S`fundmi | Punë

K2.0 po kërkon një teknik/e të IT-së

Nga - 10.05.2023

Thirrje për punë

Në K2.0 jemi në kërkim të një tekniku/e të IT, për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do të jetë përgjegjës/e që t’i ofrojë mbështetje teknike organizatës sonë dhe të sigurohet që infrastruktura jonë e IT të funksionojë si duhet.

Orari: Gjysmë orari

Vendndodhja: Prishtinë

Afati i fundit: 21 maj 2023

Data e fillimit: Qershor

Përgjegjësitë:

  • T’i instalojë, konfigurojë dhe mirëmbajë sistemet harduerike dhe softuerike;
  • T’i zgjidhë problemet teknike dhe të ofrojë zgjidhje në kohë;
  • T’i mirëmbajë dhe përditësojë protokollet e sigurisë së rrjetit dhe sistemit;
  • T’i monitorojë dhe mirëmbajë kopjet rezervë të të dhënave kritike dhe sistemeve;
  • T’i kryejë auditimet e rregullta të sistemit për të siguruar integritetin e të dhënave dhe performancën e sistemit;
  • Ta menaxhojë inventarin e të gjitha pajisjeve harduerike dhe softuerike;
  • T’i vë në funksion pajisjet dhe kabllot për podkaste dhe xhirime, kur nevojitet.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni ose të ngjashme;
  • Të paktën dy vjet përvojë si teknik/e i/e IT-së ose të ngjashëm;
  • Njohuri të gjera teknike të harduerit, softuerit dhe sistemeve të rrjetit;
  • Njohuri me sistemet operative Windows dhe Mac;
  • Përvojë me protokolet e rrjetit, administrimin e serverëve dhe virtualizimin;
  • Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore;
  • Të ketë aftësi të duhura analitike dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Të ketë aftësi për t’i ndajë dhe menaxhoj detyra të shumta në të njëjtën kohë.

Nëse i plotëson kërkesat e mësipërme dhe je i/e interesuar t’i ofrosh mbështetje teknike organizatës sonë dhe të sigurohesh që infrastruktura jonë e IT të funksionojë si duhet, ju inkurajojmë të aplikoni për këtë pozitë. Për të aplikuar ju lutemi klikoni këtu. Aplikimet do të pranohen deri më 21 maj 2023. Në aplikimin tuaj ju lutemi përfshini si vijon:

– CV

– Portfolio.

Imazhi i ballinës: K2.0.

  • 11 May 2023 - 13:10 | Ilir:

    Përshëndetje , Cili është orarai i punës, për pozitën e hapur Teknik IT , dhe a duhet patjetër të plotësohet kriteri i shkollimit Bachelor në Shkenca , a e merrni parasysh pëvojen mbi 10 vjeçare në këtë profesion. Faleminderit .

KOMENTO