisjet për ato më efiçiente dhe duke u larguar nga alternativat e energjisë si druri, gazi dhe linjiti. Megjithatë, këto burime alternative mund të jenë po aq të paqëndrueshme sa edhe vazhdimi në të njëjtën rrugë.
Ekonomitë shtëpiake që kanë kapital, mundësisht përmes fondeve nga diaspora, mund të kenë mundësi ta zëvëndësojnë një pjesë të konsumit të energjisë me sisteme solare apo ta përmirësojnë efiçiencën në shtëpitë e tyre. Çelësi me secilën prej këtyre alternativave është t’i shfrytëzojnë burimet e tyre me efiçiencë, si psh. t’i mirëbajnë shporetët dhe të mos i hapin dritaret për ta nxjerrë ngrohjen jashtë. Kjo kërkon arsimim më të mirë dhe qasje në mjete dhe burime më të mira.
Kosova po përpiqet ta zë hapin për vite të tëra të neglizhencës në sistemin e energjisë, dhe mungesës në shtëpitë e izoluara dhe pajisjet efiçiente. Pyetja e përballueshmërisë duhet të adresohet, qoftë përmes zhvillimit të rrjeteve sociale që të varfërit ta përmirësojnë efiçiencën, apo përmes subvencionimit të çmimeve. Megjithatë, gjëja më e shtrenjtë për kosovarët është mungesa e rrymës së besueshme. Kjo i dëmton bizneset. i dëmton vendet e punës. E dëmton tërë ekonominë.K
Dimenzioni njerëzor
Për ta parë dimenzionin njerëzor në disa prej këtyre shifrave, një ekonomi shtëpiake mund të shpenzojë mesatarisht 17% të të ardhurave të tyre për rrymë (përfshirë edhe drurët). Hulumtimi i QEBN-së ka zbuluar raste ku proporcioni i të hyrave i shpenzuar në energji është mbi 28%, dhe nën 5%. Disa nga 605 ekonomitë familjarë që QEBN i ka intervistuar në anketën e tyre më të re, kanë treguar se për t’i ulur një pjesë të faturave të tyre i kanë larë rrobat me dorë, me ujë të ngrohur në shporet me drurë, sepse nuk kanë pasur llogari ta lëshojnë makinën e rrobave. Në Fushë Kosovë, një person i tha QEBN-it “pse të paguaj për drurë apo rrymë kur mund të gropoj në oborrin tim dhe të gjej linjit?”, derisa po ashtu i ka treguar për problemet shëndetësore nga djegia e thëngjillit. Një banor tjetër ka treguar për rrogën e tij prej 100 eurosh dhe pamundësinë që të blejë ilaçe të zemrës apo bukë për familjen e vet, derisa të gjitha muret e shtëpisë së tyre tredhomëshe pikonin nga uji rrjedhës.
Shpesh këto ekonomi shtëpiake mezi e kanë kaluar arsimin filor dhe kanë shumë pak, nëse kanë fare, anëtarë të familjes së gjerë (një rrjet tipik i pasigurtë joqeveritar). Këto janë po ashtu ekonomitë familjare të cilat janë veçanërisht të varura nga mjedisi; çështjet si ndryshimet klimatike, shpyllëzimi dhe çështjet shëndetësore të lidhura me mjedisin mund të kenë ndikim te to në masë të madhe, ngaqë kanë mundësi të kufizuar që të përgjigjen ndaj ndryshimeve klimatike apo për t’u siguruar kundër shpenzimeve. Politikat si përmirësimi i rregulloreve për pyjet dhe mbrojtja e burimeve pyjore do të ndihmojnë në mbështetjen e kësaj pjese të popullatës, ndërsa debatet për të ardhmen e sistemeve energjetike dhe nxitësit e rritjes ekonomike do t’u ndihmojnë gjithashtu.
Iluztrimet nga Van Lennep.