Pikëpamje | TWIK

Pa Ndonjë Lëkundje të Madhe

Nga - 16.09.2016

Përmbledhja javore e lajmeve kryesore në Kosovë nga K2.0.

Me festën e Kurban Bajramit në fillim të javës, cikli i lajmeve nisi ngadalë – dhe nuk është se u shpejtua më pas…

E vetmja ngjarje që e shkundi vendin ishte tërmeti i së dielës. Epiqendra e tërmetit, që u vlerësua 5.3 në shkallën e Rihterit, ishte në periferi të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit; ka patur tension te fqinjët e Kosovës pas disa epizodave sizmike gjatë javës.

Në Kosovë ekspertët aluduan se dëshmitë nuk treguan se kishte shumë mundësi që një tërmet i madh të ndodh në shtetin më të ri të Evropës, por sidoqoftë, për shkak të prirjes për ndërtime të paligjshme dhe monitorimit të dobët të rregullimit të ndërtimeve prej kohës së luftës, një tërmet relativisht i fuqishëm prap se prap mund të shkaktonte dëme të mëdha.

Një analizë e ngjashme mund të bëhet edhe për gjendjen e politikës në vend.

Vazhdon zhurma për demarkacion

Debati për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi vazhdoi zhurmshëm, e nuk u pa ndonjë shenjë e progresit real. Kryeministri Isa Mustafa vazhdoi me përpjekjet e tij të vona për t’u paraqitur si pajtues, duke shkuar nëpër takime të ndryshme e duke u përpjekur që t’i bindë njerëzit se e ka mirë.

no-major-shakeups-01

 

Më vonë gjatë javës doli se u bë një përpjekje për ta thyer ngërçin nga Naim Rashiti, drejtori ekzekutiv i organit të ekspertëve Balkans Group, i bazuar në Prishtinë. Rashiti arriti që t’i mbledh në të njejtën dhomë disa figura të larta – por jo liderët – e të gjitha partive politike shqiptare (si dhe përfaqësues ndërkombëtar) për një takim prapa dyerve të mbyllura të enjten, ku u përpoqën që të gjejnë interesa e opinione të përbashkëta për negocimin e fundit të këti ngërçi të vazhdueshëm. Në intervistë meRrokum TV, ai tha se kjo ishte hera e gjashtë që po mbahet një takim i tillë, e edhe pse përfaqësuesit ende ishin larg qëndrimeve të njëri tjetrit, të paktën ka nisur një proces i dialogut.

Pjesëmarrësit e takimit të së enjtes dhanë shenja të mundshme të zanafillaës së pjekurisë politike duke u përmbajtur nga përsëritja e retorikzës së tyre të polarizuar, që e kanë ushtruar mirë deri më tani; në vend të saj aluduan se ishte arritur një konsensus për të mos i ndarë me publikun përmbajtjet e diskutimeve private, dhe se vetëm Rashiti ishte i autorizuar që të jep deklaratë zyrtare.

Ndërkohë u raportua se një seancë e Kuvendit do të mbahet me 22 shtator, dhe çështja e demarkacioni të kufirit nuk është në agjendë.

Grabovci qëndron i fortë

Pas kërkimit të përzemërt për falje para dy javëve, të mërkurën Adem Grabovci vazhdoi që të tregojë se sa keq po i vie për rolin e tij qendror në abuzimin institucional të pushtetit që është zbuluar nga lansimet e vazhdueshme të përgjimeve nga portali i lajmeve hetuese, Insajderi. Kur erdhi për të dëshmi për hetimin ndaj tij për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shkeljes së statusit të barabartë të qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, Grabovci e zgjodhi këtë moment për ta lëshuar një fore. “Jam këtu për t’i emëruar disa prokurorë special”, u tha ai gazetarëve, duke iu referuar publikimeve në të cilat ai është dëgjuar duke aranzhuar instalimin e anëtarëve të partisë së PDK në pozita të larta publike.

Pasi hyri brenda me lehtësi – pa iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm policor të veturës – ai refuzoi që t’i përgjigjet pyetjeve të Prokurorisë Speciale. Një ditë më herët Grabovcit iu refuzua kërkesa për shtyerje të seancës së marrjes në pyetje.

(Foto: Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

(Foto: Fikret Ahmeti / Kosovo 2.0)

Pas shfaqjes së fundit të shpërfilljes nga ana e Grabovcit, përfaqësuesit e lëvizjes protestuese të udhëhequr nga qytetarët, #Protestoj, u mblodhënpara zyreve të Prokurorisë Speciale të premtën duke kërkuar që Grabovci të jep dorëheqje nga roli i tij si deputet i Kuvendit; edhe pse muajin e kaluar ai dha dorëheqje si kreu i grupit parlamentar të partisë më të madhe të koalicionit, PDK, ky burrë të cilin shumë anëtar të partisë e quajnë Shef nuk e ka parë si të rendit që ta dorëzojë mandatin e tij si përfaqësues i popullit.

