S`fundmi | Bisedë e Shkurtë

Bisedë e Shkurtër rreth trafikimit seksual

Nga - 16.11.2018

Edicioni i radhës i Bisedë e Shkurtër nga K2.0, kthen vëmendjen tek një çështje që s’po përfshihet më në kryetituj.

Trafikimi seksual, një formë e skllavërisë moderne, po trajtohet dobët dhe nuk po i ipet vëmendja që i duhet. Çdo ditë në Kosovë, gratë dhe vajzat i nënshtrohen prostitucionit me forcë në shtëpi private, apartamente, klube të natës dhe lokale të masazhimit.

Ndonëse serioziteti i këtij problemi është shumë i qartë, sipas raporteve, gjykatësit në Kosovë vazhdojnë të shqiptojnë dënime të ulëta për trafikuesit e dënuar. Në legjislacionin kosovar ka dënim minimal me pesë vjet burgim për trafikim, por plot trafikues kanë marrë dënime shumë më të vogla. Vitin e kaluar, shtatë trafikues morrën dënime të pezulluara, ndërsa shtatë të tjerë vetëm u gjobitën. Gjoba më e vogël që u shqiptua ishte 600 euro.

Dy strehimore të drejtuara prej OJQ-ve për të mbijetuarët e trafikimit seksual, kanë përjetuar reduktim në financim viteve të fundit. Nga më shumë se 100,000 euro në 2015, shuma që e morrën strehimoret nga qeveria ra në afro 72,000 euro vitin e kaluar. Një strehimore e drejtuar nga një OJQ u mbyll përkohësisht për një muaj në 2017, për shkak se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i vonoi thirrjet për aplikacione për financim.

Në Bisedën tonë të radhës do të flasim për trafikimin seksual në Kosovë dhe kjo ngjarje do të shoqërohet nga ekspozita e K2.0 “Handle With Care”. Si ka ndryshuar situata sa i përket trafikimit seksual që nga pavarësia e Kosovës? Çfarë mund të bëhet më shumë për t’i mbështetur personat që janë trafikuar? A bëjnë sa duhet institucionet kosovare për ta parandaluar këtë formë moderne të skllavërisë?

Bashkohuni të premten më 23 nëntor prej orës 18:00, në hapësirën e re të K2.0 për një diskutim të hapur dhe pjesëmarrës, nëpërmjet të cilit do t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe më shumë. Për ta nisur diskutimin kemi ftuar disa persona që do na ndihmojnë t’i adresojmë këto tema:

  • Adile Basha Shaqiri — Zyrtare e Lartë kundër trafitkimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
  • Një përfaqësues/e nga Drejtorati për Hetime Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës
  • Lumnije Behrami — Zyrtare Ligjore në Programin e të Drejtave Civile
  • Një përfaqësues/e nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Diskutimi do të moderohet nga Adelina Berisha, aktiviste për luftimin e dhunës me bazë gjinore.K

*Do të ketë përkthim në gjuhën angleze.

Kjo bisedë publike mbështetet financiarisht nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.