Konteksti Podcast | Personat e pagjetur

Kërkimi mjeko-ligjor për njerëzit e pagjetur të Kosovës

Nga - 30.08.2020

Tema e personave të zhdukur është ende një prej çështjeve më të rëndësishme të të drejtave të njeriut me të cilat Kosova vazhdon të përballet. Më shumë se 1,640 persona mbesin të zhdukur nga lufta e vitit 1999 — mbi 1,100 shqiptarë, 400 serbë dhe pjesa e mbetur që i përket komuniteteve të tjera pakicë, në veçanti atyre rome, ashkali dhe egjiptase.

Në fund të konfliktit u vlerësua se mbi 5,000 njerëz ishin të zhdukur. Ky numër u zvogëlua përgjatë viteve, kyesisht për shkak të hapjes së vazhdueshme të varrezave masive. Përkundër përparimit, ballafaqimi me çështjen e personave të zhdukur është proces i gjatë dhe i ndërlikuar i cili fillon me vetë krimet e kryera dhe vazhdon deri më sot, mbi dy dekada më pas.

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve (30 gusht) Dafina Halili nga K2.0 bisedon me Zëvendësdrejtoreshën e Institutit për Mjekësi Ligjore të EULEX-it, Tarja Formisto, rreth punës së bërë për zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur të Kosovës dhe vështirësive të hasura nga ajo dhe ekipi i saj.K

 

 


 

 

Ky podcast është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e tij i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.