OPEN CALL

GRANT: THIRRJE PËR APLIKIM

Nga - 25.01.2022

Aplikoni tani për t’i kundërshtuar narrativat përçarëse

Kosovo 2.0 bashkë me partnerët e Reporting Diversity Network 2.0 kanë hapur thirrjen për aplikime për projekte që synojnë të kundërshtojnë gjuhën e urrejtjes dhe të përmirësojnë përfaqësimin e diversitetit.

Kjo thirrje është pjesë e projektit Reporting Diversity Network 2.0 (Rrjeti për Raportimin e Diversitetit 2.0), i themeluar me synimin që të ndikojë në mënyrë efektive në mënyrën e përfaqësimit mediatik të etnisë, religjionit dhe gjinisë në Ballkanin Perëndimor. RDN 2.0 synon të bëjë më aktiv rolin e shoqërisë civile në kundërshtimin e narrativave përçarëse dhe në zëvendësimin e këtyre narrativave me diskurs pozitiv duke kontribuuar kështu në vlerën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndaj diversitetit shoqëror.

Qëllimi i përgjithshëm i thirrjes për propozime është të rrisë efektivitetin e organizatave të shoqërisë civile (OShC-ve) në ndërveprimin me mediat me qëllim që të reduktohen stereotipet dhe imazhet negative për të tjerët.

Qëllimet specifike të kësaj thirrjeje për propozime janë:

  1. Të fuqizojë pozicionin e OShC-ve vendore në mbrojtjen e të drejtave mediale të përfituesve të tyre;
  2. Të ofrojë mundësi për OShC-të vendore për të ndikuar në perceptimet e publikut;
  3. Të rrisë numrin dhe cilësinë e mesazheve të pëçuara tek audienca;
  4. Të përmirësojë praninë e çështjeve që lidhen me të drejtat e grave dhe ato të minoriteteve në media;
  5. Të rrisë vetëdijen dhe të kontribuojë në perceptimet pozitive për të tjerët si dhe në tolerancën dhe gjithëpërfshirjen në rajon;

Llojet e aktiviteve që janë të pranueshme për financim (radha është e hapur dhe mund të përfshijë aktivitete të tjera të projektit për sa kohë që ato kontribuojnë në qëllimet e lartpërmendura):

  • Fushata avokuese dhe ndërgjegjësuese;
  • Prodhimi i përmbajtjes mediatike;
  • Fushata kundër narrativave të urrejtjes në sferën publike;
  • Krijimi i web-portaleve specifike që mundësojnë përfshirjen e qytetarëve, qasjen në informacion dhe debatin publik;
  • Konsultime, tryeza dhe takime me hisedarët relevantë vendorë;
  • Lehtësimi i dialogut për politika me hisedarët relevantë (p.sh. partitë politike, zyrtarët lokalë, komuniteti i ekspertëve, mediat).

Të gjitha aktivitetet duhet të zhvillohen në Kosovë.

Projektet duhet të realizohen brenda një periudhe 6-mujore.

Buxheti i përgjithshëm për programin është 27500 euro. Siç është paraparë në Program, Kosovo 2.0 do të mbështesë 5 projekte, ndërsa grantet për organizatë do të variojnë nga 3000 EUR deri në 8000 EUR.

OShC-të që i përgjigjen kësaj thirrjeje duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • të jenë të regjistruara dhe të kenë shlyera të gjitha detyrimet tatimore;
  • të kenë përvojë të dëshmuar në fushën e diversitetit dhe/ose gjuhës së urrejtjes;
  • të jenë drejtpërdrejtë përgjegjëse për përgatitjen dhe menaxhimin e projektit;
  • të mos kenë një llogari bankare të bllokuar;
  • të mos jenë përfituese të fondeve të Programit të Komisionit Evropian për Shoqërinë Civile dhe Media 2018-2019 (CIVIL SOCIETY FACILITY AND MEDIA PROGRAMME 2018-2019), zërat e buxhetit: BGUE-B2018-22.020401 dhe BGUE-B2019-22.020401

Organizatat mund të paraqesin vetëm një projekt-propozim sipas këtij Programi si aplikant ose si partner;

Mirëpresim aplikime nga lloje të ndryshme të organizatave të shoqërisë civile: organizata në komunitet (grassroots), organizata anëtare të rrjeteve në shkallë më të gjerë që veprojnë në nivel kombëtar ose rajonal, media të themeluara si OShC etj.

Partneriteti me mediat vendore do të konsiderohet si një përparësi dhe do të sigurojë pikë shtesë.

Një trajnim një-ditor mbi rregullat dhe procedurat për zbatimin e granteve të BE-së do të organizohet për aplikantët e përzgjedhur. Trajnimi do të përfshijë tema të tilla si: menaxhimi i projektit, rregullat e vizibilitetit, raportimi financiar, etj.

Gjithashtu, aplikantëve të përzgjedhur do t’u sigurohet mbështetje mentorimi për t’u ndihmuar në realizimin e fushatave mediatike kreative për të rritur ndërgjegjësimin e publikut si dhe në menaxhimin e aktiviteteve të projektit.

Ftojmë të gjitha organizatat e interesuara të plotësojnë formularin e aplikimit si dhe formularin e buxhetit. Aplikimi duhet plotësuar në gjuhën angleze.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është: 21 shkurt 2022, ora 17:00.

Ju lutemi dorëzoni aplikimet tuaja, duke përfshirë formën e aplikimit, formën e buxhetit, çertifikatën e regjistrimit, vërtetimin tatimor në: <eumediagrants@ktwopointzero.com>

Nëse keni pyetje shtesë, ju lutemi kontaktoni <eumediagrants@ktwopointzero.com>  deri më 7 shkurt.

Imazhi i Ballinës: Reporting Diversity Network 2.0 (RDN 2.0)

Ky program realizohet si pjesë e projektit rajonal Reporting Diversity Network 2.0 (Rrjeti për Raportim të Diversitetit 2.0), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Trustit Ballkanik për Demokraci, një projekt i Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, dhe Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Beograd.