Shtyp | Imazhi

Fjala e kryeredaktores

Nga - 11.07.2011

Kosova është preokupuar me përpjekje që të mos duket keq, e nuk po merret me problemet e saja.

— Kur vendosëm që numrin e parë të revistë t’ia kushtonim imazhit, deshëm që ta hulumtojmë shqetësimin e vazhdueshëm të Kosovës për të mos u dukur keq. Viti i kaluar u mbyll me një sërë raportesh të mediave ndërkombëtare lidhur me udhëheqësit e Kosovës, si të përfshirë në trafikim organesh, krim të organizuar dhe rrjete kriminale. Bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë u bënë cak humori, duke u pyetur nëse ishte vërtet kaq e lehtë të sigurohet një transplantim veshke në vendlindjen e tyre. Hetimet për vërtetësinë e raporteve të tilla nuk kanë dhënë ende rezultate. Por, pavarësisht nga rezultati, dëmi nuk është aq në atë se si e sheh bota Kosovën, se sa në atë se si mobilizohen ose si i përgjigjen kosovarët një imazhi të njollosur.

Sot në Kosovë imazhit i referohemi si diçka që nuk mund të ndreqet duke e ndryshuar sipërfaqen: imazhi i Kosovës mund të përmirësohet vetëm duke i ndryshuar mënyrat se si bëhet politika në Kosovë. Kjo është krejt tjetër nga besimi i hershëm se në Kosovë do të zgjidheshin të gjitha problemet me ta tuar pavarësinë. Sigurisht që kjo nuk ndodhi.

E drejta e Kosovës për ekzistencë është s duar gjatë tri viteve të shkuara të shtetformimit. Diplomacia agresive e Serbisë nuk është përqendruar vetëm në refuzimin e shtetësisë së Kosovës, por edhe në parandalimin e njohjes së saj. Serbia ka kërkuar mbështetje në krejt botën, duke lobuar kundër shtetësisë së Kosovës dhe duke e parandaluar futjen e saj në strukturat ndërkombëtare. Përpjekjet diplomatike kosovare kanë pasur e s’kanë pasur rezultate: vetëm 76 shtete e kanë njohur Kosovën deri në fund të këtij qershori.

Mungesa e njohjeve e cenon sovranitetin e Kosovës. Në një vend ku 40 për qind e popullsisë janë të papunë, 30 për qind jetojnë në varfëri, de citi tregtar kap vlerën 1,7 miliardë euro dhe tregtia e lëvizja jashtë vendit janë të bllokuara, sovraniteti nuk e ka përmirësuar jetën e njerëzve të thjeshtë (“10 gjëra që i ndërlikojnë jetët tona”, fq. 65). Këto janë vetëm disa nga arsyet se pse, për shumicën në Kosovë, diplomacia nuk është vetëm një përgjegjësi shtetërore, por gjithashtu edhe një përgjegjësi private (“Piloti aktivist uturon në qiell me amurin e Kosovës”, fq. 62).

Disa lexuesve mund t’iu duket i rëndë shkrimi i Richard Warnica, “Vendi i zhgënjimit” (fq. 28), pasi ai e jep një të vërtetë të vrazhdë, të cilën Kosova mund të mos jetë e gatshme ta dëgjojë: që në përjashtim të ndërkombëtarëve që punojnë këtu, bota nuk mendon aspak për Kosovën. Dhe Andrea Lorenzo Capussela në “Të huajt: Demaskuar.” (fq. 53) me të drejtë vëren se derisa SHBA-ja, aleati më me ndikim i Kosovës, shpesh thotë se Kosova është problem evropian, ajo çfarë nënkupton me të vërtetë është se “Kosova është problem; Kosova shtrihet në Evropë dhe si rrjedhojë, Kosova është problem evropian”.

Bashkimi Evropian, i cili para më shumë se dy dhjetëvjeçarëve nisi ta shkruante historinë e vet të përbashkët, i hapi dyert e veta. Në dhjetëvjeçarin e shkuar, nga 15 vende anëtare u bënë 27. Por, ai ka krijuar edhe rrugë të reja për t’i shmangur ata që i konsideron si kërcënues për drejtimin e së ardhmes së përbashkët evropiane. Paaftësia ose edhe mungesa e vullnetit për t’i kuptuar historitë në ndryshim që po zhvillohen para syve të saj, nuk e lejojnë BE-në që t’u përgjigjet dhe t’u përshtatet marrëdhënieve të reja shoqërore-kulturore, të cilat shihen qartë përmes marrjes së pushtetit nga partitë e krahut të djathtë në krejt kontinentin.

Paqartësia e BE-së për trajtimin e Kosovës krijon gjithashtu hapësirë për njerëzit e pushtetit në Kosovë që t’i shmangen përgjegjësisë dhe llogaridhënies për të metat e tyre. Sepse ky nuk është vetëm një vend ku mungon politika, por edhe një vend ku qeverisja fryhet e forcohet përmes mënyrave mashtruese dhe vetëshërbyese, ndërsa misionet ndërkombëtare janë ato që vendosin në më të shumtën e rasteve për atë çka ndodh në vend. Kështu, përkundër faktit që kemi shumë misione ndërkombëtare në Kosovë, ato nuk janë medoemos misione për Kosovën.

