S`fundmi

K2.0 po kërkon Menaxher/e të lartë të projekteve

Nga - 14.05.2024

Aplikoni për t’iu bashkuar ekipit të K2.0.

A jeni të apasionuar për ngjarjet aktuale, gazetarinë dhe avokimin? A dëshironi të jeni pjesë e një mediumi i cili është gjithnjë në rritje? A dëshironi të kontribuoni në rritjen dhe ndikimin tonë?

Jemi duke kërkuar një menaxher/e të lartë të projekteve i/e cili/cila është i/e përkushtuar për mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e projekteve ekzistuese, si dhe identifikimin e mundësive të reja të financimit, për të siguruar qëndrueshmërinë e organizatës. 

Kjo është mundësi shumë interesante për një menaxher/e të lartë të projekteve që ka dëshirë të jetë pjesë e një organizate mediale të avancuar dhe progresive, dhe të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e organizatës sonë.

Detajet kryesore:

Pozita: Menaxher/e i/e lartë i/e Projekteve
Orari: 40 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 02 qershor, 2024
Data e fillimit të punës: Korrik

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Shkrimi i projekt-propozimeve dhe menaxhimi i projekteve thelbësore të organizatës, duke përfshirë këtu raportet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare, respektimin e afateve përfundimtare dhe bashkëveprimin me Menaxheren e Financave dhe Menaxheren e Redaksisë;

– Zhvillimi i korrespodencës dhe komunikimi me donatorë dhe organizata partnere;

– Identifikimi i mundësive të reja për mbledhje të fondeve për organizatën;

– Mbikëqyrja dhe zbatimi i shumë projekteve që mbështesin aktivitetet e K2.0, duke përfshirë trajtimin e iniciativave për dhënien e granteve të K2.0. Kjo gjithashtu përfshin zbatimin dhe rishikimin e sistemeve dhe praktikave të organizatës për të siguruar që K2.0 të arrijë objektivat e projektit duke promovuar përsosmërinë gazetareske dhe pavarësinë editoriale;

– Pjesëmarrja në takime organizative, mbajtja e shënimeve për statusin e projekteve dhe koordinimi i komunikimit ndërmjet drejtoreshës, ekipit të financave dhe organizatave partnere apo financuese;

– Asistimi i organizatës me aktivitete të rregullta dhe ad-hoc në lidhje me platformën Hub të K2.0 për ngritjen e kapaciteteve dhe angazhimin e qytetarëve, si dhe zbatimin e strategjisë së organizatës;

— Udhëheq ekipin e projekteve të K2.0.

Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë duhet të jetë:

– I/E mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe media;

– I/E organizuar dhe me vetëbesim për të menaxhuar me njerëz dhe të gjitha aspektet e menaxhimit të ciklit të projektit;

– I/E aftë për të punuar brenda afateve kohore dhe për t’i menaxhuar të tjerët, që edhe ata t’i respektojnë afatet;

– I/E vetëmotivuar dhe me vullnet për të kontribuar në rritjen e organizatës;

– Profesionist/e e nivelit të lartë gjatë tërë kohës përderisa përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

– Të paktën tre vjet përvojë në menaxhimin dhe mbledhjen e fondeve për projekte në OJQ;

Diplomë Bachelor/Master në fushën përkatëse, si gazetari, marrëdhënie ndërkombëtare ose menaxhment;

– Aftësi të shkëlqyera komunikimi;

– Përvojë me Google Docs dhe Google Drive;

– Gjuhët: Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur. Ndonëse njohja e gjuhës shqipe është shumë e preferueshme, ajo nuk është e domosdoshme.

 

Për të aplikuar ju lutem klikoni këtu deri me 2 qershor, 2024, duke përfshirë:

– CV, duke theksuar përvojën në menaxhimin e ciklit të projekteve

– Letër motivimi;

– Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojmë për referencë.

Kosova 2.0 është një punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një vend pune pa diskriminim dhe ngacmim bazuar në racën, ngjyrën, fenë, moshën, seksin, origjinën kombëtare, aftësi të kufizuara, orientimin seksual, identitetin gjinor ose çdo status ose karakteristikë tjetër të mbrojtur nga ligji në fuqi. Vendimet e punësimit bazohen në kualifikimet, meritat dhe nevojat e biznesit. Ne inkurajojmë në mënyrë aktive aplikimet nga kandidatë të të gjitha formave për të siguruar që kemi një fuqi punëtore që pasqyron diversitetin e komuniteteve të cilave u shërbejmë.