Volume Up - Kosovo 2.0

Volume Up

Volume Up është një program inovativ i K2.0 që fokusohet në rolin që media dhe komunikimi luajnë në veprimet avokuese të shoqërisë civile. Programi eksploron mënyrat në të cilat format inovative të prodhimit të medias mund të përdoren për ta ngritur vetdijësimin e njerëzve, nxitjen e debateve publike dhe së fundmi të kërkojnë më shumë prej institucioneve të qeverisë.

Përmes këtij programi, K2.0 do ta trajtojë mënyrën në të cilën media bashkëkohore po i adreson  të drejtat e njeriut, në të njëjtën kohë duke u angazhuar jo vetëm me gazetarët, por me të gjithë anëtarët e komunitetit të medias që janë të përfshirë në prodhimin e komunikimit masiv: dizajnerë, fotografë, blogerë, gazetarë qytetar, shkrimtarë, gazetarë, prodhuesit e medias kreative në përgjithësi dhe reklamuesit.

Gjatë kësaj ngjarjeje, njerëzit që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në fushat e medias dhe komunikimit do t’i bashkohen Volume Up-it dhe do të ndajnë me qytetarët e Kosovës dëshirën e tyre për të sjellë ndryshim pozitiv, si dhe mënyrat në të cilat të rinjtë dhe të rejat do të mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre përmes formateve të medias që të kenë ndikim dhe të shërbejnë për të mirën e përbashkët.

Programi Volume Up përmban një bisedë publike dhe një master-klasë që përfshin persona të fushave relevante që përfitojnë nga shkëmbimi i afërt i përvojave dhe diskutimeve të ideve. Si bisedat publike dhe ligjëratat kanë si qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e profesionistëve kosovarë — programi synon të inspirojë pjesëmarrësit që të eksplorojnë praktika të reja inovatore në punën e tyre ditore.