S`fundmi

Pyetësor rreth hakmarrjes pornografike

Nga - 07.02.2023

Hulumtim i K2.0 për fenomenin e hakmarrjes pornografike.

Kosovo 2.0 po hulumton për fenomenin e hakmarrjes pornografike –– një formë e shtypjes, sidomos të grave. Në përpjekje për të nxjerrë sa më shumë përvoja në pah, K2.0 ka përgatitur këtë pyetësor, të cilin ju ftojmë ta shihni dhe plotësoni. 

Pyetësori përmban pyetje që mund t’ju sjellin kujtime për përvoja traumatike, prandaj ju lutemi ta plotësoni vetëm nëse ndiheni të sigurt/a dhe rehat.

Të dhënat e mbledhura nga pyetësori do të përdoren vetëm për nevoja të këtij hulumtimi dhe do të prezantohen në kuadër të një artikulli që do të botohet nga mesi i këtij viti, si pjesë e grantit për gazetari për angazhimin e publikut, i mbështetur nga BIRN. 

K2.0 garanton që gjithsecilit person që zgjedh të përgjigjet do t’i ruhet anonimiteti i plotë, përpos në rastet kur personi me vullnet jep pëlqimin për të kundërtën.

Çka është Hakmarrja Pornografike? 

Sipas Institutit Evropian për Barazi Gjinore, “Hakmarrja pornografike” nënkupton shpërndarjen në domenin publik të materialit të huaj privat (fotografi ose video) me përmbajtje seksuale, pa pëlqimin e personit të cilit i përkasin materialet, me qëllim të turpërimit dhe ngacmimit të atij personi.

 

K Pyetësori: