S`fundmi | Lokomotiva

Punëtori: Rrjetet sociale për aktivizëm

Nga - 19.04.2021

Kosovo 2.0 ju fton të regjistroheni në punëtorinë “Rrjetet Sociale për Aktivizëm” në kuadër të programit Lokomotiva 2.0 që përkrahet nga Fondi Prince Claus.

Lokomotiva është një program tre-vjeçar që ka për qëllim t’i nxisë të rinjtë e të rejat të përdorin mjetet transmediale ashtu që në mënyrë konstruktive dhe të pavarur të sfidojnë narrativat e rrënjosura rreth identiteteve shoqërore. 

Punëtoria do të mbahet online më 5 dhe 6 maj prej orës 13:30 deri në 16:30 dhe do të udhëhiqet nga Valon Canhasi, strateg i rrjeteve sociale dhe drejtor i agjencisë së rrjeteve sociale Hallakate.

Rrjetet sociale janë zhvilluar me shpejtësi të madhe në dekadën e fundit. Ato po përdoren gjithnjë më shumë për të marrë lajme dhe informata. Por, janë zhvilluar edhe si arena të debateve dhe diskutimeve politike e edhe si platforma për angazhim në aktivitete civile.

Disa nga shembujt e fundit të rolit të rrjeteve sociale në zhvillimin e lëvizjeve aktiviste janë lëvizja #MeToo për ngritjen e ndërgjegjësimit për ngacmimet dhe sulmet seksuale dhe lëvizja #BlackLivesMatter, e cila e ka përdorur këtë hashtag/thurje për gati 8 vite për të tërhequr vëmendjen ndaj kauzës nëpërmjet rrjeteve sociale. 

Pra, duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm që e kanë rrjetet sociale në jetët tona sot, ju ftojmë të aplikoni në këtë punëtori nëse jeni aktivistë, gazetarë të rinj, hulumtues dhe individë të tjerë të interesuar që t’i përmirësoni aftësitë tuaja të përdorimit të rrjeteve sociale për kauza të ndryshme.

Kjo punëtori ju mëson:

  • ta përçoni mesazhin e dëshiruar në mënyrë efektive nëpërmjet rrjeteve sociale;
  • t’i përcaktoni objektivat kreative, audiencën dhe treguesit kyç të performancës (KPI);
  • për kompetencat teknike, kognitive dhe emocionale që nevojiten kur i përdorni rrjetet sociale për të kërkuar informata, për komunikim, për krijim të kontentit/përmbajtjeve
  • për menaxhimin e faqeve në Facebook;
  • për zhvillimin e fushatave të marrëdhënieve me publikun apo marketingut nëpërmjet faqeve në Facebook;
  • për shmangien dhe zgjidhjen e problemeve gjatë këtyre proceseve;

Për të siguruar distancim fizik, punëtoria do të organizohet online përmes platformës Zoom. Për ata dhe ato që kanë nevojë do të sigurohet përkthim në gjuhët angleze dhe serbe përmes kanaleve të përkthimit në Zoom.

Për t’u regjistruar në punëtori, ju lutem klikoni këtu. Të gjithë aplikuesit do të njoftohen për statusin e aplikimit të tyre. Afati i fundit për regjistrim është 2 maj, 2021.K

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.

  • 22 Apr 2021 - 13:55 | Ardiana:

    Per shkak te mungeses se pervojes ne kete fushe, kjo puntori do te me ndihmonte shume ne rritjen time profesionale. Gjithashtu, do te ndikoj direkt ne qasjen time ndaj tregut te punes.

  • 19 Apr 2021 - 15:51 | Mirsada Lekaj:

    Mendoj se kjo do ishte një eksperiencë shumë e vlefshme dhe me tepër përfitime si dhe me përdorim aktual në pjesën e social media/ rrjeteve sociale. Do më pëlqente shumë po të isha pjesë e saj.

KOMENTO