Biseda | Serbia

BRIAN RASIC – FOTOGRAFIMI ËSHTË PUNË E DASHURISË

Nga - 22.02.2016

Fotografi i lindur në Beograd ka punuar me artistë si Amy Winehouse e David Bowie.

Ekziston një marrëdhënie delikate në mes të fotografëve të muzikës dhe yjeve të rokut. Është gati si një lidhje simbolike, kur të dy partitë angazhohen në një vallëzim dinamik që rezulton në imazhe që ndihmojnë audiencën e tyre që të identifikojnë me artistët dhe muzikën që ata e krijojnë. Disa fotografë vetëm kapin imazhe dhe shpejtë harrohen, ndërsa disa kapin momente dhe magji, dhe fotografitë e tyre respektohen për momentet të cilat i kanë bërë të pavdekshme.

Fotografi Brian Rasic ka fotografuar profesionalisht për më shumë se 35 vite. Prej 70-ave të vona, ai ka kapur pasionin dhe energjinë e performuesve më me ndikim të muzikës pop dhe rock & roll. Në fillim të 80-ave, ai shkoi për të jetuar në Londër, ku pasioni i tij për fotografi lulëzoi plotësisht, dhe iu bë profesion i orarit të plotë.

Në ato 35 vite, lista e muzikantëve të cilët ai i fotografoi i ngjanë më shumë listës së pjesëtarëve më të mirë të kësaj industrie: Led Zeppelin, The Rolling Stones, Pink Floyd, David Boëie, Paul McCartney, Duran Duran, U2, Neë Order, Amy Winehouse, për t’i emëruar vetëm disa. Ai punoi përkrah Svetislav Stojanovic Sasha dhe rregullisht raportoi për skenën e muzikës në Londër, për mediat në vitet e 80-a.

Rasic (djahtë) ka fotografuar shumë prej yjeve më të mëdhenj të industrisë së muzikës gjatë 35 viteve të fundit, përfshirë Paul McCartney. Foto nga Brian Rasic.

Rasic (djahtë) ka fotografuar shumë prej yjeve më të mëdhenj të industrisë së muzikës gjatë 35 viteve të fundit, përfshirë Paul McCartney. Foto nga Brian Rasic.

Përgjatë viteve, njerëzit nuk e njohën atë vetëm si dikush që i trajnoi lentet e tij në akte të ndryshme, por edhe për bashkëpunimet e gjata me njerëz si The Rolling Stones, David Gilmour dhe David Bowie. Në këtë fazë të karierës së Stones, bendi është duke bërë turne në Amerikën Jugore, diçka që nuk e kanë bërë qe një kohë të gjatë, me performanca në gati çdo qytet të madh të kontinentit. Si pjesë e performancës së bendit në Lima, Peru, Rasic u ftua për të ekspozuar fotografitë që ia kishte bërë bendit, por vetëm prej turneve të fundit, e jo ato të historisë antike.

Kur kitaristi David Gilmour, i njohur për punën e tij me Pink Floyd, nisi turnenë e tij në 2015, në poster ishte një fotografi e Rasic. Ai ishte aty në koncertin e parë të turnesë, që po mbahej në amfiteatrin romak në Pula, Kroaci. Brian ishte fotografi i vetëm në koncertin e njohur të Gilmour në Royal Albert Hall, ku bëri paraqitje edhe David Boëie, në një prej performancave të fundit të tij për publikun.

Fakti se Bowie ndërroi jetë në fillim të janarit ishte tronditje dhe valët e kësaj tronditjeje u ndjenë përgjatë gjithë botës. Rasic filloi ta fotografonte Boëien në vitin 1983, dhe prej atëherë e ndoqi rrugën e karierës së tij nëpër faza të ndryshme, deri në performancat e fundit të tij, përfshirë performancën e tij në koncertin e David Gilmour në 2006. Vitin e kaluar, një përzgjedhje e këtyre fotografive u ekspozuan në Skopje Cinema City Film Festival, kur festivali u hap me një Nderim për Bowie, duke shfaqur një përzgjedhje të dokumentarëve për këtë artist, së bashku me fotografitë e Brian.

K2.0 foli me Rasic nëpërmjet telefonit për të diskutuar fillet e tij si fotograf në vitet e 70-a në Beograd, udhëtimet e tij nëpër Evropë duke fotografuar bende të ndryshme, dhe punën e tij me Rolling Stones, dhe të ndjerin, të madhin, David Bowie.

K2.0: Si filluan punën si fotograf, dhe pse e zgjodhët fotografinë fillimisht?

