S`fundmi | Kulturë

20 vite të bashkëpunimit kulturor transkombëtar në një libër

Nga - 29.06.2018

K2.0 dhe CZKD i dokumentojnë lidhjet kulturore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Publikimi i librit monografik “Rasti i Studimit: Përtej” u mbajt të enjten më 28 qershor në Qendrën Multimedia në Prishtinë. Si bashkëpunim ndërmjet K2.0 dhe organizatës së bazuar në Beograd, Center for Cultural Decontamination (CZKD), ky libër është dokumentim kritik i bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga viti 1997 deri më sot.

Ky publikim është rrjedhojë e një procesit të dokumentimit që ka zgjatur një vjet dhe ka përfshirë intervista me disa prej zërave më aktiv dhe më relevant në skenat përkatëse kulturore në të dy vendet gjatë dy dekadave të fundit. Majlinda Hoxha, Rozafa Maliqi dhe Luna Dordević i zhvilluan intervistat dhe e kuruan këtë kronologji, e cila jetësohet nëpërmjet zërave të akterëve të ndryshëm si dramaturgu Jeton Neziraj, historiania e artit Vesa Sahatçiu dhe antropologia Eli Kransiqi në Kosovë, si dhe filozofi Branimir Stojanović, artistja Darinka Pop-Mitić dhe historiania e artit dhe kuratorja Vida Knezevic në Serbi.

Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Nëpërmjet dokumentimit dhe rrëfenjës së ofruar nga personat e intervistuar, “Rasti i Studimit: Përtej” ofron një kronologji të ngjarjeve politike dhe kulturore në Kosovë dhe Serbi nga viti 1997 deri në vitin 2017. Pikënisja e kronologjisë është ekspozita “Përtej”, e cila u hap më 5 qershor, 1997, në CZKD në Beograd. Kjo ekspozitë kujtohet sot si hap kyç në skenën e arteve të shqiptarëve të Kosovës, për shkak se katër artistë shqiptarë – Sokol Beqiri, Mehmet Behluli, Maksut Vezgishi dhe Ilir Bajri – i ekspozuan punimet e tyre në kryeqytetin serb gjatë kohës së shtypjes së lartë politike të regjimit serb në Kosovë.

Publikimi në Prishtinë ishte prezantimi i parë formal i publikimit të ri, ndonëse një lansim i ngjashëm ishte planifikuar javën e kaluar në Center for Cultural Decontamination në Beograd. Megjithatë, më 19 qershor, nismëtarit kryesor të ekspozitës Përtej në vitin 1997, filozofit dhe kritikut të arteve Shkëlzen Maliqit, nuk iu lejua hyrja në Serbi kur ai bëri përpjekje për ta kaluar kufirin me Majlinda Hoxhën dhe Besa Lucin e K2.0, dhe drejtorin e Qendrës Multimedia, Jeton Neziraj.

Javën e kaluar, Shkëlzen Maliqit iu ndalua të hyjë në Serbi. Për këtë veprim nuk u ofrua ndonjë justifikim. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Për shkak se nuk u dha ndonjë justifikim për këtë ndalim, dhe për të mos kontribuar tek normalizimi i një praktike që është kundër lirisë së lëvizjes – një nga pikat kryesore të dialogut zyrtar ndërmjet dy qeverive në Kosovë dhe Serbi – i gjithë ekipi vendosi ta anulojë prezantimin dhe të kthehet në Prishtinë.

Lansimi i librit “Rasti i Studimit: Përtej” në Prishtinë pati formën e një diskutimi publik, në të cilin u përfshinë dramaturgia, aktivistja kulturore dhe drejtoresha e CZKD në Beograd, Borka Pavicevic, filozofi, kritiku i artit dhe kuratori i Përtej ’97, Shkëlzen Maliqi; akademiku dhe hulumtuesi për marrëdhëniet serbo-shqiptare, Aleksandar Pavlovic; dramaturgu dhe drejtori i Qendrës Multimedia, Jeton Neziraj; dhe kryeredaktorja e Prishtina Insight, Lura Limani.

Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

The launch was kickstarted with the screening of archival footage showing Serbian artists, such as Milica Tomić, commenting on the opening of Përtej in 1997 at CZKD. Many of those taking part at the time deemed the exhibition to be a cultural bridge and an opportunity to communicate with Kosovar Albanian artists through their creations to understand perspectives that were otherwise lacking in the Serbian arts scene and in the media at large. 

“Here we were called traitors,” Maliqi said, referring to the Kosovar Albanian artists who traveled to Belgrade for Përtej. “People were being arrested here, where there was an apartheid, and this is what newspapers were saying, that we were trying to cooperate with the enemy.”

Është klimë shumë e rrezikshme që më kujton shumë gjëra, dhe për këtë arsye, tash që po e shoh këtë libër duke u botuar pas 20 viteve, më bën të ndihem e frymëzuar, sepse po e krijon një hapësirë për të menduar”.

Borka Pavicevic, dramaturge

Maliqi e kujtoi këtë mundësi si hap thelbësor në skenën ndërkombëtare të artit, për shkak se Beogradi ishte një platformë më e madhe se qytetet tjera në ish-Jugosllavi. “Mundësitë e vetme për të ekspozuar në Kosovë ishin Hani i 2 Robertëve dhe galeria Koha”, tha ai. “Ne nuk kishim mundësi për t’i promovaur artistët në ndonjë vend tjetër përveç këtyre kafeneve”.

Për Maliqin, ekspozita në Beograd kontribuoi tek prezantimi i skenës artistike kosovare në një platformë ndërkombëtare të arteve.

Dramaturgia Pavicevic, e cila si drejtoreshë e CZKD ishte përgjegjëse për hapjen e Përtej në Beograd, tha se e gjithë ngjarja ishte e rrethuar me atë që ajo e përcaktoi si “mistifikim të frikës”, duke marrë parasysh kontekstin politik. Ajo shtoi se bashkëpunimi kulturor dhe artistik ndërmjet dy shoqërive vazhdon të rrezikohet.

“Gjithçka është e mbuluar nga një mjegull e skandalit, dhe është vështirë të flasim për përmbajtjet e këtyre veprimeve”, tha ajo, duke kujtuar edicionet e fundit të festivalit Mirëdita, dobar dan – organizuar nga CZKD – që nxitën protesta të grupeve nacionaliste serbe.

Borka Pavicevic tha se projektet transnacionale janë veçanërisht të rëndësishme në klimën aktuale të ngritjes së të djathtës ekstreme. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Duke folur për kontekstin e kuptimit të ekspozitës Përtej, Pavicevic reflektoi mbi rolin e bashkëpunimit kulturor në ditët e sotme. “Ky është një kontekst krejtësisht i ri në Evropë”, tha ajo. “Këto projekte kanë kuptim më të rëndësishëm sot, në kontekstin e ngritjes së krahut të së djathtës ekstreme dhe proteksionizmit të lartë të shteteve si përgjigje ndaj të gjithë këtyre njerëzve në nevojë. Është klimë shumë e rrezikshme që më kujton shumë gjëra, dhe për këtë arsye, tash që po e shoh këtë libër duke u botuar pas 20 viteve, më bën të ndihem e frymëzuar, sepse po e krijon një hapësirë për të menduar”.

‘Rraskapitje’ në bashkëpunim

Dramaturgu Jeton Neziraj theksoi se është krijuar një distancë ndërmjet akterëve të caktuar kulturor, përfshirë këtu disa artistë dhe institucione kulturore. “Interesat e institucioneve të caktuara kulturore dhe artistëve kanë ndryshuar dhe disa mundësi për bashkëpunim tani janë të kufizuara”, tha Neziraj. “Vështirë është të shpjegohet pse ka ndodhur kjo, por jam i sigurt se zhvillimet politike definitivisht kanë ndikuar dhe janë pengesë për shkak se tani kemi një klimë të re që nuk ështe favorshme”.

Jeton Neziraj tha se përderisa do të ishte lehtë të heqim dorë nga bashkëpunimi kulturor kur jemi të ballafaquar me pengesa politike, mirëmbajtja e lidhjeve të tilla është thelbësore. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Neziraj iu referua incidentit të fundit në kufi me Shkëlzen Maliqin për ta theksuar ndjesinë ekzistuese të rraskapitjes në mesin e akterëve kulturor, kur i marrim parasysh pengesat politike dhe administrative, dhe aludoi se ekziston një rrezik që në këtë kontekst shumë krijues thjeshtë mund të dorëzohen. Megjithatë, ai gjithashtu nguli këmbë që pasojat e përfundimit të bashkëpunimit ndërmjet akterëve të pavarur, si ndërmjet Qendrës Multimedia dhe CZKD, mund të jenë fatale. “Nuk mund ta imagjinoj një dialog politik pa këtë dialog kulturor”, erdhi në përfundim ai.

Në këtë aspekt, akademiku Aleksander Pavlovic e kujtoi nevojën për ta krijuar “një histori më të mirë”, duke reflektuar mbi fuqitë e miteve dhe propagandës së themeluar nga rrëfenjat dominuese nacionaliste. “Mua më duket se ne nuk mund të kemi ndikim sa deklaratat politike, sa droni, dhe nuk është punë e jona që të mundohemi të ndryshojmë gjithçka”, tha Pavlovic.

Aleksandar Pavlovic tha se individët mund të jenë relativisht të pafuqishëm kur përballen me rrëfenjat dominuese nacionaliste, por se ata duhet të vazhdojnë të fokusohen në përmbushjen e roleve të tyre sa më mirë që munden. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Ai reflektoi mbi kapacitetin e grupeve avangardë në çdo shoqëri, dhe theksoi: “Ne jemi përgjegjës për të bërë sa më shumë që mundemi në mediumet tona përkatëse, qoftë në teatër, në një qendër kulture, në punime akademike”

Limani nga Prishtina Insight i kujtoi forumit se “arti është luftë, arti është konflikt”, dhe reflektoi mbi atë se si artistët dhe projektet e tyre janë politizuar dhe janë vënë në shërbim të rrëfenjave të caktuara kombëtare, shpeshherë duke e njollosur qëllimin e tyre kryesor artistik.

“Shembulli më i mirë është ‘Face to Face’ e Drenit [Maliqit]”, tha ajo, duke iu referuar veprës së artistit kosovar që paraqet Adem Jasharin në një formë të frymëzuar nga Poparti, të pozicionuar përballë Elvis Presley-t të Andy Warhol; kjo vepër ishte planifikuar të ekspozohej në një retrospektivë në vitin 2008 në Beograd, por ekspozita në fund u anulua për shkak të protestave. “Ky është shembull i kritikës së qenësishme të diskursit nacionalist [nëpërmjet veprës artistike] që është shndërruar në objekt të nacionalizmit shqiptar”, tha ajo.

Lura Limani tha se arti është qenësisht një luftë dhe një konflikt. Foto: Atdhe Mulla / K2.0.

Për Limanin, rreziku lidhet me faktin se artistët, kritikët e madje edhe qytetarët, nuk kanë kontroll mbi interpretimet dhe politizimin e veprave të tyre përtej qëllimeve të tyre fillestare.

Për ta shikuar diskutimin e plotë, klikoni në këto linqe:

Pjesa 1:

Pjesa 2: 

Rasti i Studimit: Përtej” është publikuar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, dhe do të jetë në dispozicion online së shpejti në www.kosovotwopointzero.com dhe www.czkd.org.

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.