Kosova javën e kaluar e akuzoi Bashkimin Evropian për nxitje të ekstremizmit në këtë shtet të varfëruar ballkanik, pasirefuzoi të rekomandojë lehtësimin e rregullave të vizave për kosovarë.
Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan qytetarët e të cilit kanë nevojë për viza për të udhëtuar në shumicën e vendeve të BE, pasi raporti i javës së kaluar për Liberalizim të Vizave nga Komisioni Evropian i ceku tetë parakushte që ende nuk janë përmbushur. Lidershipi politik ka folur për liberalizim të vizave çdo vit prej 2008, dhe kohëve të fundit u thanë qytetarëve se presin vendim të favorshëm këtë muaj, dhe se Kosova do të ishte në pozitë për të përmbushur kërkesa të mëtejme të dhëna nga Komisioni Evropian, por sigurisht se nuk pritën që BE ende do të kërkonte ndjekjen penale të atyre të përfshirë në krim e korrupsion.
“Këto vonesa janë absurde dhe të qëllimshme, dhe vetëm nxisin ekstremizëm në vend, dhe rrisin frustrimin në mesin e qytetarëve të Kosovës”, shkroi në një deklaratë të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit.
Kosova është vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë, që ka politikanë milionera të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë, dhe korrupsioni i përhapur. Papunësia e të rinjve (moshat 25 e më pak) është 2/3, dhe gati gjysma e 1.8 milion qytetarëve të Kosovës konsiderohet se jetojnë në varfëri. Prej dhjetorit të 2014 deri në shkurt 2015, rreth pesë përqind të popullsisë u detyruan të ikin nga vendi në përpjekje për të gjetur jetë më të mirë, studime ose punë më dinjitoze, duke marrë rrugë të pasigurta drejt vendeve më të pasura në BE.
Lajmi për viza vjen në një kohë kur Kosova po përballet me krizën më serioze politike prej shpalljes së pavarësisë nga Serbia në 2008. Në tre muajt e fundit opozita ka penguar punën e Parlamentit duke përdorur gaz lotsjellës e sprej djegës, filikaqa dhe shishe uji, kështu duke kërkuar që qeveria të tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë që i jep më shumë fuqi komunitetit etnik serb, dhe nga marrëveshja tjetër me Malin e Zi për demarkacion të kufirit. 13 anëtarë të opozitës në vend janë nën arrest për rolet e supozuara të tyre në veprimet penguese.
Gati tetë vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk është Republikë e pavarur me të drejta të plota. Përpjekja e BE për të ndikuar pozitivisht në Kosovë është dobësuar dukshëm (nëse nuk ka dështuar krejtësisht) nga fakti që disa prej zyrtarëve të lartë në Misionin e BE për Sundim të Ligjit në Kosovë janë akuzuar për përfshirje në po atë krim të organizuar e korrupsion që janë mandatuar për ta luftuar në përpjekje të përbashkët me institucionet lokale.
Një prej sfidave kryesore të procesit të liberalizimit të vizave në Kosovë ka qenë funksionimi i sistemit ligjor dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë së bashku me luftën kundër korrupsionit, dhe nënkuptohet, themelimi i gjykatës speciale për të trajtuar krime të supozuara të luftës në vend.
Në dhjetor 2014 Kryeministri Isa Mustafa u premtoi qytetarëve se do ta luftonte korrupsionin në themelet e qeverisë së vendit, por disa muaj më vonë ai u pa si bashkëfajtor në disa raste të supozuara, siç raportuan mediat lokale. Zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, akuzohet rëndë nga Këshilli Evropian për përfshirje në krim dhe korrupsion, duke përfshirë edhe dyshimet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, për shembull “trafikimin e supozuar të organeve” gjatë luftës kundër forcave serbe në 1999.
Opozita e ka bllokuar Kuvendin pre kur u aprovua themelimi i gjykatës speciale që ka për qëllim trajtimin e krimeve të supozuara të luftës. Kryetitujt për opozitën penguese koncentrohen në marrëveshjet e Prishtinës me Beogradin dhe Podgoricën, e para që shihet si legjitimizim i de facto ndarjes së territorit të kontestuar në veri të Kosovës, dhe e fundit që thuhet se i jep tokë fqinjit të Kosovës. Megjithatë, ndoshta nuk është gjithçka siç duket.
Në realitet, këto marrëveshje nuk u protestuan shumë nga opozita kur u nënshkruan, si marrëveshja e kufirit e nënshkruar me Maqedoninë në 2009 që nuk u kundërshtua shumë, e që gjithashtu doli se i dha territor Maqedonisë. Prishtina dhe Beogradi kanë bërë marrëveshje tjera që janë dukur sikur të pafavorshme për Kosovën ne të kaluarën – si nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit në 2013 që u mbështet në parim prej disa anëtarë të opozitës së sotme – dhe opozita nuk tregoi synim serioz për të kundërshtuar lëvizje të tilla. Megjithatë, ka ndryshuar fakti se tani disa anëtarë të partive politike që u themeluan prej kryekomandantëve besohet të jenë synim i gjykatës speciale për krime të luftës.
Si duket një pjesë e madhe e lidershipit politik në vend është përfshirë shumë në krim të organizuar dhe korrupsion politik, deri në atë pikë që tani është e pamundur të mendojmë se vendit do t’i ipet e drejta për liri të lëvizjes.
Në një analizë për Kosovën e shkruar nga shërbimi intelegjent gjerman, BND, dhe në një raport sekret të kontraktuar nga ushtria gjermane, Bundesëehr, Thaçi dhe Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe Xhavit Haliti, anëtar i partisë udhëheqëse të Thaçit, PDK, dhe Rexhep Selimi, anëtar i këshillit drejtues të partisë udhëheqëse opozitare Vetëvendosje, janë të akuzuar për përfshirje në krim të organizuar, duke përfshirë sjellje kryekomandanteske. “Personat kyç (përfshirë Haliti, Haradinaj dhe Thaçi) janë të përfshirë ngushtë me ndërlidhje në mes të politikës, biznesit dhe strukturave të krimit të organizuar në Kosovë”, raportoigazeta gjermane Die ëelt në 2008, duke cituar BND dhe raportin e komisionuar të Bundesëehr.
Sipas telegramëve diplomatik të shpërndarë nga WikiLeaks dhe dosjeve të intelegjencës së NATO nga viti 2011, përhapja gjeografike e bandave kriminale në Kosovë ka të bëjë me lidhje të supozuara familjare dhe biznesore. Aty përfshihen anëtarë të lidershipit të partisë udhëheqëse të Thaçit, PDK, si kryetari i kuvendit Kadri Veseli, si dhe ata në parti politike opozitare si AAK e Ramush Haradinaj, dhe partia Vetëvendosje në të cilën Rexhep Selimi është anëtar i lidershipit, e gjithashtu edhe disa grupe tjera të vogla që veprojnë si fronte për klane kriminale nëpërmjet urdhërit të ‘Kanunit’.
Pra zbulimi i dosjeve të intelegjencës së NATO dhe akuzave brenda intelegjencës gjermane tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa fuqi tjera të Evropës Perendimore që mbështesin qeverinë e Kosovës kanë dijeni moti për lidhjet kriminale me ish-rebelët si dhe liderin e PDK Hashim Thaçi, përfshirë gjithë strukturën e partive politike në vend, pa përjashtim. Fuqitë e jashtme politike, ushtarake, policore dhe juridike në Kosovë kanë heshtur në mënyrë skandaloze për mbi 16 vite, duke e krijuar një parajsë pa ligj dhe pa pasoja për krimin. Këto gjetje tregojnë se të huajt do të vazhdonin të mbyllnin njërin sy ndaj bandave kriminale, po të mos kishte vendas që i zbulojnë dëshmitë e përfshirjes së nënkuptuar të tyre.
Është e qartë se një pjesë e madhe e lidershipit të vendit është përfshirë në krim politik dhe korrupsion, dhe se kjo mund të ndryshojë vetëm kur të burgosen ata që janë përgjegjës, përgjatë spektrit politik; por duket se është e pamundur, pasi që asnjëra prej forcave politike në vend nuk do të ketë vullnet për t’i ndjekur anëtarët udhëheqës që janë përsfhirë në krime; vullneti politik nuk ekziston për ta trajtuar problemin. Në realitet, nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e këti vendi, përveç nëse del ndonjë klasë politike që nuk është e korruptuar, por sidoqoftë dëshmitë tregojnë se fuqitë e huaja kanë qenë shumë të gatshme për të mbështetur elita të korruptuara politike, për të fituar ndikim politik.
Megjithatë, kur flasim për mbrojtjen e një interesi të ngushtë politik, lajmet nuk janë për krim e korrupsion, pasi që autoritetet e Kosovës duket se veprojnë pa ngurrim kur arrestojnë rivalët e tyre politik. Autoritetet kanë arrestuar politikanë, por në mënyrë të paligjshme, si arrestimi i një të tretës së opozitës parlamentare, përfshirë figurën udhëheqëse, veprim që nuk është parë në vende demokratike post-1945 në Evropë, deri sa ambasadat perendimore në kryeqytetin e Kosovës kanë heshtur edhe pas ankesave të opozitës dhe disa mediave.
Politikanët janë të pajisur me pasaporta diplomatike, dhe për ta liria e lëvizjes nuk është shqetësim. Ata gjithashtu janë shpeshherë të pasur, veçanërisht kur i shohim CV-të kriminale të tyre. Pyetja është: Pse po e ndalon BE lirinë e lëvizjes së qytetarëve, por jo të kriminelëve? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dinë më së miri vet BE; por ky qëndirm e ka mbjellur, fuqizuar dhe krijuar një parajsë të korruptuar për ata që janë në fuqi për të vepruar me pandëshkueshmëri në zemër të kontinentit evropian.