Brian Rasic: Fotografia ishte si magji atëherë. Një kamerë, pakëz film, një dhomë e errët dhe drita në letër, e krijonin këtë pikturë. Ndjeva diçka speciale për të, kur hyra në atë botë. Fillova t’i fotografoj femrat e mia, shokët, nejat, dhe fillova ta eksploroj artin që lidhet me të, me peizazhe e portrete. Jam fotograf i vetëtrajnuar; i mësova ato që duhej krejtë vet. Sigurisht, kishte njerëz që më udhëzuan dhe më ndihmuan.

Muzika veç se ishte bërë pjesë e jetës sime, dhe dikur fillova të shkoja nëpër evenimente të tilla. E kisha një dëshirë të fortë për të fotografuar aty gjithashtu. Po mendoj, kishte njerëz në skenë që i konsideroja si idhuj të mi, dhe doja që t’i fotografoja, e t’i ndaja ato fotografi me shokët e mi.

Fakti që e mësova vetën më ndihmoi që të afrohesha sa më shumë me kuptimin e dritës. Drita e krijon fotografinë. Po operoja me kamera ruse që i përkisnin babit dhe axhës. Ishin të mira, por punoja vetëm me një lentë 50mm, e ashtuquajtura, lentja ‘normale’. Jo që më dukej se po më mungonte diçka, por kur e morra Nikonin tim të parë, dhe disa lente, prej atëherë ishte, si thonë, histori.

Si ishte skena e muzikës në ish-Jugosllavi, në kohën e rinisë suaj?

Në fillim më pëlqenin bendet lokale. Më dukej sikur t’i fotografoja unë ishte diçka speciale, shumë më speciale se t’i fotografonte ndonjë revistë. Kohët ishin më ndryshe, dhe askush nuk më pyeste se çfarë po bëja, kur i afrohesha skenës, dritat ndaleshin dhe koncerti fillonte. Atëherë kishim bende si Deep Purple, Jethro Tull, Ike dhe Tina Turner; të gjithë vinin për të performuar në Beograd. Kjo ishte më sfiduese. Bleja biletën dhe shkoja para. Kaq. Ishte thjeshtë për vete dhe për shokët e mi. Hare e dëlirë.

Si u futët në biznesin e fotografisë?

Në 70-at e hershme, e gjeta vetën duke jetuar në Cyrih, Zvicërr, pasi që më erdhi mundësia nëpërmjet një familjari që po punonte atje. Sigurisht, kishte shumë më shumë koncerte atje. Isha te Rory Galagher, ëar, Roxy Music, AC/DC. Ende nuk kisha kamerë personale dhe po përdorja çfarëdo që më ipnin njerëzit që i njihja. Fotografimi bëhej më i vështirë pasi që kishte më shumë kontroll se në vendlindje. Kur shkova në Bern në 1973 për t’i parë Rolling Stones për herë të parë, nuk guxova ta marrë kamerën, pasi që në biletë ishte paralajmërimi: nuk lejohen kamerat. Po mendoj, nuk kisha llogari që të mos më lënë brenda, ose të më largojnë më pas. Dhe po, i pash The Stones, dhe disi ma ndryshuan jetën.

Gjatë studimeve në Beograd, po punoja në një agjenci turistike për të fituar para, dhe gjatë kësaj kohe e bleva kamerën time të parë Nikon, që ishte shumë e mirë. Me agjencinë turistike kisha mundësi që të fluturoja nëpër Evropë për pushime të shkurta, gati pa pagesë, dhe e shfrytëzova çdo mundësi që më erdhi. Një prej vendeve të preferuara për mua është Londra. Shkova atje disa herë, dhe sigurisht e takova një vajzë. Pastaj më ftoi te ajo për Kërshëndella.

Në Jugosllavi, gjërat po ‘ziheshin’ në nivel politik, e edhe pse nuk më bëhej vonë fare, sikur rastësisht, u ktheva në Londër në 1979. Jo që kisha planifikuar të qëndroja. Thjesht ndodhi.

Rasic thotë se momenti kur i pa Rolling Stones për herë të parë ia ndryshoi jetën. Foto nga Brian Rasic.

Rasic thotë se momenti kur i pa Rolling Stones për herë të parë ia ndryshoi jetën. Foto nga Brian Rasic.

Çfarë të bëri që të shkosh për të jetuar në Londër dhe ta ndjekësh fotografinë?

