Kur Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt, 2008, vëmendja u kthye kah parlamentet dhe kuvendet e huaja nëpër botë, për të parë se kush do ta njihte shtetin më të ri në Evropë. Deri në fund të vitit 2008, Kosova u njoh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia dhe të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç pesë- përjashtimet ishin Spanja, Rumunia, Sllovakia, Greqia dhe Qipro.
Tetë vite e gjysmë më vonë, ndonëse 112 shtete nga mbarë bota e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, ajo ende nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe pesë shtete anëtare të BE ende nuk e kanë njohur. Kjo gjendje e njohjes së pjesshme e ka lënë Kosovën në pritje të vuajtshme, shpeshherë duke i ndërlikuar proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe duke e privuar nga përfitimet e zakonshme që ofron shtetësia.
Drejtë pavarësisë (1)
24 MARS, 1999:
NATO nis fushatën ajrore të bombardimit kundër regjimit të Milosevic në Republikën Federale të Jugosllavisë. Ndërhyrja ushtarake ndodhi si përpjekje për t'i dhënë fund krizës humanitare në Kosovë dhe përfundon me ndërhyrje tokësore në qershor të po atij viti, që rezultoi me largimin e aparatit shtetëror të Milosevic prej Kosovën.
10 QERSHOR, 1999:
Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara miraton rezolutën 1244. Kjo rezolutë e vendosë Kosovën nën administrim të përkohshëm të OKB; këto detyra performohen nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). UNMIK-ut gjithashtu i ipet detyra e themelimit të institucioneve të përkohshme të vetë-qeverisjes lokale dhe lehtësimit të procesit politik për të vendosur statusin e ardhshëm të Kosovës.
Kundërshtimi ndaj pavarësisë së Kosovës avokohet më së shumti nga Serbia (me mbështetje të fuqishme nga Rusia), që insiston se shpallja unilaterale e Kosovës shkel të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetin territorial të Serbisë. Edhe pse në vitin 2010 Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë GJND dha opinion këshillues ku konkludoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare, faktorë të përbashkët që lidhen me qëndrimet e pesë shteteve të BE që nuk e kanë njohur Kosovën janë çështjet e brendshme.
Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende atë janë zhvilluar në bazë individuale prej vitit 2008, me arritura të ndryshme. Në këtë seri me pesë pjesë, K2.0 analizon faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që kanë ndikuar në lidhjet diplomatike në mes të këtyre pesë shteteve dhe Kosovës.
Kosova dhe Qipro
Në shkurt të vitit 2008, duke reaguar ndaj lajmit të pavarësisë së Kosovës, ministri i jashtëm qipriot dha një deklaratë të rëndë për të përmbledhur mospranimin e tyre ndaj shtetësisë së Kosovës. “Republika e Qipros shpreh keqardhje për shpalljen unilaterale të pavarësisë nga shumica në Kosovë”, u tha në fillim të deklaratës. “Një akt që përbën shkelje të integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”. Nuk na befasoi fakti që nuk na njohën më pas.
Ngurrimi i Qipros për ta njohur Kosovën është pjesërisht i bazuar në implikimet që mund t’i nxis njohja e Kosovës në këtë ishull. Në historinë më të re ka patur edhe atje shpallje unilaterale të pavarësisë.
Në korrik 1974, një puç i orkestruar nga junta ushtarake greke dhe Garda Kombëtare Qipriote e rrëzoi presidentin e atëhershëm të Qipros, Makarios III, që u zgjodh në mënyrë demokratike, dhe e zëvendësoi atë me Nikos Sampson. Sampson u akuzua për qëllime të bashkimit të ishullit me Greqinë. Turqia reagoi me pushtim ushtarak të pjesës veriore të Qipros.
Drejtë pavarësisë (2)
DHJETOR 2003 - TETOR 2005:
OKB vendosë disa standarde që duhet t'i arrijnë Institucionet e Përkohshme të Vetë-Qeverisjes në Kosovë para se të diskutohet statusi përfundimtar i Kosovës. 22 muaj më vonë, një raport i autorizuar nga OKB deklaron që nuk mund të ketë më progres sa i përket standarteve deri sa Kosova të qartësojë statusin përfundimtar politik të saj.
SHKURT 2006:
Statusi i ardhshëm i Kosovës diskutohet në një takim në Vjenë nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë. Këto negociata ndërmjetësohen nga i Dërguari i Posaçëm i OKB, Martti Ahtisaari. Megjithatë, pas disa takimeve, nuk arrihet ndonjë marrëveshje, dhe kjo bënë që vet Ahtisaari ta formulojë një plan që ka për synim zgjidhjen e ngërçit.
Pas rrënimit të Juntës Greke dhe negociatave për paqe që synonin zgjidhjen e konfliktit, Turqia lansoi një aksion të dytë prej 14 deri me 16 gusht. Rreth 40% e territorit ra nën okupimin turk gjatë pushtimit të dytë, dhe prej atëherë një “vijë e gjelbërt” e ka ndarë Qipron në dy pjesë.
