Hendeku gjinor në strukturat ekonomike në vend mbetet kokëfortësisht i lartë, me vetëm 14.4% të grave pjesëmarrëse në tregun e punës. Gratë përballen me nivelin më të ulët të punësimit në Evropë, ndërsa më tronditës është fakti që vetëm 21.5% e grave janë aktive në fuqinë punëtore, që do të thotë se shumica as që janë duke kërkuar punë.
MegjithatĂ«, hulumtimet dhe raportet e ndryshme tregojnĂ« qĂ« njĂ« numĂ«r i konsiderueshĂ«m i personave mbesin jashtĂ« statistikave zyrtare pĂ«r shkak se punojnĂ« nĂ« sektorin informal. Edhe pse tĂ« dhĂ«na tĂ« sakta vĂ«shtirĂ« gjenden, gratĂ« — duke punuar si rrobaqepĂ«se, pastruese tĂ« shtĂ«pive, flokĂ«tare ose punĂ«tore bujqĂ«sore sezonale — pĂ«rbĂ«jnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore informale. PĂ«rveç mungesĂ«s sĂ« kontratave, shumica e punĂ«torĂ«ve informalĂ« marrin paga tĂ« ulta pa asnjĂ« pĂ«rfitim tĂ« mirĂ«qenies sociale.Â
Nocionet dhe besimet tradicionale mbi llojet të punës profesionale se cilat punë janë më të përshtatshmë për gra e cilat për burra, vazhdojnë të kenë ndikim konkret te mundësitë e grave për punësim. Për shembull, gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë të mbipërfaqësuara në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë, ndërsa sektori i energjisë është ende terren i burave.
NjĂ« pĂ«rfaqĂ«sim mĂ« i madh i grave Ă«shtĂ« vĂ«rejtur nĂ« jetĂ«n politike, ku secilĂ«n zgjedhje po rritet numri i grave qĂ« fitojnĂ« pozitĂ«n e deputetes. Gjithashtu, qeveria e re, dalĂ« nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka deklaruar se synon pĂ«rfaqĂ«sim tĂ« barabartĂ« nĂ«pĂ«r institucione: njĂ« iniciativĂ« tĂ« tillĂ« e kanĂ« pohuar pĂ«rmes njĂ« vendimi nĂ« muajt e fundit pĂ«r pjesĂ«marrje tĂ« barabartĂ« nĂ« bordet publike.Â
Papunësia e grave, por edhe shfrytëzimi i atyre që kanë vend pune, po e ngadalëson rrugën drejt barazisë dhe drejtësisë sociale. Për këtë arsye, në diskutimin tonë të radhës brenda programit Lokomotiva, më 26 gusht prej orës 17:30, në Hub 2.0 (zyra e Kosovo 2.0) ne do të pyesim:
Cilët faktorë po i kontribuojnë stagnimit afatgjatë në rritjen e punësimit të grave? Si ndikon diskriminimi në punë në jetën publike dhe private të grave? Sa ndikojnë idetë tradicionale mbi profesionet në tregun e punës në këto dinamika?
Për ta nisur diskutimin kemi ftuar:
- Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore
- Saxhide Mustafa, zëvendës drejtoreshë e Institutit Riinvest
Do të ketë përkthim në gjuhën angleze dhe serbe.
Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Prince Claus Fund.