Më 23-24 dhe 30-31 mars, Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP ju ftojnë t’u bashkoheni serive të punëtorive me qëllim të përmirësimit të aftësive tuaja në hulumtim dhe shkrim rreth të drejtave të gazetarëve dhe lirisë e medias. Këto punëtori janë pjesë e një serie më të gjerë të punëtorive, organizuar në kuadër të projektit “Inovacioni për media të qëndrueshme dhe angazhim qytetar” që financohet nga Bashkimi Evropian.
Pse liria e medias?
Kur e shikojmë funksionimin e demokracive, media luan një rol qenësor në kontrollimin e punës së institucioneve dhe ua mundëson qytetarëve të marrin pjesë në jetën sociale, kulturore dhe politike të vendit të tyre. E nëse media funksionon si rojë e demokracisë, atëherë quis custodiet ipsos custodes (kush i vëzhgon vëzhguesit)?
Gjithashtu, media përbëhet nga punëtorë — gazetarë, redaktorë, kameramanë, e të tjerë — dhe niveli në të cilin këta punëtorë gëzojnë apo jo të drejtat që u takojnë, mund ta bëjë të gjithë ndryshimin në cilësinë e informacionit që ata prodhojnë dhe rrjedhimisht në shëndetin e demokracisë.
Teksa media shpesh sheh dhe hulumton për pjesën tjetër të shoqërisë, është thelbësore që media dhe profesionistët e medias të dinë të hulumtojnë dhe raportojnë mbi të drejtat e vetë gazetarëve dhe lirinë e medias, duke promovuar pavarësinë, sigurinë dhe përgjegjësinë sociale përbrenda sferës së medias.
Rreth punëtorive
Ftojmë gazetarë/e të rinj/reja, hulumtues/e, aktivistë/e dhe individë të interesuar, të cilët dëshirojnë t’i zhvillojnë apo përmirësojnë aftësitë e tyre hulumtuese dhe ato të të shkruarit rreth çështjeve të medias, të na bashkohen në punëtori.
Seria e punëtorive do të ndahet në dy komponentë. Dita e parë e çdo punëtorie do të përqendrohet në qasjet teorike rreth hulumtimit dhe mbledhjes së të dhënave, ndërsa dita e dytë e çdo punëtorie do t’ju mësojë se si ta transformoni hulumtimin dhe njohuritë në një artikull gazetaresk që tregon një histori bindëse.
1. Punëtoria e parë, më 23 dhe 24 mars, nga ora 12.00 deri në 18.00 — Media rreth medias: të drejtat e gazetarëve
- Dita e parë: Remzie Shahini-Hoxhaj (Drejtoreshë e Institutit të Medias të Universitetit të Prishtinës)
- Dita e dytë: Labinot Leposhtica (Koordinator i Zyrës për Monitorimin e Gjykatave dhe Ligjit në BIRN)
2. Punëtoria e dytë, më 30 dhe 31 mars, nga ora 10.00 deri në 16.00 — Media rreth medias: liria e medias
- Dita e parë: Jeta Abazi (Ligjëruese në Universitetin e Prishtinës)
- Dita e dytë: Arta Avdiu (Kryeredaktore e Dukagjini)
Për pjesëmarrësit do të shërbehet drekë gjatë punëtorive. Ju mund të zgjidhni të merrni pjesë në të dy punëtoritë apo vetëm në njërën prej tyre.
Përkthimi në anglisht dhe serbisht do t’u sigurohet atyre që kanë nevojë. Punëtoritë do të mbahen në Hub 2.0 (adresa: rruga “Ferat Dragaj”, nr 25, Bregu i Diellit, Prishtinë).
Procesi i regjistrimit
Ju lutemi klikoni këtu për t’u regjistruar në punëtori.
Gjithsej 25 persona do të përzgjidhen për të marrë pjesë në secilën punëtori. Do t’ju njoftojmë të gjithëve për statusin e aplikimit përmes emailit. Afati i fundit për regjistrim është 17 mars 2022.
Imazhi i ballinës: Ferdi Limani / K2.0
Kjo seri e punëtorive është pjesë e projektit “Inovacioni për media të qëndrueshme dhe angazhim qytetar” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i implementuar nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP.
Pse kjo klauzolë?
Do te doja te informohesha me shumë rreth mediave.
Do doja të njihja më shumë procesin e hulumtimit të punës në media.Në radhë të parë do doja të dija procesin e raportimit dhe funksionimin e medias.