Kur e gjeta vetën ën Londër, ishte sikur erdha në ‘Neverland’-in e muzikës. Aq shumë performanca, aq shumë për t’u parë… por sigurisht nuk ishte pa pagesë. Bleja bileta dhe mundohesha që ta merrja kamerën me vete. Funksiononte, por jo gjithmonë. Pastaj më erdhi ideja që ta kontaktoja një revistë muzikore në Beograd, dhe t’ua ofroja shërbimet e mija. Si shkëmbim, mund ta përdorja emrin e tyre dhe të aplikoja për leje për fotografim. Si duket duhet edhe pak fat; rashë në kontakt me një tip që ishte shkrimtar këtu për të njejtën revsitë. U takuam dhe u bëmë të njohur në Londër si ‘binjakët e tmerrshëm’.

Në vitet e tetëdhjeta, kryem shumë punë së bashku. Sasha po intervistonte muzikantë dhe po shkrunate recensione për performancat e tyre, ndërsa unë po fotografoja gjithçka. Në fillim e bëmë vetëm për një revistë, por së shpejti na kërkonin gazetarët tjerë që jetonin në Londër që të kryenim punë edhe për ta. Hap pas hapi, dhe në 1983, shkova te një agjenci fotografike Rex Features, një prej më të mëdhajave në Britaninë e Madhe, dhe ua ofrova punën time. Ata më morrën dhe filluan t’i botonin fotografitë e mija nëpër Botë nëpërmjet agjentëve të tyre. Më kujtohet kur ua dhash disa fotografi nga video inçizimi Genesis për ‘Illegal Alien’ që e bëra për revistën gjermane Pop Rocky, dhe ky ishte fillimi i karierës sime profesionale botërore.

Së shpejti po kontribuoja për revista japoneze dhe puna ime filloi të dallohet nga shumë njerëz rreth botës. Po shfrytëzoja çdo mundësi që më vinte. Isha ‘i uritur’, pasi që të gjithë muzikantët ishin njerëz që po i dëgjonin, pëlqenin e donin Led Zeppelin, The Clash, The ëho, The Rolling Stones, David Bowie. Por nuk po punoja vetëm me ’emra të mëdhenj’. Doja të punoja edhe me bende jo fort të njohura, disa emra që ishin relativisht të ri në atë kohë; Duran Duran, Wham!, Culture Club, dhe me kohë të gjithë u bënë të mëdhenj. Puna ime u bë jeta ime. Doja t’i kapja të gjitha. E njihja muzikën, dhe sigurisht e doja. Ishte punë e dashurisë.

Njerëzit nuk të njohin vetëm për faktin se i ke trajnuar lentet me akte të njohura, por edhe për bashkëpunime me njerëz si Rolling Stones, David Gilmour dhe David Bowie. Keni arritur të kapni momente historike që kanë ndodhur në karierat e mirënjohura të tyre. Si bëhet një fotograf i kërkuar, ose zgjedhje e parë, për lëminë e tij?

Me dashurinë time për të, aftësinë time fotografike, dhe paralel me të, njerëzit që i takova në industrinë e muzikës, kompani rekorduese, menaxherë të marrëdhënieve me publik. Kur i njohën me aftësinë time dhe naturën e sjelljet e mija, kur filluan të më besojnë, gjithçka po shkonte për mua. Gjithmonë kisha marrëdhënie të mira me njerëzit ‘në hije’ që në fakt i krijojnë bendet dhe punojnë me to. Sot, është shumë ndryshe. Është krejt ‘babi a ma blenë një kamerë’ dhe ‘bëhesh fotograf’. Me gjithë respektin për ‘familjen’ time.

Një prej kontributeve më të shquara të Rasic në karierën e tij të shkëlqyer ka qenë bashkëpunimi i qëndrueshëm i tij me Rolling Stones. Këtu në fotografi me kitaristin e bendit, Keith Richards. Foto nga Brian Rasic.

Një prej kontributeve më të shquara të Rasic në karierën e tij të shkëlqyer ka qenë bashkëpunimi i qëndrueshëm i tij me Rolling Stones. Këtu në fotografi me kitaristin e bendit, Keith Richards. Foto nga Brian Rasic.

E përmendët më herët se Rolling Stones ta ndryshoi jetën. Si ishte të ishit të pranishëm në disa prej koncerteve më të mëdha dhe më të rëndësishme në këtë kapituj të karierës së tyre, si ato në Rio, Glastonbury dhe Hyde Park?

