Para jo aq shumё vitesh, njerёz nga vende tё ndryshme tё botёs pёrditё pёrjetonin lloje tё ndryshme tё padrejtёsive shoqёrore.
Diskriminimi dhe padrejtёsia nuk ёshtё se mungojnё as sot dhe ёshtё e qartё se nuk mund ta mohojmё nevojёn urgjente pёr struktura mё tё mira ligjore, shoqёrore dhe kulturore qё e pёrmirёsojnё jetёn njerёzore nё kёtё rrafsh, megjithёse nё masё tё madhe e kemi pёrmirёsuar situatёn.
Megjithatё, deri nё fillimin e shekullit XX, madje deri nё vitin 1945 nёse e numёrojmё Gjermaninё Naziste, kishte shoqёri nё tё cilat skllavёria pranohej ligjёrisht. Kjo ishte periudhё kur njerёzit shfrytёzoheshin, keqpёrdoreshin, diskriminoheshin dhe nёnçmoheshin pёr shkak tё rrethanave jashtё kontrollit tё tyre.
Sot, shumё vjet pas shfuqizimit zyrtar tё skllavёrisё, njerёzit nё cepa tё ndryshёm tё botёs ende e pёrjetojnё diskrimin racor mizor dhe kushtet si tё skllavёrisё.
Pёr mё shumё, seksizmi ёshtё ende i “dukshёm” dhe ёshtё politikё e fuqishme e armё shoqёrore pёr disa, ndёrsa grupe tё grave punojnё shumё pёr ta shkulur stigmёn e kalbur nga kokat e njerёzve se gratё janё inferiore ndaj burrave. Ende sot, njё qenie njerёzore cilёsohet si mё pak e rёndёsishme se njё tjetёr, vetёm pёr shkak tё ngjyrёs sё lёkurёs, gjinisё, orientimit seksual, aftёsive tё kufizuara dhe/ose statusit shoqёror.
Ne pajtetёr qё e pyesim veten pse ndodh kёshtu. Pse, edhe pas kaq vitesh tё zhvillimit shoqёror dhe ligjor nё shoqёritё dhe vendet tona, ende nuk po gjejmё paqe me njёri-tjetrin? Me vetё specien tonё?
Nuk duhet vetёm tё pyesim pse ndodh kёshtu me vetё specien tonё, por duhet tё pyesim edhe pse vendosim tё vrasim dhe t’i therim miliona kafshё çdo ditё kur e dimё se ato janё nё gjendje tё ndjejnё dhembje dhe gёzim njёjtё si njerёzit.
Ёshtё e vёrtetё dhe e vёrtetuar shkencёrisht se kafshёt janё qenie tё ndjeshme, njёjtё si njerёzit. Kafshёt e meritojnё konsideratёn dhe respektin tonё si krijesa mike qё janё nё gjendje tё vuajnё. Megjithatё, ne nuk i konsiderojmё ato si tё tilla.
Fatkeqёsisht, jemi dёshmitarё tё njё numri tё jashtёzakonshёm padrejtёsish qё u bёhen kafshёve, tё krahasueshme me ato qё ia kemi shkaktuar qenieve njerёzore nё tё shkuarёn. Prandaj Peter Singer (autor i “Çlirimi i Kafshёve” dhe filozof moral i njohur botёrisht) e refuzon qёndrimin e atyre qё duan t’u japin mё pak rёndёsi interesave tё kafshёve nё krahasim me interesat e njerёzve.
Nё njёrёn anё, ai pohon se nёse kёrkojmё t’i japim vlerёsim kaq tё pabarabartё interesave tё kafshёve, ne do tё detyrohemi ta zgjerojmё kёtё vlerёsim tё pabarabartё tek interesat e qenieve njerёzore tё ndryshme. Nё anёn tjetёr, respektimi dhe njohja e tё drejtave dhe dinjitetit tё njerёzve detyrimisht nёnkupton njohjen e tё drejtave dhe tё dinjitetit tё kafshёve. Njёra pa tjetrёn nuk do tё sjellё asnjёherё paqe tё vёrtetё nё shoqёri.
Shoqёria nё pёrgjithёsi i sheh kafshёt si mё pak tё rёndёsishme, vetёm pёr shkak se ato nuk i pёrkasin species sonё, ose edhe mё keq, pёr shkak tё pamundёsisё sё tyre pёr tё folur pёr vetveten.
Jo shumё ndryshe prej shumё vendeve tё botёs, edhe Kosova po ka vёshtirёsi tё kuptojё rёndёsinё dhe nevojёn pёr tё punuar mё shumё nё sigurimin e mirёqenies dhe tё drejtave tё kafshёve.
Nё Kosovё ёshtё e zakonshme tё dёgjosh njerёz tё thonё diçka si “ligjet i kemi tё mira, por ato kurrё nuk zbatohen si duhet nё realitet.”
Sado qё dhemb ta dёgjosh dhe ta lexosh kёtё, kjo ёshtё e vёrteta. Çdokush nё Kosovё ёshtё dёshmitar i njё numri tё veprimeve ilegale tё pёrditshme, dhe mё e keqja ёshtё se shumica e njerёzve thjesht e pranojnё dhe jetojnё me to. Ato bёhen normale.
Megjithatё, ёshtё mjaft e vёshtirё tё bёhesh “delja e zezё” e shoqёrisё – tё luftosh dhe tё thirrёsh pёr ndryshim nё njё shoqёri ku pirja e duhanit nё ambiente brenda ёshtё e ndaluar me ligj, por askush nuk e respekton; ku puna e fёmijёve ёshtё e ndaluar, por prapё i sheh dhjetёra fёmijё duke shitur çamçakёza, shkrepёsa dhe kikirikё deri natёn vonё.
Po, ёshtё mjaft e vёshtirё dhe tё shkurajon nga tё jetuarit nё njё vend ku duhet tё marrёsh e nxjerrёsh frymё pёr tё çliruar stresin dhe ankthin pёrditё, vetёm pёr t’u qetёsuar dhe pёr ta gjetur mundёsinё mё tё vogёl se si tё intervenosh dhe tё provosh qё tё ndryshosh diçka, qoftё kjo pёr njerёz ose pёr kafshё.
Nё krye tё shumё gjёrave qё janё gabim nё Kosovё, qofshin kёto politike a shoqёrore – zbatimi i dobёt i ligjeve mbetet njёra nga arsyet pse shoqёria kosovare po pёrballet me kaq shumё probleme.
“Tё drejtat e njeriut” nё vetvete janё tё vёshtira pёr t’u kuptuar, kjo ёshtё e qartё, duke e marrё parasysh sa shumё dhembje njerёzit ende u shkaktojnё njerёzve – por nёse ёshtё kёshtu, atёherё sa mё e vёshitё ёshtё t’i kuptosh dhe t’i pranosh tё drejtat e gjallesave dhe qenieve tё tjera tё ndjeshme?
Vetёm tё flasёsh pёr mirёqenien e kafshёve konsiderohet luks nё Kosovё, sepse kafshёt gjithmonё duhet tё vijnё nё rend tё dytё pas njerёzve dhe meqё jemi larg zgjidhjes sё problemeve tё njerёzve nё Kosovё, “dinjiteti i kafshёve” fshihet nёn tepihё, e kushdo qё merr guximin tё flasё pёr kёtё temё cilёsohet si i çmendur ose “tepёr evropian”.
Institucionet e mandatuara qё punojnё direkt me mirёqenien dhe mbrojtjen e kafshёve nё Kosovё janё Ministria e Bujqёsisё, Pylltarisё dhe Zhvillimit Rural, si dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapёsinor. Brenda kёtyre ministrive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisё ёshtё pёrgjegjёse pёr tё gjitha kafshёt pёrveç kafshёve tё egra, tё cilat janё pёrgjegjёsi e Agjencisё pёr Mbrojtjen e Mjedisit tё Kosovёs (AMMK).
Edhe pse Kosova ka institucione publike tё rёndёsishme, tё mandatuara pёr tё zhvilluar politika pёr kafshёt dhe mirёqenien e tyre, fatkeqёsisht nuk ka njё analizё nё shkallё vendi qё e paraqet situatёn e mirёqenies sё kafshёve nё ndonjё formё. Sidoqoftё, ёshtё e dukshme se parregullsitё dhe problemet vijnё prej angazhimit tё dobёt nga ana e hisedarëve insitucional tё pёrfshirё nё kёto tema.
Sidoqoftё, me qёllim qё tё sigurohemi se strukturat rregulluese dhe pragmatika e punёs ditore e profesionalistёve pёrvetёsojnё njё mbrojtje dinjitoze dhe trajtim pёr tё gjitha kafshёt nё Kosovё, tё drejtat themelore tё kafshёve dhe pёrbёrёsit e mirёqenies duhet t’u prezentohen investitorёve tё ndryshёm. Kёta aktorё duhet ta kuptojnё se ёshtё pёrgjegjёsia e tyre qё tё hartojnё dhe tё zhvillojnё politika tё ndryshme qё mund t’i pёrmirёsojnё jetёt e kafshёve.
Raporti i Komisionit Evropian pёr Kosovёn mё 2018 vlerёsoi se Kosova ёshtё nё fazёn fillestare tё pёrgatitjes nё fushёn e peshkatarisё. Megjithatё, deri mё tani asnjё zhvillim i duhur nuk ёshtё bёrё nё kёtё drejtim dhe shumё peshkatari tё paligjshme ende nuk po gjurmohen ose nuk po identifikohen institucionalisht.
Nё anёn tjetёr, bazuar nё monitorimin e tregut tё kafshёve, tё kryer nga Fondacioni pёr tё Drejtat e Kafshёve, kushtet e blegtorisё i shpёrfillin standardet e duhura dhe legjislacionin kosovar. Tregu i bagёtisё nuk bazohet gjithmonё nё procedurat ligjore, çka çon te therja e paligjshme e lopёve, deleve dhe shpezёve nё hapёsira publike, pa u kontrolluar kafshёt njёherё nga veterinari.