Në 1983, qipriotët turk në pjesën veriore të Qipros, të mbështetur nga qeveria e Turqisë, shpallën pavarësinë. Kjo vetë-shpallje u konsiderua si aneksim nga qipriotët grek, dhe u kundërshtua nga komuniteti ndërkombëtar, që kanë refuzuar njohjen e pavarësisë së Qipros së Veriut.
Në 2004, në përpjekje për ta bashkuar Qipron para se t’i bashkohet BE-së, Organizata e Kombeve të Bashkuara propozoi “planin Annan”, që do ta strukturonte përsëri ishullin në “Republikën e Bashkuar të Qipros”, federatë me dy shtete. Ky plan u votua në një referendum në dy anët. 65% të votave të qipriotëve turk e miratuan planin, e 76% të qipriotëve grek e refuzuan. Pavarësisht refuzimit të planit, Qipro iu bashkua Bashkimit Evropian në atë vit.
Deri sa asnjë shtet, përpos Turqisë, nuk e ka njohur zyrtarisht Republikën Turke të Qipros së Veriut, Kosova është njohur nga 112 shtete të botës në tetë vitet e fundit. Megjithatë, për politikën e jashtme qipriote, ky fakt nuk është përbën dallim të madh për ta thyer krahasimin mes Kosovës dhe Qipros e veriut.
Në anën tjetër, qipriotët turk e mbështetën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. “E mirëpres Pavarësinë e Kosovës”, tha në një deklaratë Presidenti turko-qipriot, Mehmet Ali Talat. “Kërkoj prej atyre që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës që të marrin parasysh faktin që asnjë popull nuk mund të detyrohet që të jetojë nën udhëheqjen e një populli tjetër”, shtoi ai. Megjithatë, Talat nuk dha qëndrim zyrtar sa i përket njohjes.
Për më shumë shteti qipriot ka histori më të gjatë të kundërshtimit të opinionit të fuqive perendimore dhe komunitetit ndërkombëtar për çështje që lidhen me Kosovën. Kur NATO nisi fushatën e bombardimeve ajrore kundër regjimit të Millosheviqit në mars 1999, Nikozia ishte kundërshtuese e fortë e këtij veprimi. Një ditë pasi nisi bombardimi, Parlamenti Qipriot e quajti përdorimin e forcës kundër Serbisë si “provokim të papranueshëm të rendit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB”.
Drejtë pavarësisë (3)
3 prill, 2007:
Pas më shumë takimeve e negociatave me të dy palët, Ahtisaari prezanton planin e tij për statusin e ardhshëm të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKGB. Plani i Ahtisaarit miratohet shpejtë nga autoritetet në Prishtinë dhe ipen deklarata mbështetëse për gjetjet e këtij plani nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Parlamentin Evropian. Megjithatë, refuzimi nga qeveria e Serbisë dhe kundërshtimi i fuqishëm rus e parandalon miratimin e planit.
17 shkurt, 2008:
Të përballur me stagnim në negociata, Kuvendi i Kosovës e shpall vetën unilateralisht Kosovën të pavarur, por serbët e Kosovës e bojkotojnë seancën në Kuvend. Kuvendi e obligon vetën që t'i ndjekë dispozitat e Planit të Ahtisaarit; rekomandimet e këtij plani formuan bazën kushtetuese të Kosovës. Institucionet kosovare gjithashtu pajtohen që t'i pranojnë mbi 2,000 trupa të misionit të BE për Sundim të Ligjit (EULEX), për të monitoruar dhe ndihmuar sistemin e drejtësisë. Misioni është ende operativ, deri në vitin 2018.
Në vitin 2009, Qipro dorëzoi një opinion këshillues tek GJND në Hagë, që po zhvillonte një vlerësim për atë se a ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës. Në atë verzion, qipriotët thanë që shpallja e Kosovës ishte kundër të drejtës ndërkombëtare dhe deklaruan që Kosova “nuk është shtet sovran sepse ka mungesë të qeverisë efektive me kapacitet për të patur marrëdhënie me shtete tjera”. GJND nuk u pajtua me qëndrimin e qipriotëve, duke deklaruar kategorikisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.
Në vitet që kanë kaluar prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, zyrtarët qipriot kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për Serbinë. Në 2010, Ministri Qipriot për Punë të Jashtme, Markos Kyprianou, u takua me homologun e tij serb, Vuk Jeremic. Në atë takim, Kyprianou riafirmoi mbështetjen për Serbinë sa i përket çështjes së Kosovës.
“Qipro nuk e ka ndryshuar qëndrimin për shpalljen unilaterale të pavarësisë që përfaqëson veprim të jashtëligjshëm”, deklaroi Kyprianou, duke theksuar rëndësinë që ka çështja e Kosovës ka si për Serbinë e ashtu edhe për Qipron. Një qëndrim i tillë nuk befasoi më pas me votimin e Qipros përkrah Serbisë e kundër Kosovës, pesë vite më vonë në UNESCO.
