Pikëpamje | Maqedonia e Veriut

Qytetarët e Maqedonisë nuk do të futen në një konflikt tjetër të armatosur

Nga - 28.04.2017

Shumica e qytetarëve mund të shohin përmes prizmit të feudalizmit konsociacional.

Shteti i kapur i Maqedonisë, i cili për vite me radhë po denoncohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe aktivistët e shoqëisë civile, u shpërfaq plotësisht mbrëmjen e së enjtes që shkoi kur policia faktikisht i lejoi protestuesit të hynë në Kuvend dhe t’i sulmojnë dhunshëm gazetarët dhe kuvendarët, njëkohësisht duke e dëmtuar edhe brendësinë e ndërtesës.

Imazhet e dhunës të cilat e shokuan opinion publik në Maqedoni të enjten që shkoi u transmetuan nga mediat ndërkombëtare, pas shpalljes së Talat Xhaferit — ish Ministër i Mbrojtjes dhe kuvendar nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) — Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

Përshkallëzimi i krizës politike në Maqedoni duhet të shihet si epozid më i fundit i një krize të gjatë, që flet për futjen e vendit në fedualizëm konsociacional; një sistem qeverisjeje që klasifikohet nga elitat e dy grupeve etnike që e ndajnë pushtetin, sistem i cili e ka lënë në hije gjyqësorin dhe institucionet shtetërore, dhe i cili prodhon korrupsion dhe jostabilitet politik.

Njësitet speciale të policisë hynë më vonë në ndërtesën e Kuvendit për të vendosur rend, duke e bërë të qartë se Ministria e Punëve të Brendshme nuk po vepron si institucion i unifikuar me vetëm një linjë komanduese. Përkundërazi, themeli mbi të cilin është ndërtuar ky fedualizëm konsociacional në dekadën e fundit ka qenë llogaridhënia ndaj liderëve partiakë s.

Kushtetuta, rendi ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit vazhdimisht janë shkelur nga zyrtarë shtetërore, madje edhe nga vetë Presidenti Gjorge Ivanov. Duke refuzuar t’ia japë mandatin shumicës parlamentare të cilën e përbënin socialdemokratët dhe aleanca e partive shqiptare, Ivanovi është drejtpërdrejt përgjegjës për përshkallëzimin e krizës.

"Përgjegjësia e Bashkimit Europian, apo e disa anëtarëve të këtij Unioni, gjithashtu duhet të faktorizohet".

Ljubica Spakovska

Pushteti i partisë së Ivanovit, VMRO-DPMNE-ja nacionaliste, është karakterizuar me dhunë që kur ata formuan qeverinë për herë të parë në vitin 1998, megjithëse në vitet e para pas pavarësisë së Maqedonisë, gjatë viteve ’90, Kuvendi i Maqedonisë asnjëherë nuk ka qenë skenë e përplasjeve të dhunshme.

Me mëvetësimin e mendësisë së lëvizjes nacionale gjithëmaqedonase, VMRO-ja kurrë nuk ka arritur ta tranformojë veten në një parti demokratike, moderne e qendrës së djathtë. Mungesa e demokracisë së brendshme në parti është karakteristikë e të gjitha partive në Maqedoni, dhe kjo padyshim pasqyrhet në skenën më të gjerë politike kur ato formojnë shumicë parlamentare.

Thelbësisht, nyja e formuar nga dy nacionalizma të fuqishëm po e përcakton dinamikën e gjithëmbarshme të përshkallëzimit dhe të konfliktit njëjtë siç nacionalizmat kroatë dhe serbe po e ushqenin njëri-tjetrin në fund të viteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, VMRO-ja dhe BDI-ja po e ruajnë njëfare martese interesash, ndërsa konfliktet e prodhuara artificialisht kishin arritur të kultivonin ndjenjë të vazhdueshme jostabiliteti dhe një rol për ta si faktorë të stabliitetit.

Pikrëisht këtu duhet të faktorizohet përgjegjësia e Bashkimit Europian, apo të disa prej anëtarëve të këtij Unioni. VMRO-ja është anëtare e Partisë Popullore Europiane, alenacë transnacionale e partive politike të qendrës së djathtë, dhe Austria është dëshmuar të jetë mbështetëse e qeverisë së VMRO-së si garantuese e stabilitetit pas valëve të refugjatëve të cilët u nisën nga Greqia për në Maqedoni për të arritur në Europën Perëndimore.

Mosgatishmëria e BE-së për t’u përfshirë në kritika më të drejtpërdrejta (dhe për të vendosur sanksione) drejt Hungarisë (dhe Turqisë, ç’është e vërtetar) i ka dhënë zemër liderëve të Ballkanit të këmbëngulin në shtypjen e procedurave demokratike dhe sundimit të ligjit, dhe të kultivojnë alenca me Erdoganin dhe Viktor Orbanin.

Gjatë krizave në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, Sllobodan Millosheviqi shpeshherë paraqitej si paqeruajtës përpara bashkësisë ndërkombëtare. Prandaj nuk është aq e habitshme që gjenerata e re e liderëve ballkanikë si Nikola Gruevski dhe Ivanovi gjithashtu të paraqiten si faktorë stabiliteti, duke qenë gjatë gjithë kohës edhe përgjegjës për prodhimin e jostabilitetit të mëtemë për t’i ruajtur pozitat e tyre të pushtetit.

Si në vitin 2001, kur konflikti i kishte të gjitha parakushtet për t’u përshkallëzuar në gjakderdhje të gjithanshme dhe spastrim etnik, shumica e qytetarëve të Maqedonisë përsëri mund të shikojnë përmes prizmit të konsociacionalizmit feudal dhe nuk do të futen lehte edhe në një konflikt të armatosur i cili nuk do të zgjidhte kurrgjë.

Maqedonia aktualisht zë majat e listave europiane sa i përket pabarazisë së të ardhurave, emigrimit dhe mungesës së lirisë së mediave. Mbase ka edhe shkaqe të pathëna për zemërimin e protestuesve, meqë kur Vullnet Starova, profesor dhe mjek me origjinë shqiptare e kryesonte kuvendin maqedonas ndërmjet viteve ’86 dhe ’91, askush as që e vuri re origjinën e tij dhe as që e kundërshtoi zgjedhjen e tij në baza etnike.

Maqedonia duhet t’i rimëkëmbë idealisht praktikat e saj pozitive të së kaluarës politke dhe të bazohet në to për të ndërtuar një shoëri të re, përfshirëse dhe përnjëmend demokratike e të barabartë.

KOMENTO