Biseda | Media

Branko Cecen: Gazetarët hetues përballen me linçime, kërcënime dhe sulme fizike në Serbinë e Vucic

Nga - 07.12.2016

Drejtori i Qendrës për Gazetari Hetuese në Serbi (CINS) flet për atë se pse doli nga salla gjatë fjalimit të kryeministrit në një konferencë rajonale të mediave.

Në mbrëmjen e 21 nëntorit, pak pas hapjes zyrtare të konferencës së sivjetme të Organizatës së Mediave në Evropën Jug-Lindore (SEEMO), kryeministri serb, Aleksandar Vucic, dha një fjalim. Kjo ngjarje e përvjetshme që i përkushtohet lirisë së shtypit në Evropën Juglindore po mbahej në kryeqytetin e Serbisë, me rreth 200 gazetarë pjesëmarrës.

Të zhgënjyer mbetën shumë gazetarë në dhomë kur u bë qartë në fund të fjalimit të tij se kryeministri do t’i pranonte vetëm tri pyetje, dhe se ato mund të shtroheshin vetëm prej gazetarëve të huaj; gazetarëve vendas nuk u dha një zë.

Megjithatë, edhe para se ta fillonte Vucic adresimin e tij, disa gazetar vendas dolën nga salla njëkohësisht, në shenjë proteste ndaj pranisë së tij në këtë ngjarje.

Njëri prej tyre ishte Branko Cecen, drejtori i Qendrës prë Gazetari Hetuese në Serbi (CINS). Luka Zanoni foli me Brankon me pas për atë se pse iu duk ati e nevojshme dalja nga salla, se si është të jesh gazetar hetues në Serbinë e Vucic dhe për shpresat e tij për të ardhmën e mediave.

Ju dhe gazetarët tjerë dolët nga salla kur erdhi Vucic. Pse?

Aleksandar Vucic, kryeministri i Serbisë, është ai që duhet fajësuar për dështimin e mediave [në Serbi]. Ai i poshtëron dhe ofendon gazetarët, parimisht. Vucic ka mbështetur dhe ka lëvduar publikisht mediat që bëjnë propagandë dhe që i sulmojnë personat individual, duke ua shkatërruar jetët. Ai e privon vendin dhe qytetarët nga e drejta kushtetuese për t’u informuar me kohë, në mënyrë objektive dhe të drejtë. Ai e bënë gjatë gjithë kohës, dhe gjërat po keqësohen.

Veprimi im ishte protestues, dhe m’u bashkuan dhjetëra kolegë për të treguar që nuk e pranojmë këtë që po ndodh.

A besoni se ky gjest simbolik kontribuoi në lirinë e shprehjes dhe shtypit?

Nuk pres asgjë nga ky gjest, kjo protestë. Në fakt, prita që të mos e dallonte askush. Në fund të fundit, dhjetë prej neve dolëm nga salla prej diku 200 gazetarëve që ishin të pranishëm. Megjithatë, frustrimi – jo vetëm i gazetarëve, por edhe i qytetarëve – i shkaktuar nga sjelljet dhe ofendimet e vazhdueshme të Vucic ndaj gazetarëve, është i tillë që veprimi jonë simbolik bëri që të shpërthejë në rrjete sociale. Përveç kësaj, kjo epizodë u raportua nga disa media relativisht objektive dhe të pavarura. Pra ky gjest, edhe pse i paplanifikuar, morri publicitet që më befasoi me kuptimin e plotë të fjalës. Postimi im spontan në Twitter u pa nga 17,000 njerëz.

"Politikanët duhet të kuptojnë që një vend fillon të zhvillohet vetëm kur mediat nuk janë vegla në duart e tyre, mjete të propagandës në përpjekjet e tyre për pushtet."

A shpresoni që situata e mediave od të përmirësohet në të ardhmën?

Nuk kam më shpresa për këtë aspekt. Punoj me organizatën time për të bërë gazetari hetuese sipas standardeve ndërkombëtare në një mënyrë objektive, neutrale dhe profesionale. E vetmja gjë që mund të them është se, përderisa ekzistojmë, mund të jemi fara nga e cila një ditë, kur është e mundshme, do të lind gazetaria e rregullt.

Për mendimin tim, mediat janë produkt e klimës politike, strukturës ligjore, aplikimit dhe mosaplikimit të ligjit, opinionit publik, dhe në fund, suksesit ekonomik të një vendi. Për funksionimin e rregullt të mediave në Serbi, duhet të garantohet ndonjë nivel i sundimit të ligjit, e ne jemi larg kësaj. Edhe po të ekzistonte një qëllim serioz në këtë drejtim, procesi do të zgjaste me dekada.

Politikanët duhet të kuptojnë që një vend fillon të zhvillohet vetëm kur mediat nuk janë vegla në duart e tyre, mjete të propagandës në përpjekjet e tyre për pushtet. Në fakt, mediat duhet t’u sigurojnë qytetarëve jo vetëm informata të sakta për fakte, por edhe një hapësirë për t’i shprehur opinionet e tyre.

Për më tepër, ata duhet të zhvillojnë institucione më të fuqishme dhe t’i lënë që ta kryejnë punën e tyre. Qytetarët serb rrallëherë kanë besim në media, sepse shpeshherë mediat nuk mund t’i bien në fije se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, por e njejta gjë vlenë për institucionet – policinë dhe autoritetet gjyqësore. Dhe kur gazetarët e bëjnë në vend të tyre, me vite persekutohen nga mafia që duan t’i vrasin ata, dhe detyrohen kështu që të jetojnë nën mbrojtje ose të largohen nga shteti.

Në këtë situatë, nuk mund të prisni që të kemi media funksionale. Prandaj them se, me punën e Qendrës për Gazetari Hetuese në Serbi, po e mbjelli një farë që do të lulëzojë kur është gati toka – të paktën më ipni një sistem të pavarur dhe profesional të drejtësisë!

Cila është pengesa më e madhe me të cilën përballeni gjatë punës suaj si gazetar hetues?

I tejkalojmë pengesat çdo ditë, dhe arrijmë që të bëjmë gazetari hetuese. Problemi është se mediat kryesore me kuptimin e plotë të fjalës i varrosin gjetjet tona. Në një shtet gjysëm-analfabet, televizioni kombëtar është krejtësisht i kontrolluar nëpërmjet tregut të marketingut, nga partia politike që është në fuqi. Pra mund të bëni gazetari hetuese sa të doni… si BIRN, KRIK, Insajder, të gjitha organizata të suksesshme që punojnë me standardet më të larta ndërkombëtare – të gjithë po e bëjmë kot.

Nuk kemi para, nuk kemi mundësi që ta mbrojmë vetën, shpeshherë na kërcënojnë e jemi nën presion ligjor, kemi probleme të mëdha me institucione që nuk duan të punojnë me ne – meqë përkundër faktit që ekziston një ligj shumë i mirë për qasje në informacion, institucionet e mëdha nuk na japin qasje në dokumentet më relevante. Por ne disi arrijmë që t’i tejkalojmë këto pengesa, e të përballemi me to.

Megjithatë, kanë gjetur një formulë fantastike – punoni sado që doni, puna juaj nuk do të arrijë deri te qytetarët e këti vendi ashtu kështu.

A keni marrë ndonjë kërcënim ju ose kolegët e juaj?

Pom, ndonjëherë kemi marrë kërcënime, por nuk e kemi bërë të madhe. Një sondazh i bërë në SHBA për sulmet fizike ndaj gazetarëve gjeti se 70 përqind të rasteve ndodhin pa ndonjë kërcënim të mëhershëm – meqë ata që duan të të lëndojnë me të vërtetë sigurisht se nuk të paralajmërojnë.

Në rastet tona, të gjitha sulmet që i kemi vuajtur – përveç ato iracioanle, si kur dikush e pret gazetarin/en para gjykatës dhe e godet me boks – kanë ndodhur pasi dikush ka mbledhur informata për lëvizjen dhe sjelljet e gazetarit/es.

"Askush nuk del vet, vonë natën, nëpër rrugë të vogla e të errëta. Nëse situata është shumë e komprometuar, i dërgojmë gazetarët jashtë vendit për një periudhë kohore."

Në tetor, disa gra gazetare të CINS, që po punonin në disa artikuj të ndjeshëm, u përcollën nga disa burra që dukeshin si shumë të dhunshëm, dhe të cilët i inçizuan ato haptas, me qëllim të qartë për të na frikësuar që të na detyrojnë në fund që të heqim dorë nga hetimi.

Në këto raste, i kemi dy opcione. I pari është që ta bëjmë publike, gjë që e bëmë, duke denoncuar atë që ndodhi në polici – e befasishme për ne ishte që ata nisën hetime serioze, por të shohim se a do ta çojnë deri në fund. I dyti është që t’u premtojmë lexuesve që do t’i përfundojmë artikujt në të cilët punojmë. Jemi ekip dhe nuk është e mjaftueshme që të kërcënohet njëri prej neve që të mbytet një artikull. Pra, dhuna është e padobishme – duhet të jetë e qartë për të gjithë.

Kjo është e tëra që mund të bëjmë, përveç protokolëve të sigurisë që kanë për synim reduktimin e kohës që gazetarët e kalojnë vet. Askush nuk del vet, vonë natën, nëpër rrugë të vogla e të errëta. Nëse situata është shumë e komprometuar, i dërgojmë gazetarët jashtë vendit për një periudhë kohore, me kolegë të organizatave të ngjashme, si rrjeti ndërkombëtar OCCRP.

Por përveç dhunës, ka edhe më shumë. E gjetëm në sistemin tonë elektronik një softuer që mbledh të dhëna meta, i klasifikon ato, i indekson përsëri, dhe i dërgon përsëri te dikush. Kjo na frikëson.

Së fundmi, policia e arrestoi një djalë, një haker, që kishte sulmuar disa portale, përfshirë edhe tonin, me sa dukej. Ai është nga Beogradi, por kishte publikuar një postim duke lëvduar UÇK [Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës] dhe Shqipërinë e Madhe, si duket për ta larguar vëmendjen nga vetja e për t’ua lënë fajin tjerëve, shqiptarëve. Ky djal u gjet gjithashtu në posedim të të gjitha fjalëkalimeve tona prej vitit 2014 e deri sot.

Dikush më thirri për të më frikësuar dhe e lëshoi inçizimin e një bisede që e bëra me bashkëshorten time, një bisedë që kishte ndodhur në shtëpinë tonë.

Ja se me çfarë përballemi në ambientin ku punojmë, ndërsa Aleksandar Vucic na thotë se mediat janë të lira. media are free.

logo_ce-en-quadri-1Ky artikull u shkrua fillimisht për Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa si pjesë e projektit të Qendrës Evropiane për Liri të Mediave dhe Shtypit (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. K2.0 është partner i projektit të ECPMF dhe ka publikuar përsëri artikullin me leje. Përmbajtjet e këti publikimi janë përgjegjësi e vetme e projektit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merren për të pasqyruar pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Foto kryesore: CINS