Thirrje Publike për Aplikime për Grante të Vogla për Prodhimin e Përmbajtjes Mediatike
Numri i thirrjes publike: SMS KS IDS 02/2025
Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor shpall thirrjen publike për aplikime për Mbështetje për Zhvillimin e Brendshëm, Qëndrueshmërinë dhe Përshtatjen Digjitale të mediave të vogla dhe lokale në Kosovë.
Projekti SMS Facility – Mbështetje për Mediat e Vogla në Ballkanin Perëndimor po zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga gjashtë organizata të shoqërisë civile dhe organizata për mbështetjen e mediave – CPCD (Bosnjë e Hercegovinë) si aplikanti kryesor, Thomson Media GmbH (Gjermani), Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) nga Shqipëria, Kosovo 2.0 (Kosovë), Center for Civic Initiative (Mali i Zi) dhe Foundation Media & Democracy (Maqedoni e Veriut). Projekti mbulohet në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Objektivi i kësaj thirrjeje është të sigurojë mbështetje teknike dhe strukturore për t’i rritur kapacitetet organizative dhe qëndrueshmërinë afatgjate të mediave të vogla dhe lokale, duke mundësuar përshtatjen digjitale dhe pavarësinë e tyre institucionale.
Afati për aplikim: 17 tetor 2025, ora 12:00 (CET).
Sesion informues online – 16 shtator 2025, ora 13:00 (në anglisht). Ky sesion do të ofrojë udhëzime praktike për përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimeve. Regjistrohuni në këtë vegëz.
Në dokumentet e mëposhtme mund të gjeni udhëzime të hollësishme dhe formularët e kërkuar për të aplikuar:
- Shtojca 1 – Letër informuese për thirrje publike për SMS BIH TOI 01/25
- Shtojca 2 – Udhëzime për SMS BIH TOI 01/2025
- Shtojca 3 – Formulari i projekt-propozimit SMS BIH TOI 01/25
- Shtojca 4 – Buxheti SMS BIH TOI 01/25
Dokumentacioni i plotë, përfshirë udhëzimet e hollësishme për aplikantët dhe formularët e aplikimit, gjendet në këtë vegëz.