Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP ju ftojnë që më 15 dhe 16 dhjetor të merrni pjesë në punëtorinë për zhvillimin e aftësive të hulumtimit dhe shkrimit mbi procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Kjo punëtori është pjesë e serisë së punëtorive me tema të ndryshme, e organizuar në kuadër të projektit “Angazhimi qytetar”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Pse procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian?
Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është fokusuar në integrimin e saj në BE si hap që do të ndikonte në stabititetin ekonomik dhe do të fuqizonte përpjekjet për shtetndërtim. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit shënoi një prej hapave themelorë në ndërtimin e marrëdhënieve konkrete ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Sidoqoftë, për t’u njohur si shtet kandidat për anëtarësim në BE, Kosova ende duhet të bëjë një rrugë të gjatë, veçanërisht në përmbushjen e obligimeve kontraktuale si përmirësimi i qasjes në drejtësi, garantimi i gjyqësorit të pavarur dhe procese të tjera.
Në anën tjetër, për pjesën më të madhe të qytetarëve në vend, integrimi në BE kryesisht shihet si rrugë drejt liberalizimit të vizave — një proces që do t’i jepte fund izolimit të gjatë të qytetarëve të Kosovës. Publiku kryesisht bazohet në raportimet e mediave për të kuptuar rezultatet e takimeve të shumta në Bruksel dhe gjetiu, por fatkeqësisht shumë prej çështjeve të rëndësishme mbulohen sipërfaqësisht nga mediat kryesore, duke e bërë të vështirë për qytetarët t’i kuptojnë me të vërtetë këto procese. Të kuptuarit e këtyre dinamikave është në veçanti e rëndësishme kur shkruhen dhe miratohen politika dhe ligje të reja që kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Organizatat think tank dhe mediat luajnë rol qenësor në informimin e qytetarëve për punën dhe performancën e institucioneve dhe ndikimin e drejtëpërdrejtë që puna e tyre ka në jetët tona. Në këtë mënyrë, qytetarët janë më të informuar dhe më të aftë që aktivisht të reagojnë dhe të përfshihen në këto procese.
Për punëtorinë:
Ftojmë gazetarët, hulumtuesit, aktivistët, studentët dhe personat e rinj të interesuar, të cilët janë entuziastë për të diskutuar rreth çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës në BE, duke përfshirë ndër të tjera negociatat për anëtarësim, politikat fiskale dhe orientimin strategjik për integrim në BE, si dhe mbulimin medial e raportimin për këto çështje.
Gjatë ditës së parë të punëtorisë do të fitoni më shumë njohuri rreth qasjes teorike e analitike të hulumtimit për Integrimin Evropian dhe mbledhjes së të dhënave e shkrimit të një punimi hulumtues, me ndihmën e trajnerëve tanë:
- Krenar Shala — Hulumtues
- Berat Thaqi — Analist i Politikave në Institutin GAP.
Në ditën e dytë të punëtorisë do të mësoni se si ta transformoni punimin hulumtues në artikull gazetaresk dhe ta ktheni në rrëfim, me ndihmën e trajnerëve:
- Jack Butcher — Zëvendës kryeredaktor në K2.0.
- Dafina Halili — Gazetare dhe redaktore kontribuese në K2.0.
Për ta mbajtur distancën fizike për shkak të COVID-19, kjo punëtori do të organizohet përmes platformës Zoom. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe do të ofrohet përmes grupeve në Viber.
Do të përzgjidhen gjithsej 25 njerëz. Të gjithë aplikuesit do t’i njoftojmë përmes email-it për statusin e aplikimit të tyre. Afati i fundit për regjistrim është 7 dhjetor 2020.
Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.
Kjo punëtori është pjesë e projektit “Angazhimi qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP.
Tung Arlind, Për të aplikuar në punëtori, ju lutem të mbushni formën përmes linkut: https://forms.gle/JNieyCU4DgCuJdu67
Pershendetje, faleminderit per mundesine qe te jemi pjese e ketij trajnimi, me mjaft me vlere per te rinjte qe kan synime per te ardhmen qe lidhen me tema qe kan te bejne me aktivizimim qytetar.
Pershendetje faleminderit se pari per mundesine qe te jemi pjese e ketij trajnimi mjaft me vlere qe lidhet me angazhimin qytetar dhe te perfitimit te sa me shume njohurive per te rinje e sidomos tek une personalisht si student ne pergaditje per te ardhmen qe po kerkojm cdo here trajnime dhe ligjerata ne menyre qe te jemi te gatshem ti zbatojme pastaj ne praktike!
Pershendetje me knaqesi po ju shkruaj qe te jem pjese e ketij trajnimi shume te rendesishem per te rinjte e sidomos per studentet e rinje qe kan sado pak perspektive per te ardhmen, per te fituar sa me shume njohur nepermjet trajnimeve e sidomos nga ky trajnim mjaft me vlere qe ka te beje me BE dhe Integrimin e te rinjeve nepermjet ketyre formave te zhvillimit!
Tung Diana, Për të aplikuar në punëtori, ju lutem të mbushni formën përmes linkut: https://forms.gle/JNieyCU4DgCuJdu67
W
Per të fituar Njohuri!
Perfitim i njohurive
Dua qe të jem me e informuar sa i perket procesit te integrimit te Kosoves ne BE, dua qe të du gjithcka per politikat e vendit, besoj qe do të kem mundesi qe të jem pjese e kesaj punetorie, gjithe të mirat.
Tung Bislime, Për të aplikuar në punëtori, ju lutem të mbushni formën përmes linkut: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfBOdoklMJuS5Y8cIvCkmBdVO5oT3y8f7EvZFbzow1kGniY9A/viewform
Tung Flaka, Për të aplikuar në punëtori, ju lutem të mbushni formën përmes linkut: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfBOdoklMJuS5Y8cIvCkmBdVO5oT3y8f7EvZFbzow1kGniY9A/viewform
Tung Arjeta, Për të aplikuar në punëtori, ju lutem të mbushni formën përmes linkut: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfBOdoklMJuS5Y8cIvCkmBdVO5oT3y8f7EvZFbzow1kGniY9A/viewform
Tung Arber, Për të aplikuar në punëtori, ju lutem të mbushni formën përmes linkut: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfBOdoklMJuS5Y8cIvCkmBdVO5oT3y8f7EvZFbzow1kGniY9A/viewform
Tung Fjolla, Për të aplikuar në punëtori, ju lutem të mbushni formën përmes linkut: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfBOdoklMJuS5Y8cIvCkmBdVO5oT3y8f7EvZFbzow1kGniY9A/viewform
Un si një gazetare e ardhshme besoj që do të fitojë eksperienca të reja dhe shumë produktive.
Do te ishte nder te jem pjese e ksaj puntorie ku do te merrja informata te ndryshme
DO ishte knaqësi ti jem pjesë e puntorisë për të mësuar më shumë si aktiviste si njohurit e reja janë të mirë se ardhura gjithmonë
Eksperienc
Shpresoj të më jepni mundësinë që të jem pjesë e kësaj puntorie.