Biseda | Kulturë

Damir Imamovic: “Nëse dikush pret prej një këngëtari sevdah që të rrijë rehat, unë nuk do t’iu pëlqej fort”

Nga - 19.05.2017

Performuesi dhe teoricieni sevdah flet për muzikë, politikë, nacionalizëm dhe traditë.

 

Damir Imamovic është përshkruar si një prej përfaqësuesve të “sevdah-së së re”, një valë e freskët e interpretimit modern të muzikës tradicionale folklorike boshnjake. Përveç që është performues, ai është edhe teoricien i këtij zhanri, si dhe autor e bashkëautor i disa librave. Imamovic gjithashtu rregullisht e drejton “Sevdah Lab”, seri e ligjeratave që ai i përshkruan si “laborator udhëtues i sevdah”.

Albumi i vitit 2016 “Dvojka”, të cilin ai është duke e promovuar aktualisht, u lansua nga labeli i njohur globalisht Glitterbeat, e kjo ka bërë që të ketë vëmendje ndërkombëtare. Huffington Post i referohet ati si “mbreti i sevdah”, ndërsa The Guardian shkruan se punimet e tij ofrojnë “qasje të re ndaj blues të Ballkanit”.

Ai ka performuar edhe vet e edhe me bende, duke përfshirë këtu edhe grupin aktual të tij, Sevdah Takht, i përbërë prej perkusionistit Nenad Kovacic, basistit Ivan Mihajlovic, dhe violinistes Ivana Djuric.

K2.0 bisedoi me Imamovic në mes të performancave të tij në Serbi dhe Maqedoni, për të folur për muzikën, politikën, dhe filozofinë sevdah.

Fotografia: Rade Markovic.

Njerëzit të quajnë zëri i “sevdah-së së re” apo “shkrirja e sevdah”, përkrah Bozo Vreco, Amira Medunjanin dhe grupit Divanhana. Çfarë mendimi keni për këto etiketime?

Shumica prej tyre u vendosën për shkak të punës që fillova ta bëja para 10 viteve. Ndërkohë erdhën tjerë që disi hynë nën atë baner, kështu që njerëzit u detyruan që të na emëronin disi. Ta them sinqerisht, besoj se kjo skenë ende është duke e pritur kronistin e duhur.

Puna juaj shpeshherë lidhet me trashëgiminë e babait tënd Nedzadit, dhe gjyshit tënd Zaim Imamovic, i cili ishte interpretues legjendar i sevdalinka. Pavarësisht ekspozimit të hershëm ndaj sevdah, çfarë muzike dhe performues tjerë kanë ndikuar në punën tënde?

Ka shumë të rinj muzika e të cilëve më ka frymëzuar: Anouar Brahem, Ravi Shankar, Kayhan Kalhor, Miles Davis.

Kur filluan të rinjtë që të interesohen në sevdah përsëri? Ku ishte ajo pika kthyese? Shumë njerëz e përmendin bendin Dertum si faktor i rëndësishëm që lidhet me këtë magjepsje të re në lidhje me sevdalinkën…

Kishte shumë. Dertum ishin të parët që nxitën interesim, dhe Mostar Sevdah Reunion shpërtheu në tregun ndërkombëtar. Ndoshta unë isha i pari që provova diçka “jopopullore”. Të gjithë filluam me diçka, por nuk mendoj që të gjithë e kemi një estetikë të ngjashme apo një qasje ndaj sevdah. Të gjithë filluan prej vizioneve të tyre përkatëse.

Sevdah është formë e jashtëzakonshme e artit që luan rol të rëndësishëm në edukimin emocional të shumë njerëzve. Është në anën tjetër të politikës së përditshme. Është ndikim më i gjatë dhe më i konsiderueshëm.