Kur punoj, humbem në punë. Humbi shumë sepse më ikë muzika, por puna është prioritet. Është sikur jam në një fluskë, në botën time ku mund të koncentrohem vetëm në atë që duhet. Kohë pas kohe më duhet të kuptoj se çfarë po ndodh dhe ta kapi ndjenjën e vendit. Hareja e njerëzve, kjo dihet. Kur i dëgjoj disa prej këngëve të preferuara, mundohem vetëm ta shijoj momentin, por asnjëherë nuk më ikë pamja. Nuk kam rregulla ose modele. Thjesht, e bëj. Ndihem me përgjegjësi dhe flutura në bark. Kurrë nuk mund të jesh tepër i sigurt. Kjo më mbanë duke vazhduar.

Gjithë këto vende të mëdha si Copacabana në Rio ose Glastonbury, u bënë si klub në kokën time; duhet sepse kur e analizon mirë, mund të jetë e frikshme. Mundohem ta largoj vetën prej çfarëdo situate dhe të punoj në botën time. Kur punoj prej skenës, dhe i shoh gjithë njerëzit përpara… ëOë! Ndonjëherë më bënë krenar. Sigurisht se jam krenar. Nuk punojnë shumë me bendet më të mëdha të rokut në botë. Të jesh aty është më shumë se ëndërr. Nuk do të mund ta ëndërroja kurrë për këtë, kur isha duke u rritur në Beograd, vendlindjen e tij.

Rasic punoi nga afër me David Bowie gjatë karierës së yllit të rokut. Në foto këtu duke ekspozuar fotografitë e tij në Skopje Cinema City Film Festival në 2015. Foto nga Nenad Georgievski.

Rasic punoi nga afër me David Bowie gjatë karierës së yllit të rokut. Në foto këtu duke ekspozuar fotografitë e tij në Skopje Cinema City Film Festival në 2015. Foto nga Nenad Georgievski.

E kishit mundësinë të punoni afër David Bowie gjatë viteve. A mund të reflektoni në marrëdhëniet në punë me këtë burrë të madh?

Jam shumë krenar për punën time me Bowie, dhe shumë jam mërzitur që ka ndërruar jetë. Një prej gjenive të muzikës pop. Fillova punën me David nëpërmjet kompanisë së tij të marrëdhënieve me publikun, ‘Outside’. Punova në disa performanca të tij, me Tin Machine dhe si solo artist, në performanca të mëdha dhe në ato prapa dyerve të mbyllura, përfshirë disa në BBC.

E pashë për herë të parë në prill 1983 për lansimin e albumit Let’s Dance për shtyp. Është albumi i tij më i suksesshëm, dhe ai që i pëlqen ati më së paku. I bëra disa fotografi dhe kompania e tij ia treguan ati, dhe i pëlqyen. E morra edhe autografin e tij. Isha admirues i tij mbi të gjitha. Pastaj gjatë viteve më punësuan që të punoja në performanca në Evropë dhe këtu në Londër, e gjithashtu në disa neja pas koncerteve, fotografi me poza.

Herën e fundit që e fotografova në skenë ishte me David Gilmour në 2006, kur ishte mysafir special gjatë dy këngëve, dhe unë po punoja me Gilmour në këto koncerte. David ishte shumë special dhe disi ‘ndryshe’ prej tjerëve. Ishte gjithmonë kënaqësi personale për mua që të isha rreth tij, duke fotografuar. Ai nuk kërkonte shumë në ndonjë mënyrë speciale, dhe gjithmonë e dinte se çfarë donte. Vetëm më duhej ta bëja, dhe ishte lehtë e mirë. Më duhej vetëm të isha aty. Ai ishte zotëri, në skenë dhe jashtë saj. Një prej më të mirëve. Iu bekoftë shpirti.

Çfarë mendoni për gjeneratat e reja të artistëve?

Ngadalë po hyjë në botën e sotme të muzikës, të jem i sinqertë. Ka shumë prej çdo lloji të muzikës, aq shumë artistë e lloje të muzikës. Ka tepër. Por unë prap se prap jam ‘objektiv lente’, siç kam dëshirë ta përshkruaj. Dhe sigurisht, fotografimi i Rihannas dhe Lady Gaga kurrë nuk është punë e mërzitshme. Edhe Taylor Swift poashtu. I njoh dhe i respektoj artistët e ri sigurisht, dhe ende punoj me ta me respekt. Por preferencat muzikore më mbesin të njejta, dhe bazohen në muzikën e kohës kur isha duke u rritur, dhe bota ishte vend tjetër. Sot dëgjoj shumë prej kësaj edhe në muzikën e artistët e ri. Njerëzit kanë nevojë për muzikë të re, dhe muzika e re shitet. Është tregim pa fund.K

Fotografitë: Brian Rasic & Nenad Georgievski. Portreti i Rasic nga Nemanja Djordjevic.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO