Shtyp | Hapësira Publike

Fjala e kryeredaktores

Nga - 03.06.2013

Mendim për rëndësinë e hapësirave publike në Kosovën e sotme, por edhe në botë përgjithësisht.

Publikimi i numrit tonë tematik për seksin, në dhjetor të vitit të kaluar, nxiti sulme të dhunshme nga islamikët radikalë, huliganët dhe të vetëquajturit policë të moralit.

Ata u mobilizuan me fanatizëm dhe sharje raciste, dhe vepruan duke u bazuar në gjoja legjitimitetin e tyre për të sjellë në shoqërinë tonë atë që ata e konsiderojnë “rend dhe kontroll”.

Më pas rrodhën një varg reagimesh nga përfaqësuesit e Qeverisë së vendit dhe të komunitetit ndërkombëtar, – duke përmbushur përgjegjësinë për të ofruar siguri dhe për të zbatuar ligjin, – dhe nga Avokati i Popullit dhe organizatat e shoqërisë civile (duke u shprehur kundër shkeljeve të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut). Ndërkohë, raportimi i mediave sensacionale dhe reagimi i publikut të painformuar për zhvillimet u shoqëruan me urrejtje dhe injorancë.

Ky incident ishte i ngjashëm me shumë raste të tjera në 13 vjetët e fundit gjatë “demokratizimit” të Kosovës, raste në të cilat liritë e individëve ose të grupeve janë shkelur dhunshëm, duke u bazuar në pikëpamje të caktuara në përpjekje për të imponuar të drejtat e autoritetit, kontrollit dhe veprimit.

Sot, në Kosovë, ne duhet ta mendoj

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO