Kapaciteti i instaluar në “Selac” përbën 10% të kapaciteteve gjeneruese të energjisë dhe e kursen ajrin e Kosovës nga 247,000 tonë CO2. Reduktimi i emetimit të CO2 është veçanërisht i rëndësishëm për Kosovën meqë prodhimi i brendshëm vendor bazohet rreth 78% në thëngjill, që liron CO2 gjatë djegies. Veç termocentrali “Kosova A”, i cili ishte planifikuar të mbyllej në vitin 2017, konsiderohet ndotësi më i madh i ambientit në Evropë.
Po ashtu, marrë parasysh krizën klimatike dhe kontributin e thëngjillit si burim energjie, po bëhen përpjekje të shumta anekënd botës që të kalohet te BRE — si ato të erës, diellit e ujit.
Sipas raporteve të Zyrës së Rregullatorit për Energji, gjatë vitit 2022 nga Parku i Erës “Selac” janë prodhuar 275,121Mwh, që përbëjnë 58.61% të të gjithë energjisë së prodhuar nga BRE. Ndërkohë, në tërësi, ky park gjatë vitit 2022 ka prodhuar 4.35% e gjithë energjisë së prodhuar në Kosovë, që është 6,315 GWh.
Të nderuar! Ju përgëzoi për shkrimin. Ata që e kanë emërue parku i energjisë “Selac” e kanë gabue, sepse Selaci është një fshat tjetër në Shalë larg më së paku 10 km larg nga parku i energjisë “Bajgora” por ju nuk keni ndonjë faj për këtë emërtim të gabuar. Shiqoni në google sa është distanca më mes këtyre dy fshatrave ! Gjithë të mirat !