Si shumё vende tё botёs, edhe Kosova ka njё numёr tё madh tё macave dhe qenёve endacakё. Kafshёt endacake janё problem serioz nё shumё vende nё zhvillim.
Veç kёsaj, situata do tё menaxhohej shumё lehtё nёse shoqёria kosovare dhe institucionet do tё angazhoheshin mё shumё dhe do t’i shtonin pёrpjekjet pёr ta zgjidhur çёshtjen e kafshёve endacake, nё njёrёn anё, pёr hir tё mirёqenies sё qenёve (pasi ata jetojnё nё kushte tё rёnda nё rrugё) dhe nё anёn tjetёr pёr shkak tё njerёzve, pёr tё ofruar siguri mё tё mirё dhe kushte shёndetёsore nё hapёsirat publike dhe nё ambientet e hapura, ku zakonisht jetojnё kafshёt endacake.
Njё aspekt tjetёr i rёndёsishёm qё ka nevojё pёr vёmendje tё menjёhershme nga autoritetet kosovare dhe shoqёria ёshtё rreziku i vazhdueshёm me tё cilin pёrballet fauna e egёr, pёr shkak tё mungesёs sё mbrojtjes sё duhur kundёr rreziqeve, siç janё gjuetarёt pa leje.
Institucionet pёrkatёse dhe Policia e Kosovёs shumё rrallё i zbulojnё gjuetarёt ilegalё. Nё Kosovё, ka mjaft shoqata tё gjuetisё tё regjistruara, tё cilat nuk kanё plane tё duhura strategjike tё veprimit a raporte pёr punёn dhe aktivitetet e tyre – asgjё s’ёshtё e qartё dhe shumё specie qё nё teori janё tё mbrojtura nga ligjet dhe normat nё Kosovё, janё tё rrezikuara.
Situata e shpёrfilljes sa i pёrket kёsaj teme nё Kosovё lidhet shumё me mungesёn e vetёdijёs shoqёrore. Nё pёrgjithёsi, njerёzit sё pari duhet tё fillojnё tё mёsojnё pёr kafshёt dhe konceptin e mirёqenies sё tyre nё mёnyrё qё tё jenё nё gjendje t’i kuptojnё tё drejtat dhe rёndёsinё e tyre.
Shumё njerёz ende i blejnё ushqimet nga tregjet e kafshёve, ku i shohin kafshёt duke u therur para syve tё tyre pa kriteret themelore tё higjienёs. Prapё i blejnё, tё pavetёdijshёm se nga vjen ushqimi, si mbytet kafsha dhe rreziqet qё sjell ushqimi nёse nuk kontrollohet dhe testohet.
Empatia dhe tё kuptuarit se pse mbrojtja e tjetrit ёshtё e rёndёsishme – njerёz a jonjerёz qofshin – do tё sjellё njё jetesё mё tё qёndrueshme dhe mё tё sigurt nё Kosovё, njё vend kaq tё vogёl me popullsi tё madhe tё re, qё mund tё bёjё shumё tё mira pёr shoqёrinё nёse arsimohet mirё dhe trajnohet.
Shkollat duhet tё mёsojnё mё shumё mbi natyrёn, sidomos mbi mbrojtjen e natyrёs, duke marrё parasysh sa shumё mbeturina i gjejmё nё çdo park dhe mjedis tё gjelbёr qё e vizitojmё nё Kosovё. Pjesё e natyrёs janё edhe kafshёt edhe ne patjetёr, si specie kafshёrore mё e avancuar qё ka evoluar intelektualisht dhe ka krijuar veprime morale pёr tё mos dёmtuar, abuzuar, vrarё dhe degraduar “tё tjerёt”. “Tё tjerёt” ёshtё gjithçka rreth nesh qё ndjen dhembje, gёzim, ose ankth. Kjo duhet tё jetё e mjaftueshme pёr t’i hapur mendjet qё t’i pranojnё dhe njohin tё drejtat e çdo qenieje tё ndjeshme.
Foto kryesore: Arrita Katona / K2.0
Nuk ceket neglizhenca e institucioneve tek mosndermarrja e masave ndaj kundervajtesve te gjuetise se eger dhe ndaj luftave te qenve perkunder qe ketyre institucioneve u jane derguar rapprtet me prova fizike (materiale foto dhe video).
Raportin/përmbledhjen e lexova me kujdes, më pëlqeu qasja dhe analiza multi-dimenzionale që i keni bërë qështjes së të drejtave të kafshëve, e sidomos pjesa e analizës komparative. Mendoj, që në të ardhmen do të duhej organizuar debate/ tryeza dhe dalë me rekomandime konkrete për institucionet e vendit. Bravo, vetëm vazhdoni, suksese ju dëshiroj. Sh.M.