Prej shpalljes së pavarësisë zyrtarët kosovarë dhe qipriotë nuk janë takuar zyrtarisht në shtetet e tyre përkatëse. Megjithatë, takimet janë organizuar në territore të huaja, si takimi mes ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Ioannis Kasoulides, në selinë e OKB në Nju Jork në 2013. Zyrtarët diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
Në 2014, Këshilli Britanez organizoi një projekt për të lidhur më mirë shoqëritë civile në Qipro dhe Kosovë. Përfaqësues të OJQ-ve, organeve të ekspertëve dhe mediave nga Kosova, u takuan me homologë nga Qipro, dhe ky ishte delegacioni i parë nga Kosova që vizitoi Qipron.
Sipas Këshillit Britanez, kjo vizitë “arriti shumë sa i përket reduktimit të keqinterpretimit të Kosovës në Qipro”. Florian Qehaja, drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, një OJQ në Prishtinë, u pajtua me këtë vlerësim. Ai tha për K2.0 se “shoqëria civile qipriote i sheh marrëdhëniet me Kosovën dhe Turqinë si më të lidhura se që janë në realitet”. Një vizitë korresponduese u bë një vit më vonë kur një delegacion qipriot, që përfshinte profesorë dhe anëtarë të OJQ-ve qipriote, erdhi në Prishtinë.
Përpjekjet për njohje
GUSHT 2008 - KORRIK 2010:
Serbia reagon ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës duke kërkuar opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjegjësisht duke e pyetur këtë të fundit se a ka shkelur Kosova të drejtën ndërkombëtare. Dy vite më vonë konkludimi ishte i qartë, por nuk ishte vendim detyrues: shpallja nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare.
PRILL 2013:
Dy vite pas fillimit të dialogut teknik,Kosova dhe Serbia kaluan në dialog politik, dhe nënshkruan një marrëveshje, që prej shumë njerzve u konsiderua si "marrëveshje shumë e rëndësishme" për të ndihmuar me normalizimin e marrëdhënieve. Pika 14 e kësaj marrëveshjeje thotë që "u pajtuan që të mos e bllokojnë, e as t'i inkurajojnë tjerët që të bllokojnë, progresin e njëra tjetrës në rrugët përkatëse drejt BE".
DHJETOR 2014 - MAJ 2016:
Kosova pranohet si anëtare e plotë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor 2014, dhe si anëtare e plotë e FIFA-s e UEFA-s në maj të vitit 2016. Megjithatë, në nëntor 2015, Kosova dështon për tri vota që të pranohet në UNESCO, pasi Serbia lansoi një fushatë të ashpër shtetërore kundër anëtarësimit të Kosovës.
22 KORRIK, 2016:
Suriname bëhet shteti i 112 që njeh Kosovën si shtet të pavarur në korrik 2016. Megjithatë, Rusia, Kina, India, Brazili dhe më shumë se 80 shtete tjera, ende nuk e njohin sovranitetin e Kosovës.
Përveç fillimit të bashkëpunimit në mes të shoqërive civile të dy vendeve, tani është mundësuar edhe udhëtimi mes dy shteteve. Personat me pasaporta qipriote mund të hynë në Kosovë pa viza, ndërsa personat me pasaporta të Kosovës që kanë vizë Shengen që vlenë për disa hyrje mund të hynë në territorin qipriot. Ndërsa republika e vetëshpallur Turke e Qipros së Veriut i lejon personat me pasaporta të Kosovës që të hynë në territorin e tyre pa viza.
Këto dy shtete sidoçoftë kanë krijuar thuajse kurrëfarë marrëdhënie ekonomike. Në një shkrim të titulluar “Kosovo Calling” (Thërret Kosova), Giorgos Kentas, profesor në University of Nicosia, zbuloi se prej 2009 deri në 2011, vetëm një ngarkesë u eksportua nga Qipro në Kosovë.
Deri në 2014, nuk kishte ndryshuar situata shumë. Sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Kosova importoi vetëm 978,000 euro në vlerë të të mirave nga Qipro në vitin 2014, ndërsa eksportoi më pak se 1.8 milion euro në vlerë të të mirave. Kur e krahasojmë, në po atë vit Kosova eksportoi mbi 2.5 milion euro në vlerë të të mirave në Lituani dhe importoi mbi 2 milion euro në vlerë të të mirave nga Irlanda.
Në një periudhë të shkurtër, vështirë është të shohim ndryshim të qëndrimit qipriot ndaj pavarësisë së Kosovës, meqë problemet e brendshme në lidhje me Qipron e veriut shihen të jenë pengesë e madhe. Me mungesë të nxitjeve të forta ekonomike që do të ndihmonin lehtësimin e këtij procesi, njohja nga Nikozia duket se është larg, megjithatë, marrëdhëniet diplomatike në mes të dy vendeve së fundmi kanë shënuar hapat e parë.K
Imazhi: Majlinda Hoxha / K2.0.