Paratë. Ato shpeshherë e kaplojnë sportin. I largojnë mbështetësit nga sportistët. E prishin në mënyrë të pakthyeshme barazpeshën në një drejtim. Ekipet e pasura gjithmonë fitojnë. Paratë gjithmonë përçajnë.
Por, në thelb, sportit i duhen paratë. Posaçërisht sportit kosovar. Stadiumet, palestrat, pistat, sheshet e lojërave dhe pishinat duhet të ndërtohen dhe të mirëmbahen. Lojtarët, stafi në terren, trajnerët, dhe madje edhe ndihmësit duhet të paguhen për kohën e tyre. Pajisjet kushtojnë shumë.
Pa mundësi fitimprurëse të cilat janë në dispozicion për disa sporte jashtë vendit, Kosova kryesisht është mbështetur në qeverinë për t’i mbuluar këto shpenzime. Si është përgjigjur shteti? Në këtë video, analizojmë se si paratë publike i janë dedikuar sportit në 15 vitet e fundit, dhe nëse kjo do të prodhojë ndryshime në epokën e re të sportit kosovar pas njohjes.
Animator dhe editor i videos: Jonny Wrate
Hulumtues: Dren Pozhegu
Skenari: Jack Robinson
Fotografitë origjinale: Atdhe Mulla
Fotografitë tjera: Stafi kreativ
Muzika: Liburn Jupolli
Audio incizimi dhe mixi: Studio 11 (Prishtinë)
Prodhuar nga K2.0
Të drejtat: K2.0K