Ardhja nё jetё e njё foshnje normalisht sjell gёzim pёr njё familje, por gjithashtu e ndryshon jetёn e prindёrve pёrgjithmonё. Rutinë e re, nevoja dhe shpenzime të reja e shoqёrojnё rritjen e tё sapolindurit, e shpesh barra më e madhe e rritjes së fёmijёve kryesisht iu ngelet nёnave. Pёr nёnat qё punojnё nё Kosovё, kjo është një sfidë e pёrhershme.
Nё episodin tonё mё tё fundit tё Kontekstit, kryeredaktorja jonё Besa Luci, e cila është riintegruar në makinerinё ditore tё K2.0 pas pushimit tё lindjes, flet me dy gra tё tjera qё mundohen tё gjejnё njё ekuilibёr mes punёs dhe amёsisё: Shqipe Gjocaj, autore e pavarur që trajton çështjet gjinore, dhe Mimoza Mustafa, ligjëruese në nivelin universitar dhe profesioniste e sektorit financiar.
Pёrmes pёrvojave tё tyre personale, ne përpiqemi ta adresojmё prezencёn apo mungesёn e pёrkrahjes institucionale qё iu jipet prindёrve, sidomos nёnave, qё nga pёrgatitja para lindjes deri te çerdhet publike. Duke e ditur se veçse ёshtё e vёshtirё pёr gratё tё jenë pjesё e tregut të punёs, a supozon shteti se ato do tё bёhen kujdestaret kryesore duke e braktisur karrierёn e tyre? Çfarё ndihme u ofron shteti familjeve tё reja? A ka alternativa pёr nёnat qё i rrisin fёmijёt vetёm? Çka ndodh kur gjyshёrit, apo ndoshta edhe babai, nuk janё mё tё pranishёm për të ndihmuar?
Pёr kёtё dhe mё shumё, dёgjojeni episodёn mё tё fundit tё Kontekstit kёtu.