Në thelb | Religjioni

PULSI RIGJALLËRUES RELIGJIOZ I KOSOVËS

Nga - 25.06.2015

Rritja anekdotike e përkatësive fetare është multidimensionale.

“Marksi ishte i mirë për ‘Engel’, e jo për engjuj”, tha prifti katolik Dr. Don Lush Gjergji gjatë një interviste. Të paktën ai mendoi se tha ashtu, dhe ishte madhështore sidoqoftë. Ai po më tregonte diçka që shumë prej neve e perceptojmë: se në Kosovën post komuniste, religjioni është ende gjallë se jo mahi.

Vetëm shikoni lutjet në rrugët e Vushtrrisë të premtën, grumbullimet në Katedralen e Gjakovës të dieleve, ose mbledhjet gazmore të komunitetit protestant gjatë Pashkëve në Prishtinë, dhe iu falet nëse mendoni se komunitetet religjioze në Kosovë kanë rrënjë në ndonjë tokë tjetër, e jo në ato të këtij shteti laik.

Megjithatë, ekziston diçka për të cilën nuk flitet, në mesin e gjithë këtij shëndeti të mirë: numri i njerëzve që praktikojnë krishtërizmin ortodoks serb është reduktuar shumë; për shkak të ikjes nga Kosova, dhe nivelit të ngadalshëm të kthimit. Në disa vende situata është më keq: sot Kisha Ortodokse në Prishtinë është e braktisur krejtësisht, Kisha në Gjilan, edhe pse e rregulluar, prap se prap duket e lodhur. Por përkundër kësaj, murgj, priftërinjë dhe njerëz tjerë i praktikojnë ceremonitë e tyre me energji dhe vendosmëri që përgënjeshtrojnë “kryçin që e mbajnë”. Në një ditë të shenjtë në Prizren ose Graçanicë, besimtarët dalin në numra që mbushin ceremonitë me dinjitet.

Duke e lënë anash këtë problem, nuk është e drejtpërdrejtë gjetja e një mënyreje të qartë të matjes së qëndrimeve të ndryshueshme ndaj religjionit. Së pari nevojiten të dhëna të besueshme historike, e aty fshihen gënjeshtra, gënjeshtra të mallkuara, dhe statistika; të dhënat janë të papërfunduara ose të korruptuara.

relig1

Së dyti, nevojitet mendim i thellë rreth metodologjisë për grumbullim të të dhënave. Duhet të shtrohen pyetje si: A dëshmon identifikimi me një religjion, praktikën e atij religjioni? A është një i krishterë, i krishterë, vetëm pse i feston Krishtlindjet? Ose, dikush që shkon në kishë ose xhami, a e bënë gjithmonë për shkak të bindjes fetare? Këto pyetje janë pa përgjigje, përderisa nuk ka planifikim gjithëpërfshirës dhe hulumtime të mençura. Shumica e studimeve moderne i shmangen komplikimeve. Ato injorojnë praktikën dhe fokusohen krejtësisht në identifikim.

Gënjeshtra, Gënjeshtra të Mallkuara, dhe… Arsye Pse

Regjistrimi i popullsisë që u bë në 2011, dhe që u bojkotua nga serbët, shfaq shumicë 95 përqindëshe të muslimanëve, që përcillet prej minoritetit të krishterë me 2.2 përqind, dhe 0.16 përqind që deklaruan ‘tjetër’ ose ‘asnjë’. Regjistrimi i përgjithshëm, megjithatë, nuk pati hapësirë për të zgjedhur ‘protestant, ose ndonjë sekt të dallueshëm Sufi. (Një kundërshtim i KPEC – Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës – u soll te Gjykata Kushtetuese dhe u refuzua). Kritikët gjithashtu thonë se punëtorët e regjistrimit të atëherëshëm automatikisht zgjodhën islamin për njerëz, pa kërkuar përgjigje të qarta, ose duke injoruar kundërshtimet e tyre verbale.

Duke analizuar demografikat e së ardhmës, pak ndryshim mund të shihet. Të dhënat e ëIN/Gallup prej prillit të këtij viti japin parashikime për vitin 2050 në Kosovë: 95.2 përqind muslimanë, 4.7 përqind të krishterë, 0.4 çifut, 0.5 përqind pa lidhje me ndonjë religijon.