Ti nuk je vetëm performues, por edhe teoricien i sevdah. Në ligjeratën e titulluar “10 mitet më të zakonshme të sevdah”, i analizuat “të vërtetat” dhe i zbërthyet shumë mite – prej mitit të jashtëzakonshmërisë (“askush nuk mund të jetë si ne” dhe “duhet të jesh i lindur me të”), deri në pikën ku njerëzit mendojnë që në sevdah gjithçka sillet rreth “ekskluzivisht rreth punimeve të njohura” dhe se “sevdah është ekskluzivisht një ndjenjë, dhe se nuk kanë rregullësi muzikore”. Prej ku vjen kjo dëshirë për të analizuar, dhe a do të thonit që pikëpamja për sevdah ka ndryshuar së fundmi?

Mendoj që po. Pas më shumë se 10 vite pune, dalloj shumë ndryshime. Sa për atë ligjeratë, kanë kaluar shumë vite, dhe mendoj që bëri shumë për të hapur perspektiva të reja. Megjithatë, besoj se këto janë përpjekje afatgjate dhe duhet të bëjmë shumë më shumë.

A mund të shërbejë kjo valë e re e sevdah për t’i ndryshuar idetë e përhapura dhe rolet e ndara që ekzistojnë në sevdah tradicionale, dhe sa mendon për të kur fillon të shkruash?

Personalisht, është e rëndësishme, por nuk mendoj se është për të gjithë. Në afat të gjatë mendoj se mund të bëjmë më shumë meqë sevdah është formë e jashtëzakonshme e artit që luan rol të rëndësishëm në edukimin emocional të shumë njerëzve. Është në anën tjetër të politikës së përditshme. Është ndikim më i gjatë dhe më i konsiderueshëm.

Në të njejtën ligjeratë e përmendët nacionalizmin, ose faktin që sevdah shihet si nocion korrespondues me një grup etnik. A u zhvillua kjo ide më shumë pas viteve të 90-a, dhe sa ka ndikuar politika në sevdah?

Këto lloj ide kanë ekzistuar në këto fusha gati dy shekuj. Romanticizmi na mësoi se si ta duam vetën, dhe nacionalizmi i shtoi një ndjenjë të përbuzjes e mospërfilljes ndaj tjetrit dhe tjetrës. Sot na mbetet neve që me kujdes e përpikëri të punojmë për t’i shpërbërë shtresat që bëjnë që ne të jetojmë në varfëri dhe na privojnë nga të drejtat. Është proces i gjatë dhe i ndërlikuar në të cilin, ndonjëherë, tradhtarët vendas janë ata që refuzojnë ta shohin fajësinë e tjetrit në gjithçka.

A mund të flasim për ‘muzikë autoktone’ në rastin e sevdah?

Në këtë kuptim ka pjesë të zhanrit që janë krijuar krejtësisht në fushën tonë, atëherë sigurisht që po. Por shumica e elementeve erdhën me ushtritë që kaluan këtu, e kam fjalën në mënyrë metaforike si dhe me kuptimin e plotë të fjalës.

Nuk jam prej atyre njerëzve që mendojnë se artistët janë veçanërisht në krye të politikës: si qytetarë, të gjithë jemi në të njejtën ekip. Prandaj duhet të na ndijë të gjithëve.

A është e mundur që ta ndajmë kulturën nga politika në Bosnje dhe Hercegovinë, ose në Ballkan? Sa rëndësi i jep, dhe sa ndikon në punën tënde?

Nuk mendoj që është e mundur që të shkëputet politika nga kultura. Politika reale si dhe ajo afatgjate merret me aktivitete shoqërore. Si qytetar, jam shumë i interesuar në politikë. Nuk jam prej atyre njerëzve që mendojnë se artistët janë veçanërisht në krye të politikës: si qytetarë, të gjithë jemi në të njejtën ekip. Prandaj duhet të na ndijë të gjithëve.

A keni mbështetje nga strukturat në Bosnje dhe Hercegovinë, qoftë me ndihmë logjistike, qoftë financiare?

Mbështetja prej institucioneve është kryesisht deklarative; ose e kufizuar në shpërndarje të disa mijëra markave të parëndësishme për të cilat të lodhin. Ndërkohë, qindra e mijëra e madje edhe miliona iu shpërndahen atyre, e ata vetëm na buzëqeshin. Sinqerisht shteti duhet të ketë ide se çfarë duhet të bëhet për kulturë. Por ndjehem shumë keq kur fillojnë “të kenë ide”, e pastaj ndihem nostalgjik për kohët kur nuk kishin fare ide.

