S`fundmi | Ambienti

Punëtori: Si të tregohet historia e mjedisit? Hulumtimi dhe shkrimi për mjedisin

Nga - 07.10.2020

Regjistrohu tani!

Më 3 dhe 4 nëntor, Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP ju ftojnë të bashkoheni në punëtorinë e përgatitur për të zhvilluar aftësitë tuaja të hulumtimit dhe shkrimit mbi mjedisin, në kuadër të projektit “Inovacioni për mediat e qëndreshme dhe angazhimin qytetarë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. Punëtoria “Si të tregohet historia e mjedisit?” është punëtoria e parë në mesin e një numri punëtorish mbi tema të tjera që do të zhvillohen gjatë implementimit të projektit.

Pse mjedisi?

Gjatë dekadave të fundit, qeveritë, aktivistët, dhe qytetarët në të gjithë botën kanë marrë rol aktiv në adresimin e çështjeve komplekse mjedisore, duke provuar të angazhohen për ta mbajtur mjedisin tonë të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të ardhmen. Rreziku ende vazhdon, pasi llogaritet që deri në vitin 2030 popullsia globale prej 7 miliardë njerëzish do të ketë nevojë për dyfish më shumë burime se sa që mund të ofrojë planeti; edukimi mjedisor mbetet një aspekt i rëndësishëm që duhet të zhvillohet dhe përmirësohet.

Në Kosovë, ndotja e ajrit, kontaminimi nga plumbi, shpyllëzimi joligjor dhe uji i ndotur janë vetëm disa nga problemet mjedisore. Nevoja për ta kuptuar këtë çështje, për të ditur si të hulumtohet dhe hetohet se pse po ndodhin këto probleme, hap rrugën për një gjeneratë konsumatorësh më mirë të informuar, si dhe për vendimmarrës dhe politikëbërës më të mirë në të ardhmen. 

Rreth punëtorisë:

Ftojmë gazetarët e rinj, hulumtuesit, aktivistët dhe individët e interesuar me ide, të cilët mendojnë se kanë nevojë për udhëzime në hulumtim dhe shkrim për mjedisin. Po ashtu, nëse aktualisht punoni apo jeni aktivë në këtë fushë, punëtoria do t’ju sjellë perspektiva të reja me potencialin për ta pasuruar atë që bëni dhe për të rritur ndikimin e punës suaj.

Në ditën e parë të punëtorisë do të fitoni më shumë njohuri mbi qasjen teorike të hulumtimit për mjedisin dhe mbi atë se si të grumbullohen të dhënat e të shkruhen artikuj hulumtues, me ndihmën e trajnerëve tanë:

  • Blend Hyseni — Hulumtues i lartë në Njësinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social të Institutit GAP
  • Learta Hollaj — Këshilltare për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Partneritet pranë Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa në ditën e dytë të punëtorisë do të mësoni si ta transformoni hulumtimin në artikull gazetaresk dhe të tregoni një rrëfim, me ndihmën e trajnerëve tanë:

  • Dafina Halili — Gazetare dhe redaktore kontribuese në K2.0
  • Jack Butcher — Zëvendës kryeredaktor në K2.0. 

Për shkak të masave të distancimit fizik, kjo punëtori do të organizohet online, përmes Zoom. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe do të sigurohet përmes thirrjeve në Viber. 

Për t’u regjistruar në punëtori, ju lutemi klikoni këtu. Gjithsej 25 persona do të përzgjedhen për të qenë pjesë e punëtorisë. Aplikuesit e përzgjedhur dhe ata që nuk përzgjedhen do të njoftohen përmes email-it. Afati i fundit për regjistrim është më 27 tetor 2020. K

 

 

 

 

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP. 

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.