#05 Hapësira Publike
Deri në ç’masë jemi vetëm produkt i mjedisit që na rrethon? Deri në ç’masë rrugët, sheshet, sinjalistika, dhe elementet tjera të jetës urbane përcaktojnë atë se si mendojmë, ndihemi dhe veprojmë? Në edicionin e pestë të Kosovo 2.0, kemi hulumtuar hapësirat që na rrethojnë, dhe përpjekjet tona për t’i formësuar dhe transformuar. Prej teatrit të rrugës në Indi e deri te ri-përdorimi i ndërtesave të braktisura në Novi Sad, prej memorialëve të luftës në Kosovë e deri te transformimi i Tiranës nga Edi Rama – edicioni i Hapësirës Publike shqyrton pronësinë tonë mbi vetë qytetet në të cilat jetojmë.