Të gjitha metodat e shtrimit të pyetjeve dhe mbledhjes së të dhënave mund të kritikohen me të drejtë. Pra, duke u munduar që të bëjmë disa sqarime të vogla dhe shumë joshkencore, këtë herë duke përfshirë ortodoksët serb, sufit muslimanë dhe protestantët, pyetja në vijim iu shtrua burimeve brenda komuniteteve religjioze në Kosovë: Sa njerëz e identifikohen se iu përkasin komunitetit të juaj?

Duke i bërë bashkë rezultatet, na del një mishërim i identifikimit religjioz në Kosovë që duketkështu:

Të dhënat anekdotike janë rreptësisht joshkencore dhe duhet të lexohen në mënyrë kritike [shkrimtari nuk tenton të pretendojë ndryshe]. Mund të ketë tendencë natyrale që komunitetet të mbivlerësojnë numrat e tyre. Një tabelë me hollësira për përgjigje të paplota - kishte një numër të hapësirave në përgjigjet e dhëna - mund ta gjeni këtu. Shifrat për Shia Bektashin nuk janë siguruar. Popullsia totale është marrë si 1.85 milion.

Të dhënat anekdotike janë rreptësisht joshkencore dhe duhet të lexohen në mënyrë kritike [shkrimtari nuk tenton të pretendojë ndryshe]. Mund të ketë tendencë natyrale që komunitetet të mbivlerësojnë numrat e tyre. Një tabelë me hollësira për përgjigje të paplota – kishte një numër të hapësirave në përgjigjet e dhëna – mund ta gjeni këtu. Shifrat për Shia Bektashin nuk janë siguruar. Popullsia totale është marrë si 1.85 milion.

Për shkak të mungesës së përgjigjeve nga komuniteti islamik, ata që kanë mbetur, pasi janë aplikuar numrat e dhënë prej komuniteteve tjera, janë caktuar si muslimanë.

Dimë se shumica e njerëzve në Kosovë identifikohen si muslimanë, por sa njerëz e praktikojnë dhe në çfarë mase, mbetet mister. Peshkopi katolik Dode Gjergji u raportua të ketë thënë: “Vetëm 10 përqind të kosovarëve praktikojnë besimin musliman; të tjerët janë laik”, por askush nuk e di me të vërtetë.

Për të mësuar nëse Kosova po bëhet më religjioze, nevojiten shifra historike për të matur ndryshime. Por, dalin probleme kështu, sepse nuk ka të dhëna të mira për religjionin nga periudha jugosllave. Ndoshta më mirë është të lihen më shumë pyetje në ajër, se sa përgjigje – dhe të presim për më shumë të dhëna të sakta në të ardhmën. Ndoshta herën tjetër të dhënat e regjistrimit të përgjithshëm do të përfshijnë saktësisht minoritetet religjioze, ateistët dhe agnostikët. Ndoshta amendamentet e vjetra të Ligjit të Lirisë dhe Religjionit do të kërkojnë që komunitetet individuale religjioze të regjistrohen, të revizionojnë vetën, dhe të krijojnë më shumë transparencë. Deri atëherë, do të fluturojmë gati në errësirë të plotë.

Rigjallërim Religjioz?

Nëse i anashkalojmë të gjitha problemet me statistika, në bazë të vërejtjes dhe anekdotave, mund të supozojmë rritje të ngadalshme të komuniteteve protestante, katolike dhe muslimane, pas luftës. Por pse?

Grupe bamirëse humanitare dhe OJQ të pasluftës erdhën në Kosovë prej të gjitha qosheve të botës, prej të gjitha besimeve. Sot lexojmë shumë përfonde të huaja që rrjedhin brenda komunitetit islamik, por mund të jetë poaq e vërtetë se të gjitha komunitetet religjioze përfitojnë prej fondeve të jashtme, lehtësimeve dhe investimeve, duke përfshirë mbështetjen nga diaspora shqiptare.

Lulzim Shehu i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës me frymë sufiste theksoi këtë periudhë të pasluftës si moment të përshtatshëm për ringjallje religjioze: “Pas vitit 1999, shprehja e konfliktit të fetarisë morri pohim të plotë. Kosova u bë e hapur për të gjitha ndikimet. Paratë po vinin prej të gjitha anëve… identiteti i fshehur, i brendshëm dhe i pashprehur haptas, u bë pastaj më i dukshëm, dhe përfundimisht u bë më i shtjelluar”.

Gjatë konfliktit shtrohen pyetje të mëdha për jetë e vdekje, por mbijetesa dikton që ato të mos formalizohen në praktika shpirtërore deri sa të kthehet paqja. Kur paqja – siç definohet nga mungesa e luftës – u kthye në Kosovë, u kthye me ndjenjën e fillimeve të reja. U shfaq një hapësirë për eksplorime të reja të religjionit, në një shoqëri më pak të kufizuar prej qëndrimeve komuniste.