Të martën, një numër më i pakët i mbështetësve të #Protestoj marshuan nëpër qendër të Prishtinës për herë të tetë, e më pas këta përfaqësues në mënyrë simbolike vendosën shirit të policisë në rrethojat e ndërtesës së qeverisë.

Vazhdimi i dialogut

Pasi Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, veproi para kohës së duhur në Bruksel javën e kaluar duke aluduar se ishte arritur një marrëveshje me homologun e saj serb për njohjen e targave ndërmjet dy shteteve, konfirmimi zyrtar për këtë marrëveshje u lajmërua të mërkurën. Sipas një kumtese për media nga Shërbimi i Veprimeve të Jashtme në BE, prej 15 nëntorit, targat e ashtuquajtura ‘proba’ nuk do të nevojiten më për udhëtim në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në vend të tyre do të përdoren shenja ngjitëse për t’i mbuluar “pjesët relevante” gjatë kalimit të kufirit.

Lajmërimi se dialogu teknik i ndërmjetësuar nga BE në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë me 26 shtator u përcoll me analizën e Tahirit për riprojektimin e domosdoshëm të procesit në të ardhmën, ku çdo parti përfaqësohet “në tërësi, në të gjitha nivelet”. Duke e parë se sa mirë ka shkuar çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Tahiri sugjeroi që Kosova të themelojë një “ekip të unitetit” të nivelit të lartë, ngjashëm me atë që e përfaqësoi shtetin në Vienë vitin e kaluar kur u nënshkrua ajo marrëveshje.

 

no-major-shakeups-03

Deri sa Tahiri e tjerët po bisedonin miqësisht në Bruksel, në Prishtinë pati mospajtime në lidhje me kishën e papërfunduar të ortodoksëve serb. Të martën, Zëvendës Kryeministri Branimir Stojanovic ishte pjesë e një grupi të serbëve që përfshinte priftërinj, murgj, murgesha dhe peshkopë, të cilëtfilluan punimet për rivitalizimin e kësaj ndërtese të diskutueshme. Ajo gjindet në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Punimet për ndërtimin e kishës filluan gjatë 1990-ave në një kohë kur shqiptarët u shtypën nga regjimi i Slobodan Milosevic, dhe prandaj shihet prej shumë shqiptarëve si simbol provokativ i asaj periudhe. Pas debatit të shumtë, punimet u ndalën të enjten nga drejtorati i inspektimit i Komunës së Prishtinës. Ky drejtorat vendosi që ata individë nuk e posedonin lejen e domosdoshme për të ndërtuar në atë lokacion.

Valë, valë…

Valët sizmike priten në fillim të vitit të ardhshëm, pasi u lajmërua të enjten se mund të ketë ‘aktivitet gjyqësor’ në dhomat e specializuara – ose ‘gjykatën speciale – në gjysmën e parë të vitit 2017. Kjo gjykatë, e bazuar në Hagë, po themelohet për t’i hetuar krimet e supozuara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Avokati i SHBA, David Schëendiman, që javën e kaluar u emërua si kreu i Zyrës së Prokurorit Special, tha në një konferencë për shtyp që në mënyrë të patrembur do t’i hetojë akuzat dhe nuk do të lëkundet nga presioni i jashtëm. “Synoj që ta kryejë këtë punë siç i kam kryer gjithmonë punët në të kaluarën; drejtë, fuqishëm, dhe pa frikë ose anësi”, tha ai.

Diçka për Fundjavë

Nuk ka mungesë të zbavitjes këtë fundjavë. Për një dozë të kulturës tradicionale shqiptare, shkoni në Etno Fest të premtën dhe të shtunën në fshatin Kukaj, afër Prishtinës. Për më shumë detaje, vizitoni faqen e tyre në Facebook.

Për pak letërsi, filma dhe muzikë të mirë pranë liqenit, Festivali i Letërsisë në Orllan do të mbahet gjatë fundjavës, me autobusa pa pagesë nga Dit’ e Nat’ në ora 17:30 në secilën ditë. Orarin e plotë të festivalit e keni këtu.

Nëse doni pak soul, shkoni në Zone të shtunën ku do të performojë si pjesë e Total ëorld Tour këngëtarja e kompozitorja britaneze që ka fituar çmimet Grammy dhe Brit, Joss Stone.

Dhe në fund, pasi që është fundjavë – dhe veç për qejf – ju lëmë me një këngë. Nëse nuk e keni dëgjuar më parë Joss Stone, ose keni nevojë që ta kujtoni talentin e saj të vlerësuar vokal, dëgjoni duetin e saj “Angels” me Robbie ëilliams në Brit Aëards 2005: