Në thelb | BiH

Regjimi i vizave në mes të Bosnjes e Hercegovinës dhe Kosovës nuk aplikon për çdokënd

Nga - 15.11.2016

Serbët e Bosnjes mund të udhëtojnë lirshëm në Kosovë me pasaporta të lëshuara nga Serbia.

Struktura e shtetit të Bosnjes së Herzegovinës (BiH), me dy entitete dhe ndarje në bazë etnike, përcakton tërë spektrin e marrëdhënieve të këti vendi me shtete tjera. Gjërat qartësohen krejtësisht nëse shikojmë mënyrën se si Serbia e Kroacia fqinje e kanë trajtuar BiH gjatë viteve, dhe mënyrën se si përfaqësuesit e lidershipeve serbe e kroate i mbajnë marrëdhëniet paralele me shtet-prindërit e ashtuquajtur të tyre.

Mekanizmi i ‘marrëdhënieve speciale paralele’ me fqinj – në thelb, strukturat politike të shteteve tjera veprojnë si mentorë të zhvillimeve politike në BiH – përdoret si mjet i mbrojtjes së interesave të shteteve tjera në BiH, që në shumë raste ka ndikim në vet shtetin e BiH dhe marrëdhëniet e tij me shtete që nuk perceptohen si shtet-prindër. Kjo e vënë BiH në një pozitë paradoksale që i ngjanë një protektorati, dhe kështu pezullon sovranitetin e këti vendi në nivelin më të madh.

Ndikimi i presionit të jashtëm, si dhe rrënjët etnike të veprimit politik, në marrëdhëniet në mes të BiH dhe shteteve tjera është ilustrohet me gjasë më së miri nga marrëdhënia e saj me Kosovën. Kjo marrëdhënie është e shënuar me shkakësi në disa nivele, falë pengimit të njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë nëpërmjet entitetit të BiH, Republiak Srpska. Kompleksiteti i kësaj marrëdhënieje dhe implikimeve kufitare zbulohet nëpërmjet regjimit të vizave në mes të BiH dhe Kosovës, si dhe problemeve për ta tejkaluar këtë problem.

"Asnjëri prej anëtarëve tonë nuk ka aplikuar ndonjëherë për vizë në të ashtuquajturën Republika e Kosovës"

Predrag Adamovic

A ka ndikim të lirë pamundësia e udhëtimit të qytetarëve të BiH në Kosovë në nevojat shpirtërore të krishterëve ortodoks, dhe nëse po, si? Në atë kuptim, a ka ndikim regjimi i vizave në pelegrinazhe të manastireve ortodokse, si dhe në lokacione tjera të shenjta (nga një pikëpamje etnike dhe shpirtërore) të serbëve në Kosovë – qendra e natyrës shpirtërore kombëtare e religjioze serbe?

Një përgjigje e qartë dhe e drejtpërdrejtë për këtë pyetje është fakti që anëtarët e asociacionit patriotik-religjioz Srbsko Sabranje Bastionik (Kuvendi Bastionik Serb) nga Banja Lluka ende ka mundësi që ta “vizitojë Kosovën dhe Metohijën një herë apo dy herë në vit”.

“Kur udhëtojmë përdorim pasaporta serbe, për të cilët kemi të drejtë falë Marrëveshjes së Shtetësisë së Dyfishtë dhe Marrëveshjes për Marrëdhënie Speciale Paralele në Mes të Republikës së Serbisë dhe Republika Srpska”, thotë Predrag Adamovic, Kreu i Komitetit Drejtues të Kuvendit. “Asnjëri prej anëtarëve tonë nuk ka aplikuar ndonjëherë për vizë në të ashtuquajturën Republika e Kosovës”

“Jo” njohjes së Kosovës

Prej kur Kosova shpalli pavarësi dhe kërkoi njohje nga anëtarët e OKB, përfaqësuesit serb në BiH, politikanët e opozitës dhe ata që janë në pushtet, kanë përvetësuar një qëndrim të qartë dhe të padyshimtë – njohja e Kosovës nga BiH nuk do të ndodh kurrë.

Kjo çon mesazh të qartë – sa i përket përfaqësuesve serb, kjo çështje u konsiderua si e zgjidhur që nga fillimi. Meqë vendimet politike në BiH bëhen me miratim të tri popujve përbërës – boshnjakët, serbët dhe kroatët – ky qëndrim në mënyrë direkte ndikon mundësinë (ose pamundësinë) e themelimit të marrëdhënieve diplomatike në mes të BiH dhe Kosovës. Në afat të gjatë, këto marrëdhënie pa dyshim do të mbesin të bllokuara, falë përbëries së shtetit të BiH. Nuk ka arsye të presim që kjo çështje të diskutohet në të ardhmën e parashikueshme, sepse çfarëdo përpjekje për të themeluar marrëdhënie diplomatike pritet me pengim nga përfaqësuesit e serbëve në institucionet e BiH. Në të ardhmën, kjo çështje me gjasë do të përdoret si arenë e ballafaqimit për interesa jetike kombëtare të popujve përbërëse.

Përkushtimi i përgjithshëm i Serbisë ndaj rrugës euro-atlantike e detyron atë që t’i relaksojë marrëdhëniet me Kosovën. Negociatat veç se kanë patur progres të konsiderueshëm, dhe realisht nuk ka pengesa të mëdha në komunikim në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ka luhatje të caktuara, por fakti se njerëzit nga Serbia mund të udhëtojnë në Kosovë tregon që kjo marrëdhënie është më ndryshe nga ajo e BiH me Kosovën. Gjithçka që i është mohuar Serbisë në njëfarë mënyre i është dhënë përfaqësuesve politik të Republika Srpska. Kjo mund të shihet nga fakti se Republiak Srpska sot e pozicionon vetën si kujdestar themelor i pretendimit serb mbi Kosovën, që pasqyrohet në disa gjëra.

Po të ndjekim këtë logjike të mjegullt politike të së ardhmës, dikur do të arrijmë në një situatë paradoksale në të cilën Serbia e njeh zyrtarisht Kosovën, ndërsa BiH parandalohet që të mos e bëjë këtë.

Së pari, meqë politikanët serb e shohin si kompensim për ‘humbjen’ e Kosovës, Republika Srpska i merr të gjitha obligimet dhe pikëpamjet e Serbisë (qoftë haptas apo fshehurazi) në lidhje me çështje të caktuara. Ky qëndrim pra e bënë të mundur kontrollimin, nëpërmjet mekanizmit të marrëdhënieve paralele, e krejtë aspekteve që projektohen si interesa të Serbisë në BiH.

Kjo ka shkaktuar një situatë paradoksale në të cilën Serbia bënë shumë e më shumë koncesione në procesin e hyrjes në BE, dhe pak a shumë e legjitimizon Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa Republika Srpska bllokon çfarëdo mundësie për negociata për njohje të Kosovë nga BiH.

Po të ndjekim këtë logjike të mjegullt politike të së ardhmës, dikur do të arrijmë në një situatë paradoksale në të cilën Serbia e njeh zyrtarisht Kosovën, ndërsa BiH parandalohet që të mos e bëjë këtë, falë mekanizmit veto që u fut në fuqi për “mbrojtje të interesave jetike kombëtare”. Kjo implikon që Kosova do të del të jetë interes kombëtar i serbëve të Bosnjes, e jo qytetarëve të Serbisë.

Kur shohim numrin e veprimeve humanitare që qytetarët e Republika Srpska kanë organizuar për të mirën e serbëve të Kosovës tash e shumë vite, mund të vijmë në përfundim që Kosova veç se është “prioritet” për Republika Srpska. Janë disa asociacione civile, si the institucione zyrtare të entiteteve, që organizojnë distribuim të ndihmave për popullsinë serbe në Kosovë. Në këto asociacione që kanë organizuar mbledhjen dhe transportimin e ndihmave në Kosovë tash e shumë vite përfshihen: Sveti Djakon Avakum (Dhjaku i Shenjtë Habakkuk), Bozur, Srbsko Sabranje Bastionik, disa delegacione të metropoleve dhe eparkive të krishterëve ortodoks nga BiH, si dhe zyre lokale e rajonale të asociacionit Kolo Srpskih Sestara (Qarku i Motrave Serbe) në Republika Srpska.

Në Banja Llukë është edhe Odbor za pomoc Serbima sa Kosova i Metohije (Komiteti për t’i Ndihmuar Serbët e Kosovës dhe Metohijës), që ka qenë aktiv tash e disa vite, si dhe veprimin e organizuar Radio Televizioni i Republika Srpska ‘Kad Bi Hljeba Bilo Vise‘ (‘Po Të Kishte Më Shumë Bukë’).  Veprimet humanitare nuk kanë asgjë të keqe, por niveli i madh i veprimeve të tilla ilustron shtrirjen e interesit për Kosovë në Republika Srpska.