Keni diplomuar në degën e filozofisë. A ndikon ajo pjesë e jetës suaj në punën e juaj? A duhet t’i atribuohet filozofia kësaj dëshire për zbërthim, për kuptim më të mirë, dhe për shpërfillje të kategorive?

Mendoj se muzika ime nuk do të ishte e njejtë po të mos isha marrë me filozofi. Duke e thënë këtë, nuk e kam fjalën për pasionin tim për hetim, shkatërrim dhe komponim, por për vet performancën. E kam fjalën që vet muzika do të ishte shumë më ndryshe po të mos kisha studiuar filozofinë.

Imamovic duke performuar me Sevdah Takht, përfshirë edhe violonisten Ivana Djuric, për të cilën Imamovic beson se ka shtuar një dimension tjetër muzikor. Foto: Rade Markovic.

Me këtë e zgjeruat strukturën e bendit të juaj duke e përfshirë edhe Ivana Djuric që i bie violinës. Në çfarë mënyre e ndryshojë ky instrument i ri procesin kreativ dhe vet muzikën?

Njëkohësisht, Ivana e solli tingullin tradicional të violinës sevdalinka, por edhe disa momente më abstrakte. Mendoj se e morrëm një dimension që ngjyrosi gjithçka, kështu që nuk mund të mendoj për muzikën time pa të.

Keni performuar vet dhe me bend. Çfarë sfida ka secila prej këtyre mënyrave të performimit? Cila është fshehtësia e suksesit të Sevdah Takht? Duke patur parasysh që jeni gati si një Jugosllavi miniaturë, besoj që nuk është lehtë që të organizoheni…

Ta them sinqerisht, nuk është aq e vështirë. Është e rëndësishme që të gjithë duan që ta bëjnë si dhe gjejnë kohë. Është suportive madje, sepse kudo që takohemi punojmë shumë. Po të kishim jetuar në të njejtin qytet, me gjasë do të kalonim shumë kohë duke pirë kafe e duke bërë marrëveshje…

Kënga “Sarajevo” ishte shumë e mirë, sepse përfaqëson një pikturë pak më ndryshe të qytetit; më pak sentimentale, më pak të rrafshët. Prej ku erdhi vizioni yt për Sarajevën, dhe pse kishte reagime kaq të forta?

Nuk e di. Edhe pse shumicës së njerëzve u pëlqen. Nëse dikush pret që roli i një këngëtari sevdah të jetë statik, atëherë unë nuk do t’u pëlqej. Njejtë është edhe me këngë, dhe qasjen e tyre drejtë qyteteve.

Ju kam zënë me një moment në mes të koncerteve në Kroaci, Serbi dhe Maqedoni. A ka dallim në mënyrat se si audienca reagon ndaj sevdah dhe performancave të juaja në shtete të ndryshme të rajonit?

Dallimi i vetëm është se sa e njohin njerëzit punën time. Së pari audiencat shpeshherë presin sevdah të stilit të vjetër, e pastaj befasohen kur e shohin jetën e re të sevdah. Disa frikësohen e nuk kthehen më, ndërsa tjerë kanë respekt për inovacion, dhe kthehen.

Çfarë plane keni për të ardhmën? A do të jeni pjesë e Sevdah Takht apo jeni duke zhvilluar plane të juaja, ose projekte tjera…?

E dua Nenadin, Ivanën dhe Ivanin, si njerëz dhe si muzikantë. Takht është projekt në të cilin llogaris për afat të gjatë, dhe shpresoj që do të jemi të freskët e do ta frymëzojmë njëri tjetrin për një kohë të gjatë. Sigurisht, të gjithë kemi projekte përveç Takht, por ajo që e kemi të përbashkët është e veçantë. Planifikoj që të bëjë bashkëpunime, por Takht do të mbetet.K

Foto kryesore: Rade Markovic.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO