Në thelb | Ndotja

Fshati i kuq ku frymëmarrja rëndohet

Ndotja e ajrit i mundon banorët e fshatit Radinac në Serbi.

Sa herë që fillon shiu në Radinac të Serbisë, banorët e fshatit kujdesen të mos dalin jashtë fare. Pluhuri i çelikut që prodhohet aty ia jep një ngjyrim të kuq shiut që kur bie, lë njolla kudo dhe banorëve ua ngacmon fytin e ua rëndon frymëmarrjen. Përkundër protestave dhe raportimeve nga mediat, problemi i ndotjes së ajrit në Radinac dhe në komunën Smederevo nuk është zgjidhur ende. 

Kjo video është prodhuar nga Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (Center for Investigative Journalism of Serbia) me mbështetjen e Internews, në kuadër të projektit Forcimi i Mediave të Pavarura në Evropë dhe Euroazi (Strengthening Independent Media in Europe and Eurasia — SIMEE).