Konteksti Podcast

Politikat e mirëqenies – çfarë ka mbetur për qytetarët?

Nga - 29.09.2019

Mirëqenia sociale mbetet çështje e shpërfillur në zgjedhjet e vitit 2019.

Me vite të tëra, politikat e mirëqenies sociale në Kosovë janë karakterizuar nga planifikimi ad hoc, ndikimi i afatit të shkurtër dhe mungesa e sistemit. Cilat janë pasojat? Dhe çfarë do të thotë përmirësimi i mirëqenies sociale të qytetarëve? Në këtë episodë të Kontekstit, dhe në mes të fushatës zgjedhore, i analizojmë më thellë këto pyetje. 

Kryeredaktorja e K2.0 është e rrethuar nga tri ekspertë të mirënjohur të fushës: Agron Demi, aktivist dhe analizt i politikave publike në GAP Institute; Artan Mustafa, hulumtues në fushën e politikave sociale; dhe Dita Dobranja, ekonomiste e fokusuar në ekonominë e tregut të punës dhe ekonominë me perspektivë gjinore.

Klikoni ‘play’ për ta dëgjuar episodën e fundit të Kontekstit, apo ndiqni Kontekstin në Apple Podcasts, Google Podcasts, apo çfarëdo aplikacioni tjetër për podkaste në telefona mobilë.