Blogbox | Trillim

Pasqyrë, Pasqyrë: Makina e Pafundësisë

Nga - 07.08.2018

Kapitulli 5

Për pafytyrësinë dhe arrogancën e tij, për thyerjen e rregullave nga më të vjetrat, Rrezarti u shpall i fajshëm dhe u dënua me dënimin që i përshtatej seriozitetit të veprimeve të tij. Ai u burgos në mes të dy pasqyreve, dhe u dënua të lëvizte nga njëra anë në tjetrën deri në përjetësi.

Fillimisht, nuk dukej aq keq. Rrezarti e shumëzoi veten deri në pafundësi dhe në fillim, dukej si ide e mirë. “Nëse do bëja shokë”, mendoi ai, “cila miqësi është më e mirë sesa ajo me kopje të pafundme të vetes”. Por, siç shpesh ndodhë, gjithçka nuk shkoi ashtu si pritej. Pavarësisht fuqisë dhe unitetit që vinin nga numrat e mëdha, është jetë vetmie ekzistenca me kopje të pafund të vetes sate.

Krimi që e kishte pas kryer Rrezarti, tani ishte harruar pas gjithë asaj kohe. Madje edhe ai vetë nuk e dinte më se çfarë i kishte bërë veprimet e tij të cilësoheshin aq blasfemuese dhe përdhosëse. Gjallesat që e kishin pas marrë aktvendimin nuk ekzistonin më në rrafshet e realitetit që ne do të mund t’i kuptonim. Ata kishin kaluar të mirreshin me gjëra tjera, por dënimin që e kishin pas sajuar Rrezarti vazhdonte ta vuante.

Me çdo kërcim nga pasqyrja në pasqyre, Rrezarti shkonte larg e më larg, thellë e më thellë në pasqyrë, ndërsa kishte filluar të mos e duronte më pamjen e vetes në odën e jehonës së përsëritjeve të pafund. Vetë-urrejtja e tij e bëri që atij t’i shkonte mendja për dikë tjetër — për të kundërtën absolute të tij, për antigrimcën e cila përfundimisht do të mund ta asgjësonte.

Rrezarti, mishërimi i antinarcisistit — i mbyllur brenda pafundësisë së hapësirës, kohës dhe imagjinatës, të krijuar nga ato dy sipërfaqet reflektuese — kërkonte të gjente kë tjetër përveçse ekspertes sonë të hashtagjeve, Narën, kiber-narcisisten.

Asaj gjithashtu i ra në sy ai. Por atë e tërhoqi diçka tjetër, diçka më shkatërruese, diçka të cilën nuk e kuptonte mirë — aftësia e Rrezartit për t’u shumëfishuar pafundësisht ndërmjet dy sipërfaqeve reflektuese. “Po sikur ta mësoja se si bëhet kjo”, mendoi tek shpresonte të amplifikonte pafundësisht ekstazat e dashurisë së saj për veten.

Por Narës nuk i shkoi në mëndje një gjë: Çfarë ndodh kur bashkohen një grimcë me një antigrimcë?

Ndërsa, Nara dhe Rrezarti udhëtonin drejt njëri-tjetrit, ishte tepër vonë për llogaritje teorike. Shkreptima e ndritshme e energjisë ishte aq e fortë saqë i shkatërroi ato dy pasqyrat e dënimit. Nuk kishte më Rrezart. Nuk kishte më Nara. Asgjësimi tingëllon si diçka shumë mizor dhe i egër, për një proces që prodhon dy grimca krejtësisht të reja. E tillë ishte dashuria e tyre.

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.