Në thelb | Kriptovaluta

Kriptovalutat: një utopi e (pa)realizueshme

Nga - 03.03.2022

Kosova e nisi vitin 2022 në mes të një krize energjetike me reduktime të energjisë e me shtrenjtim të faturave. Një prej ndërhyrjeve të qeverisë ishte ndalimi i mihjes së kriptovalutave. 

Viteve të fundit, shumicës na ka rënë të dëgjojmë për kriptovalutat në një formë ose tjetrën.

Dikë e kanë bërë milioner brenda ditësh, dikë tjetër e kanë bankrotuar brenda natës. Optimistët i shohin si mjet për pasurim të shpejtë të njerëzve të rëndomtë dhe për arritjen e një utopie ku nuk ka banka e sisteme qëndrore. Pesimistët mendojnë se kriptovalutat mund t’i trondisin sistemet financiare, të mundësojnë shpëlarjen e parave dhe krimin financiar, dhe në fund të mbesin veç një utopi duke replikuar sistemin e tanishëm financiar.

K2.0 shqyrton aspektet kyçe të kriptovalutave dhe funksionimit të tyre.

*Pjesa nga minuta 1.11 deri në 2.08 është korrigjuar në versionin në gjuhën angleze për saktësi dhe qartësi. Fjalitë më poshtë pasqyrojnë ndryshimet e bëra:

Për shembull, një komunitet mund t’i shkëmbente fasulet me qumësht prej komunitetit fqinj.

Por, çka nëse komunitetit fqinj nuk i duheshin fasulet? Një zgjidhje ishte përdorimi i monedhave që përmbanin metale të çmuara si ari, argjendi apo kolbati, të cilat mund të përdoreshin në mënyrë efektive si mbajtëse të vlerës, njësi të llogarisë dhe medium i shkëmbimit.

Deri vonë, shumica e valutave prej letrës mund të shkëmbeheshin drejtpërdrejt me ari apo argjend. Por ky sistem i mbajtjes së valutës me vende ku mbaheshin metalet e çmuara e kufizoi fleksibilitetin e qeverive kur është fjala për politika ekonomike, kështu mbizotëroi përdorimi i parasë fiat.

Sipas këtij koncepti, paraja prej letrës –– bërë prej plastikës, fijeve të drurit apo pambukut –– ka vlerë sepse njerëzit besojnë se ajo ka vlerë dhe se qeveritë thonë ashtu. Sot, shumica e valutave kryesore bëjnë pjesë në këtë kategori.

 

 

Kjo video është prodhuar me mbështetjen financiare të “Balkan Trust for Democracy”, projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Opinionet e shprehura në këtë video nuk paraqesin domosdoshmërisht ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Balkan Trust for Democracy, Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara, apo partnerëve,