Sistemi i marrëdhënieve të përshkruara më lartë pa dyshim ndikon problemin e regjimit të vizave që ekziston në mes të BiH dhe Kosovës. Pas pavarësisë së Kosovës, shteti i BiH morri masa që ta bëjë më të vështirë udhëtimin për kosovarët [në shtetin e tyre], deh Kosova reagoi njësoj në 2014. Situata aktuale në lidhje me regjimin e vizave është komplekse; procesi i marrjes së vizës është shumë i ndërlikuar, shkëmbimet ekonomike janë asgjësuar, ndërsa lehtësimi i marrëdhënieve nuk është në horizont.

Në fund qytetarët janë ata që e mbajnë barrën, meqë duhet të merren em procedura të rënda e të shtrenjta për të marrë viza për udhëtim në Kosovë. A nuk i parandalon ky regjim i vizave edhe qytetarët e Republika Srpska për të udhëtuar në nëj vend që në përgjithësi e perceptojnë si zemra e natyrës shpirtërore të ortodoksëve serb?

Vizat e Kosovës nuk janë problem për disa

Pas bisedimeve me përfaqësues të organizatave të kishave nga Republika Srpska, si dhe me përfaqësues të organizatave që kanë udhëtuar në Kosovë për arsye religjioze ose humanitare, u bë e qartë që ky problem në fakt nuk është problem për shumicën e serbëve në BiH. Regjimi i vizave lehtë mund të shmanget, falë marrëdhënieve speciale paralele në mes të Republika Srpska dhe Serbisë, që e bëjnë të mundur për shumicën e qytetarëve të Republika Srpska, ose të paktën shumicën e përfaqësuesve të organizatave dhe institucioneve që kanë arsye për të udhëtuar në Kosovë, që të marrin pasaportë serbe pa ndërlikime. Kjo realisht i bjen ta tejkalojnë regjimin e vizave, meqë bartësit e pasaportave serbe nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Kosovë. Nëse je qytetar i BiH që ka edhe pasaportë serbe, nuk ke problem të udhëtosh në çfarëdo destinacioni në Kosovë.

"Shumë priftërinj kanë shtetësi të dyfishtë boshnjake e serbe falë marrëdhënieve paralele në mes të BiH dhe Serbisë."

Zdravko Bogojevic

E pyeta priftin Zdravko Bogojevic, sekretar i Eparkisë Bihac-Petrovac, nëse ndonjë anëtar i stafit ose klerik nga eparkia e tij kishte marrë vizë për të udhëtuar në Kosovë. Ai thotë se asnjëri prej 39 priftërinjve dhe hieromonkëve nga Eparkia Bihac-Petrovac nuk ka aplikuar për vizë të Kosovës.

“Së fundmi, në mes të majit, e shoqërova Peshkopin e Bihac dhe Petrovac në Kosovë, por përdorëm pasaporta serbe”, thotë Bogojevic. “Vetura jonë kishte targa të BiH, kështu që u detyruam të paguajmë 15 euro për sigurimin e tyre në kufirin e Merdarës. Shumë priftërinj kanë shtetësi të dyfishtë boshnjake e serbe falë marrëdhënieve paralele në mes të BiH dhe Serbisë. Ato aplikojnë për nënshtetësi ose i zëvendësojnë pasaportat e skaduara në konsullatë në Banja Llukë”.

Mira Lolic-Mocevic, ish-drejtoreshë e programit në Radio Televizionin e Republika Srpska, që punoi në programin ‘Po Të Kishte Më Shumë Bukë’, gjithashtu thekson se kishte udhëtuar në Kosovë, por se askush prej ekipit të saj nuk u detyrua që të aplikojë për vizë, meqë të gjithë kanë ose pasaporta serbe, ose kroate.

Regjimi i vizave në mes të BiH dhe Kosovës është pengesë për qytetarët e BiH që nuk kanë pasaporta serbe ose kroate. Për të qenë më të saktë, është mjaft e dukshme që ata që kanë mundësi për t’iu shmangur regjimit të vizave e bëjnë të pamundur për qytetarët që nuk kanë dokumente të udhëtimit të lëshuara nga shtetet fqinje për të udhëtuar lirshëm.

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.