Edicioni i tretë i DOKU:TECH, që zgjatë tërë fundjavën, arriti kulminacionin në një seri të fjalimeve që të bëjnë të mendosh, dhe e gjithë kjo ndodhi mbrëmë në Prizren. Konferenca tani më e përvjetshme teknologjike që u lind nga një bashkëpunim në mes të IPKO Foundation dhe SHARE Foundation organizohet nën ombrellën e DokuFest dhe e ka trashëguar karakterin aktivist të festivali të filmit.
Për shkak të lokacionit në ambient të hapur te Lidhja e Prizrenit dhe motit të ligë një ditë më parë, rundi i parë i fjalimeve që pati të mbahej të shtunën në mbrëmje u shtye për të dielën. Kështu pjesëmarrësit u kënaqën me dy herë më shumë fjalime në mbrëmjën e fundit. Një mbulesë e madhe e instaluar në atë lokacion të përkohshëm e lejoi mbrëmjën që të vazhdonte pa marrë parasysh motin; shiu nuk u lejua ta pengonte egenimentin deri në mbrëmje.
Plot njerëz qëndruan të ulur duke folur mes veti deri sa prisnin që të nisë programi. Tjerët i shijonin animacionet plot ngjyra që formojnë fushatën vizuale të DOKU:TECH. Gjithçka shfaqej në një ekran të madh e të dredhuar.
Kur nisi mbrëmja, vizitorët dëgjuan fjalime prej shtatë folësve të kuruar në mënyrë të veçantë; 11 ishte planifikuar të flasin në program. Pas dy ditëve me masterklasa dhe ëorkshop-e gjithëpërfshirëse nëpër qytet, fjalimet e mbyllën një fundjavë me një koleksion befasues të temave – një TEDx për botën e teknologjisë.
“A mund të jemi më të mençur se bakteriet në një pjatëz laboratori?”
Aral Balkan, zhvillues i programeve kompjuterike dhe ndërmarrës social britanez që jeton në Suedi, nisi fjalimet duke ofruar një kritikë të qartë por të flaktë ndaj drejtimit që e ka marrë bota e teknologjisë, dhe mënyrës se si shoqëritë e institucionet tona po e trajtojnë këtë çështje. “Bakteriet në një pjatëz me lënë ushqyese rriten deri sa popullsia zhduket për shkak të mungesës së ushqimit”, shpjegoi ai.
Nga metafora e tij e parë e shoqërisë njerëzore si bakterie që vdesin në një pjatëz laboratori, ai vazhdoi të flas për pabarazinë sistematike me të cilën jetojmë, duke e denoncuar si rrezik ekzistencial ndaj neve si specie.
Fjala kyçe e Ballkanit për atë natë ishte “të dhëna”. Mënyra se si i qasemi të dhënave tona, sipas tij, është shembull i kësaj pabarazie. Për ta ilustruar këtë pikë, ai e përmendi shembullin e Mark Zuckerberg, i cili deklaroi se “Privatësia ka vdekur!”, e njëkohësisht i bleu katër shtëpitë rreth shtëpisë së tij për ta mbrojtur privatësinë e tij.
Nëpërmjet Ind.ie, ndërmarrjes së tij të vogël sociale e cila punon për drejtësi sociale në epokën digjitale, Aral bashkë me partneren e tij Laurën, po zhvillon vegla të caktuara në përpjekje për ta shtyer inovacionin në një drejtim tjetër, dhe për ta mbrojtur përdorësin nga kultivimi agresiv i të dhënave në formë të ndjekësve të palës së tretë. Ai e ka zhvilluar bllokuesin e ndjekësve për programin e eksplorimit të internetit, Safari. Ai bllokues quhet Better. Ai gjithashtu është duke punuar në vegla tjera si mjetin për mesazhe private Heartbeat.
“Kemi mbjellur fara muti, kemi rritur drunj muti, dhe mendojmë pse pema e ka shijën e mutit”, tha ai. Balkan vajtoi për gjendjen aktuale të teknologjisë, dhe tha se ëndërron për një dru tjetër, që do të rritë llojshmëri të pemëve të shijshme, të cilat janë në dispozicion për të gjithë.
Nëpërmjet punës së tij, ai po mundohet të mbjellë një farë tjetër, dhe të ndërtojë një urë me të cilën njerëzit mund të migrojnë nga ‘druni i mutit’ te druni i tij i ëndrrave – urë nga një botë e centralizuar dhe kapitaliste, te bota e tij ideale, e decentralizuar dhe e përbashkët, e privatësisë dhe ndarjes.
T’i ndihmojmë komuniteteve që ato t’i ndihmojnë vetës
I dyti ishte Sebastian Mitchell nga Ushahidi, një kompani inovative joprofitabile nga Nairobi që ofron një platformë ku individët mund të krijojnë harta të specializuara online duke i marrë të dhënat prej publikut. Pavarësisht vështirësive që i pati me klikuesin e Powerpoint-it, Mitchell i shpjegoi audiencës disa prej hiteve më të mira të Ushahidit.
Ushahidi fillimisht u themelua gjatë dhunës post-zgjedhore dhe shtypjes rezultuese të mediave në vitin 2008 në Kenja. Kjo kompani arriti të raportojë dhe përcaktojë vendndodhjen e ngjarjeve kritike me kategori, si vjedhje ose përdhunime. Tetë vite më vonë, 100,000 harta janë prodhuar në mbi 160 vende, përfshirë Kosovën.
“Ajo që na shtyen neve përpara është ndryshimi i mënyrës se si rrjedh informacioni”, shpjegoi Mitchell, “pra në vend se prej lartë poshtë, pra si mediat që na i shesin informatat, ne duam nga poshtë lart: informata nga populli duke u filtruar lartë deri te populli. Me të vërtetë mendojmë se kjo është mënyrë shumë efektive për t’i ndihmuar komuniteteve, që ato t’i ndihmojnë vetës”.
Ushahidi i mundëson të gjithë që të dorëzojnë mesazhe të shndërruara në kode, dhe të shënuara me lokacion gjeografik, nëpërmjet SMS, që automatikisht procesohet dhe vendoset në një hartë, që mundëson vizualizimin e situatës. Shembujt që ai i përmendi i ilustruan tri fushat kyçe që mund të përfitojë platforma e Ushahidi. Syrian Tracker, hartë e drejtpërdrejtë e konfliktit të vazhdueshëm, mund të përdoret si reagim ndaj krizave. Edhe Harass Map në Egjipt, edhe SafeCity në Indi, i lejojnë viktimat e ngacmimeve seksuale që t’i raportojnë incidentet dhe t’i paralajmërojnë tjerët që t’i shmangen atyne zonave. Uchaguzi i Kenjas e fuqizoi ndërveprimin në mes të qytetarëve dhe qeverisë para zgjedhjeve të vitit 2013.
Nëse manifesti i Ballkanit për teknologji, që “përfitojnë njerëzit dhe vetëm njerëzit” e jo korporatat, i vendosi parametrat e mbrëmjes, Ushahidi u duk sikur i mbijetoi dënimit. Mitchell nuk e teproi duke e theksuar rëndësinë e saj. “Diçka që u themi të gjithëvve që përdorin programin tonë është se nëse mendon që teknologjia është i gjithe projekti, dhe mund t’i zgjidh të gjitha problemet, e keni gabim. E kemi parë që teknologjia është vetëm 10 përqind e një zgjidhjeje të suksesshme”.
Teknologjia për t’i ndihmuar refugjatët
Një shembull tjetër i asaj se si teknologjia mund t’i fuqizojë njerëzit që kanë nevojë u prezantua nga një figurë e madhe e botës së teknologjisë. Mike Butcher, redaktor i përgjithshëm në TechCrunch, foli për përfshirjen e tij në organizatën Techfugees; grumbullim i talentëve që synon koordinimin e reagimit të komunitetit ndërkombëtar të teknologjisë për nevojat e refugjatëve. Me një hyrje gazmore, ai shpjegoi këtë ndërmarrje sociale, dhe mënyrën se si erdhën deri te emri: “Technology… refugees… wait a minute… Techfugees!”
Butcher shpjegoi se si, për shkak të rrjetit të tij të madh – ai i ka 126,000 ndjekës në Twitter – përpjekjet modeste të tij për t’u organizuar me persona që mendojnë si ai, për të diskutuar këtë problem, u pritën me mbështetje spektakolare. Nga grupi fillestar i 20 shokëve që e diskutuan së pari idenë, pas vetëm dy ditëve, qindra njerëz shprehën interesimin e tyre për të ndihmuar.
“Më shumë do të kisha dëshirë të flisja për mundësitë e refugjatëve, e jo krizën e refugjatëve”, tha ai për audiencën. Kjo përpjekje e përbashkët kas shkaktuar organizimin e disa konferencave dhe hackathons me synim të sigurimit të veglave të dobishme për refugjatë dhe për organizatat që u ndihmojnë atyre. Qindra aplikacione dhe produkte të ndryshme janë zhvilluar nga rreth 11,000 anëtarët e Techfugees, dhe janë vënë në përdorim nga OJQ-të ose vet refugjatët. Butcher i inkurajoi të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen kapitullit më të afërt nga gjithsej 27 kapitujt e Techfugees, dhe t’i përdorin për mirë aftësitë e tyre.
Moraliteti vs Indiferenca / Idealizmi vs Pragmatizmi
Duke e ndërprerë programin e zgjeruar të fjalimeve, Balkan, Butcher dhe Mitchell u ftuan në skenë për të marrë pjesë në një diskutim me panel, që kryesisht u fokusua në rëndësinë e privatësisë. Në fund debati ishte për betejën në mes të moralitetit dhe indiferencës, ose – varësisht nga pikëpamja juaj – në mes të idealizmit dhe pragmatizmit.
Balkan e dominoi panelin, duke i mbajtur nën kontroll kolegët e tij. Butcher, për shembull, e përmendi përdorimin e mesazheve të koduara nga ëhatsApp si hap përpara, e Balkan me shpejtësi ja kujtoi se ky aplikacion ende ruan metadata, para se të kujtonte deklaratën e ligë të ish-drejtorit të NSA, David Cole, para dy viteve, kur tha “ne i vrasim njerëzit me metadata“.
Të gjithë, megjithatë, u pajtuan mbi rëndësinë e privatësisë personale, dhe shprehën shpresat e tyre për zhvillimin e veglave të reja, që do të respektojnë të drejtat individuale, pa marrë parasysh se a vijnë prej projekteve të përbashkëta, apo lindin natyrisht nga burimet e korporatave për shkak të kërkesës. Të dhënat tona mund të jenë si nafta në shekullin 21, por e ardhmja mbetet te mënyra se si i përdorim.
Dhomat e Opiumit në Realitet Virtual
Si mund të jenë jetat tona në vitin 2026? Në rundin e dytë të fjalimeve, gjithçka u nis nga Thorsten ëiedermann, themeluesi i A Maze Festival, i cili i kaloi 48 orë i zhytur në një botë të realitetit virtual. I frymëzuar nga ditët e tij idilike, të lumtura e paqësore kur eksperimentonte me LSD, tani e ka krijuar këtë film të cilin mund ta shikoni online. Është rezultat i ati udhëtimi në realitet virtual.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai së shpejti do ta përsëris përvojën në një festival të elektronikës në Meksikë, ku premton që do ta bëjë gjysmë i zhveshur, në një kafaz të xhamit. Për ëiedermann, realiteti virtual është më pak për video lojëra e më shumë për kërkimin e “përvojave që ta ndryshojnë mendjen”. Pra si do ta bëjmë këtë në vitin 2026? Një mundësi është dhomat e opiumit në realitet virtual, sipas tij.
Ndërmarrësi finlandez Valto Loikkanen e solli audiencën e mbledhur në DokuTech përsëri në tokë, prej lartësive të udhëtimit në realitet virtual të ëiedermann. Loikkanen specializon në financim publik dhe tregje të investimit publik. Loikkanen dha një fjalim informativ dhe teknik për atë se si krijohen ‘ekosistemet’ e sakta teknologjike që mundësojnë lulëzimin e bizneseve të reja.
Banorët elektronikë të Estonisë
Një pikë e nxehtë e natës erdhi falë Tobias Stone, fjalimi ndriçues i së cilit u fokusua në programin inovativ të banimit elektronik në Estoni, për të cilin ai është këshilltar special. Ai ofroi ide të rëndësishme për audiencën në Prizren.
“Estonia”, tha ai në konferencë, “është e madhe sa Holanda, e me popullsi të Amsterdamit”, që do të thotë se PBB mund të rritet vetëm deri në një pikë të caktuar. Megjithatë, Stone ishte përplot me lëvdata për qeverinë e vendit që është mjaft e përfshirë në botën e teknologjisë, veçanërisht Kryeministri 36-vjeçar Taavi Roivas, i cili rrezikoi shumë duke ofruar ‘rezidencë kombëtare digjitale’ për këdo në botë që është i interesuar të udhëheq biznes elektronik nga ky shtet baltik, pa jetuar aty.
Ata shpresuan që paratë pastaj do të filtroheshin në shtet nga gjithë ato biznese që huazojnë shërbime në Estoni, edhe nëse nuk paguajnë taksa. Stone plot mahnitje i kujtoi fjalët e Roivas: “të shohim çfarë do të ndodh”. “Është vend shumë i mirë për të punuar”, shton Stone, “sepse nuk ka asgjë për të bërë për shtatë a tetë muaj gjatë vitit, sepse është shumë ftohët dhe errët”.
Pas Brexit, Estonia e themeloi hoëtostayin.eu, uebfaqe që i këshillon britanezët për atë se si mund të qëndrojnë vet, dhe si mund t’i mbajnë bizneset e tyre, brenda BE. Prej fillimit, mbi 10,000 njerëz janë regjistruar si banorë elektronik. Për kosovarët, megjithatë, ky proces është pak më i ndërlikuar. Edhe pse aplikimi është online, duhet prap se prap të vizitojnë një konsullatë për ta kontrolluar pasaportën. Ata që janë në Kosovë, duhet të udhëtojnë deri në Vienë.
“Unë ju sfidojë”, deklaroi Stone, “nëse mjaft njerëz aplikojnë, mund t’i kërkoni Estonisë që të vijë konsullata nga Viena këtu”. Por ai nuk mund të premtonte natyrisht që kjo do të realizohej, por e mendon si “mundësi interesante”.
Sidoqoftë, mesazhi i tij për audiencën e DOKU:TECH ishte i qartë. “Banimi elektronik tingëlloi si ide shumë e mirë për këso vende që të udhëheqin kompani brenda Bashkimit Evropian me banka të BE; gjithçka që gëzojnë estonët, mund ta bëni edhe ju nga tavolina juaj, këtu në Kosovë”.
‘Mund të bëni gjithçka’
Si për të ilustruar virtytet e agjendës së hapur të Estonisë, një banore elektronike ishte aty mbrëmë për të dëshmuar sa e vlefshme është kjo mundësi; ndërmarrësja palestineze Lama Mansour.
E re dhe ambicioze, Mansour i prezantoi audiencës historinë e saj të suksesit. Si studente e letërsisë me pasion për dizajn, ajo u bë bashkë me bashkë-themeluesin Ismat Tuffaha për të krijuar ‘BOLDKnot’, mbushës elektrik portativ për çelësa. Në të është kombinuar ekspertiza teknologjike e Tuffaha me shijen e Mansour në dizajn.
Pasi patën vështirësi që t’i importojnë pjesët e nevojshme për ta ndërtuar një prototip, për shkak të kufizimeve kufitare të Izraelit, çifti në fund e krijoi një fushatë indiegogo që mblodhi gati 70,000 dollarë – katër-fish më shumë se caku fillestar i tyre.
Mesazhi kryesor i Mansour ishte i qartë: është e mundshme të nisni biznes edhe “kur nuk keni burime, përvojë, para, mbështetje, asgjë. Mund të bëni gjithçka”.
Robotët janë e ardhmja
Uri Aviv po e përfaqësonte një lloj tjetër të ndërmarrësit: një entuziast të fantashkencës. Aviv është gjithashtu themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Utopia, festival i filmit që specializon në filma fantashkencë, dhe që gjithashtu ka edhe një program plotësues shkencor. Fjalimi i tij ishte njëkohësisht mbrojtje e zhanrit të fantashkencës dhe kritikë ndaj tendencave distopike.
Ai shpjegon se fjala ‘robot’ vjen nga fjala çeke robota, që do të thotë ‘punë e detyruar’. U shpik në 1920 nga regjisori çek Capek në shfaqjen e tij “R.U.R.” (Robotët Universal të Rossum). Veçanërisht intrigues është fakti se kjo shfaqje nuk është vetëm media e parë në botë në të cilën u përdor fjala ‘robot’, por është edhe punimi i parë distopik artistik në fantashkencë; dhe kështu e lidhi konceptin e automatit dhe fjalën ‘robot’, me diçka të keqe dhe të rrezikshme.
Aviv foli me dëshpërim për ndjenjën e teknofobisë për të cilën ai mendon se zhanri i fantashkencës ka kontribuar. Prandaj ai synon që të inkurajojë fantashkencë pozitive, utopike, me shpresë që t’i ndryshojë paragjykimet e njerëzve.
“Na duhen më pak Terminatora”, deklaroi Aviv, “e më shumë Samantha [“Her”], Datas [“Star Trek”] dhe TARS-a [“Interstellar”]”. Festivali i tij e feston “të mundurën, të pamundurën, qesharaken dhe absurden”. Nuk duhet të kemi frikë nga teknologjia dhe inovacioni, insistoi ai – robotët janë e ardhmja.
Pas një maratone teknologjike katër orë, DOKU:TECH 2016 u mbyll, dhe ata që i bënë ballë motit u kthyen në shtëpi me ide të reja, pikëpamje të reja, dhe me gjasë, shtetësi të BE. K
Fotografitë: Fikret Ahmeti / K2.0.