Gjatë një interviste me kandidatin për doktoraturë dhe analistin, Arbër Fetiu, që më parë ishte pjesë e ICRD (Qendra Ndërkombëtare për Religjion dhe Demokraci), ai argumentoi se periudha komuniste zgjati deri në 1986, dhe se studimet tregojnë se “një proces i laicizimit gjatë periudhës komuniste dhe një proces i de-laicizimit ndodhi më pas”.

relig3

Fetiu ka vërejtur një ringjallje përgjatë komuniteteve, por është pikërisht i vëmendshëm ndaj praktikës së rritur në komunitetin musliman: “Kreshma e muajit Ramazan mbahet më gjallërisht pas luftës, dhe ky është fenomen në rritje e sipër”, tha ai, duke shtuar se “letërsia qarkullon lirshëm dhe interneti ka pasur ndikim të rëndësishëm”.

Shehu pajtohet me të: “Në Kosovën e pasluftës, një derdhje e materialeve të printuara me tema religjioze, dhe një rritje e përgjithshme e informimit në epokën e internetit, sollën rritje në kuptim religjioz, por edhe doktrina problematike”, shkroi ai nëpërmjet postës elektronike.

Rastësisht, një raport prej Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë gjeti se ndikimi i jashtëm nuk ishte shkaku qendror që po i ngrehte njerëzit drejt dhunës ekstreme në Siri. Edhe pse arsyet për radikalizim mbulojnë ato për rritje të praktikës religjioze, ato janë gjithashtu të dallueshme, sa i përket ideologjisë: njeriu mund të jetë konservator në religjion, dhe në të njejtën kohë të refuzojë përzemërsisht ekstremizmin e dhunshëm. Mjekrra s’të bënë të çuditshëm, në çfarë do religjioni, por është perceptim i gabuar që shprehet shpesh.

Një argument thotë se ku qeveria ka dështuar, religjioni ka shpëtuar.Sondazhi opinionist i vitit të kaluar nga Instituti RIINVEST dëhsmon këtë, duke treguar se njerëzit kanë më shumë besim në institucione religjioze se sa në qeveri, administratë publike ose parti politike. Dështimet e qeverisë dhe shtirja si të paditur nga ana e institucioneve ndërkombëtare të pasluftës gjithashtu janë përdorur për të shpjeguar zgjerimin religjioz.

Faktor tjetër që kontribuon në ringjallje religjioze është vrojtimi se grupet religjioze zakonisht kanë nivele më të larta të natalitetit, ndoshta nëpërmjet theksimit moral mbi jetës familjare. Edhe pse nuk është tradita ekskluzive për katolik, Don Lush Gjergji vëren rritje të qëndrueshme në komunitetin e tij, ku nataliteti është 20% mbi mortalitetin. Por ai shton, “papunësia… [dhe] pasiguria financiare, obligojnë rininë tonë për të emigruar në Perendim. Kjo shkakton largimin e vazhdueshëm të familjeve të reja”. Tjerët që përjetojnë përjashtim social, papunësi dhe varfëri, gjithashtu mund të joshen nga ndjenja e përkatësisë dhe qëllimit, gjëra që i ofron jeta religjioze.

Rritja e njëhershme shtetit laik përkrah riparaqitjes religjioze ndonjëherë manifeston vetën në formë të ‘panikut moral’. Sikur religjioni të ishte më i neveritshëm për udhëheqjen e një shteti laik. Por, në një intervistë me Interfaith Kosovo, profesor Miroslav Volf i Yale University sugjeroi në mënyrë optimiste se të dyja mund të ekzistojnë së bashku: “secila mund të kontribuojë dhe secila është parti e barabartë në debate për të ardhmën”.

Si shtete tjera që ishin komuniste, kjo ekzistencë e përbashkët është histori e Kosovës. Dhe kur merren parasysh të gjitha forcat që ndikojnë në këtë shtet: prej rënies së komunizmit, te bamirësia e pasluftës, te rritja e qasjes ndaj informatave dhe sfidat e vazhdueshme sociale, Arbër Fetiu arrinë në një përfundim të thjeshtë: “Po, ka ringjallje ose rikthim të praktikës besimtare dhe religjioze në Kosovë”. Vetëm të kishte të dhëna të mira për ta mbështetur këtë.K

Fotografitë: Atdhe Mulla & Petrit Rrahmani.