Misionet ndërkombëtare në Kosovë zgjedhin se çfarë është e drejtë apo e gabuar, e mirë apo e dëmshme, e mençur apo jo për vendin. Kosova ka nevojë për vendosjen e sundimit të ligjit dhe për krijimin e një ekonomie të shëndoshë, por një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm kur populli të marrë pjesë në politikëbërje si i barabartë. Përderisa nuk ndodh kështu, forma e qeverisjes që buron nga këto paqartësi politike do të ndihmojë edhe më tej në ndjenjën e përgjithshme e të qenit të humbur. Njerëzit e kanë humbur ndjenjën e të qenit “në shtëpi” dhe ata punojnë tani me një ide të copëzuar të vetes dhe të identitetit të tyre – të jesh i lënë pas dore, të mos përshtatesh askund e të përshtatesh g jithkund njëkohësisht.

Format e reja të përfaqësimit

Kur lluam t’i eksploronim këto histori për revistën, shtjelluam tregime dhe marrëdhënie pushteti të ndërlikuara dhe shpesh kundërshtuese. Ky eksplorim në njërën anë ka të bëjë me kuptimin e shqetësimit të kosovarëve me imazhin, duke e parë se si reagojnë kosovarët ndaj mënyrave se si paraqiten në botë, dhe në anën tjetër, duke e parë se si mobilizohen kosovarët kur sfidohet historia e tyre personale dhe kolektive. Në përgjithësi, ata reagojnë me një ndjenjë identiteti dhe përgjegjësie kolektive ndaj cilitdo dhe të gjitha veprimeve që mund t’i pasqyrojnë ata negativisht. (“Si të mendojmë për burrat në Kosovë”, fq. 78 dhe “Një tjetër shenjë turpi për një vend që nuk ia del ta paraqesë veten si dëshiron”, fq. 36.)

Nuk ka asgjë gabim kur dikush përpiqet ta ndreqë imazhin e vet. Në fakt, Kosova mund të për tojë sa i përket marrëdhënieve të saj me dyshuesit dhe kundërshtuesit e pavarësisë. Derisa në tërë këta artikuj kaq të larmishëm ngrihen çështje të rëndësishme mbi politikën e përfaqësimit, mbetet thelbësisht e rëndësishme që të mos zbehen dhe të mos harrohen historitë individuale që i përkasin identitetit.

Kosova nuk ka më nevojë të varet nga imazhi i formësuar dhe transmetuar nga mediat e politikat ndërkombëtare.

Format e reja të përfaqësimit të identitetit kombëtar dhe të bërjes së diplomacisë publike shfaqen në fushatat publicitare mediatike për promovimin e vendit, shtetit dhe kombit; nga bluzat dhe billbordet e deri te instalacionet në hapësirat publike. Por, këto forma dhe paraqitja e tyre nxjerrin pohime shqetësuese. Në ditën e pavarësisë, në qendër të Prishtinës, u vendos një simbol për të shënuar këtë ngjarje. NEWBORN, si lajmëtar i shtetit më të ri në botë, dukej si një praktikë e re dhe moderne e krijimit të imazhit kombëtar. Por, ajo gjithashtu i thekson të gjitha marrëdhëniet e Kosovës me vetveten dhe të tjerët. Si një shenjë ajo mund të lexohet vetëm në kuadër të kontekstit të mungesës së barazisë në Kosovë. Për këtë arsye, shumica e shohin atë si një përfaqësim të foshnjërisë së Kosovës, ku Kosova e sheh veten si fëmijë, trajtohet si fëmijë dhe në thelb ka nevojë të edukohet si fëmijë. Tri vite më pas, ideatori i saj, Fisnik Ismaili, pasi e ka humbur optimizmin që dëshironte ta përçonte përmes gëzimit të lindjes, po e sulmon Kosovën që ai e sheh: plot me politikanë të korruptuar dhe diplomatë arrogantë, të cilët i paraqet në karikaturat e tij digjitale “The Pimpsons” (fq. 46).

Të qenit aktiv

Kur e publikuam para një viti faqen e internetit “Kosovo 2.0”, menduam ta krijonim një vend ku të rinjtë e vendit do të mund të krijonin dhe t’i shprehnin mendimet e tyre personale përmes historive që mund t’i ndanin me të tjerët. Ende besojmë që historitë dhe zërat individualë nuk duhet të zbehen. Portretet e përzgjedhura (fq. 16) asin për ëndrrën e humbur të një djaloshi për t’u bërë artist teksa endet nëpër rrugët e Prizrenit duke shitur cigare dhe për një muzikant që e befason një prift gjerman me faktin që dikush mund të jetë nga Kosova dhe ta luajë aq mirë Bach-un në violinë.

Kosova nuk ka më nevojë të varet nga imazhi i formësuar dhe transmetuar nga mediat e politikat ndërkombëtare si në kohën kur një përmendje e rrallë e Kosovës në shtypin ndërkombëtar i jepte shpresë një populli që deri në vitin 1999 ishin të shtypur dhe nuk guxonin ta shprehnin ose deklaronin hapur ekzistencën e vet personale dhe politike.

Sot ekziston një besim i ri në aktivizëm; që historia është diçka që ne të gjithë mund ta posedojmë dhe që shpesh rrëfenjat dhe kujtimet e lëna mënjanë mund të regjistrohen dhe kujtohen. Dhe kjo është ajo çka po ofrojmë me numrin tonë të parë të revistës sonë, sepse nuk ka asgjë të keqe në shfaqjen e dobësive tua. Për më tepër, është diçka e veçantë kur i vëren vetë ato.