Blogbox | Viza

Ti Je Nga Kosova, Nuk Mund të Udhëtosh

Nga - 17.11.2016

Kufizimet e vizave pengojnë rritjen e bizneseve kosovare.

Unë dhe Matej pak a shumë mbetëm me njëri tjetrin deri sa të vinte koha për fluturimin e ardhshëm jashtë zonës Shengen; në këtë rast për në Stamboll, një prej vendeve të pakëta në të cilat unë, si bartës i pasaportës kosovare, mund të udhëtojë pa vizë.

Matej ishte një shpirt i butë me interesim të madh në histori. Ai ishte edhe polic (meqë ra fjala, Matej nuk është emri i tij i vërtetë), e kështu puna e tij zakonisht ka të bëjë me përcjelljen e shoqërimin e kriminelëve të pamëshirshëm nëpër Aeroportin Vaclav Havel të Pragës. Sot, ai po më eskortonte mua.

Sikur të mos jetë dënim i mjaftueshëm ngecja në aeroport me një person që më mbikëqyrë, u detyrova që të ipja një perspektivë të një shqiptari etnik për ngjarjet që çuan deri te shpërbëria e Jugosllavië për Matejin, që sinqerisht ishte kurioz. Ai disi u befasua me aftësinë time për t’i shtjelluar mendimet e mija. Shihej qartë që ne po zhvillonim një diskutim më të artikuluar se shumica e bisedave që ai i zhvillon në punë.

Tregimi ynë kishte filluar disa orë më herët, pas 20 minutave me shqyrtime e diskutime; Policia e Imigrimit në Çeki më thanë që nuk do të udhëtoja me fluturimin e parë nga Vaclav Havel për në Dusseldorf. Ajo që erdhi më pas nuk ishte tamam bisedë: ishte thjeshtë një kërkesë rutinore për nënshkrimin tim, në një copë letër në të cilën shkruante: ‘Refuzohet Kalimi i Kufirit. Arsyeja: Personit po i mungon viza valide’.

Nën mbikëqyrjen e Metaj, ai më tha me dashamirësi: "Dëgjo Dite, në Kosovë i keni punët mirë, vetëm vazhdoni që ta zhvilloni ekonominë."

Po përpiqesha që të udhëtoja për në Republikën Domenikane me punë, dhe fluturimi im kalonte shkurtimisht nëpërmjet Dusseldorfit, gjatë rrugës për në Puerto Plata. Kisha vizë valide për Republikën Domenikane, por shpjegimi im për atë se kisha vetëm një tranzit të shkurtër në Dusseldorf, dhe prezantimi i dëshmive të rezervimit të udhëtimit të plotë deri në destinacionin përfundimtar (përfshirë fluturimin kthyes), nuk ndryshoi asgjë. Burokratët e Kufirit Evropian nuk donin të dëgjonin, e as nuk ua ndinte për dëshmitë e mija, përveç nëse mund të prodhoja një vizë Shengen, që me sa duket është e nevojshme për një ndalesë 20 minutëshe në seksionin tranzit të Aeroportit Ndërkombëtar të Dusseldorfit.

Ata vendosën të më lënë që të endem në terminalin e aeroportit duke pritur fluturimin për në Stamboll, për të cilin u detyrova që të blejë biletë. Në këtë pikë, Matejit iu caktua detyra për të më shoqëruar mua. Nën mbikëqyrjen e tij, ai më tha me dashamirësi: “Dëgjo Dite, në Kosovë i keni punët mirë, vetëm vazhdoni që ta zhvilloni ekonominë”. Kjo fjali e tij më bëri që ta shkruaj këtë artikull.

Si i magjistruar i Stuart School of Business në Çikago, dhe studiues i programit TLP, që financohet nga USAID, vendosa që të bëjë pikërisht atë që e synon programi – ‘të krijojë një transformim’ kur të kthehem në vendlindjen time, në Kosovë.

E bashkëthemelova një biznes, dhe me partnerët e mi arritëm që ta ngrisim e ta mbajmë në këmbë. Por bizneset janë të bazuara në marrëdhënie, dhe marrëdhëniet e fuqishme mbështeten kryesisht në besim; në takime me njerëz, fytyrë për fytyrë,  duke i dhënë dorën njëri tjetrit, e duke nënshkruar kontrata. Ky ishte qëllimi kryesor i përpjekjes sime për të udhëtuar në Republikën Domenikane.

Kur e dëgjova Matej duke thënë “zhvilloni ekonominë”, m’u kujtua se sa herë e kam dëgjuar atë frazë të njejtë gjatë këti programi të USAID: “Ta zhvillojmë ekonomin!” Si duket çdo burokrat/e evropian/e që viziton Kosovën e ka edhe këtë frazë në leksikun e tij/saj.

Por një gjë po u mungon: Si ta zhvillojmë ekonominë kur jemi krejtësisht të izoluar? Biznesi nuk funksionon në mënyrë ad-hoc; duhet besim, takime dhe qasje fizike te njerëzit me të cilët je duke punuar.

Prandaj, diplomatë të BE, në vend se të na i thoni vazhdimisht slloganet 'zhvillohuni ekonomikisht', hajde t'i shohim disa vendime reale!

Për shkak të lokacionit gjeografik të Kosovës, ka kuptim bashkimi me botën e biznesit të Evropës. Nuk ka mundësi të tilla në Afrikë, dhe sado që të jenë fitimprurëse tregjet si ato të Kinës e Indisë, bizneset e Kosovës nuk kanë qasje në to. Nuk mund ta ndërtojmë thjeshtë një ekonomi në Kosovë, të krijojmë vende pune e të punësojmë njerëz pa patur qasje në Evropë.

Regjimi i vizave, siç e dimë, është shumë joefektiv. Unë isha Banor i Evropës për katër vite gjatë studimeve, dhe kam bërë disa vizita të shkurtëra biznesore, si dhe kam patur viza turistike për disa shtete evropiane; rregullat e të cilave u respektuan krejtësisht. Megjithatë, kjo nuk më garanton mua ndonjë butësi sa i përket aplikimit për viza të reja.

E kam një mundësi tjetër biznesore e cila më kërkon që të jem fizikisht në Republikën Çeke në fund të nëntorit. Siç po u thoja partnerëve tonë – nuk mund ta konfirmojë pjesëmarrjen time, sepse varet prej metodave të procesimit dhe orarit të ambasadës. Zakonisht zgjatë një muaj vetëm për të caktuar një takim, e edhe atëherë asgjë nuk është e sigurt. Edhe nëse merr vizë, mund ta refuzojnë hipjen na aeroplan në çfarëdo momenti gjatë udhëtimit.

Bota e biznesit, veçanërisht ajo në të cilën marrim pjesë ne – ajo e teknologjisë së lartë – nuk operon me njoftime para dy muajve. Gjërat lëvizin shpejtë dhe duhet të jesh aty shpejtë kur paraqitet ndonjë mundësi, ose kur duhet menaxhuar ndonjë krizë e softuerëve.

Takimet dhe shkëmbimet e informatave në mesin e biznesmenëve, ndërmarrësve dhe zhvilluesve të softuerëve nga Kosova, kanë zbuluar që rasti im nuk është rast i veçantë e i izoluar. Ka patur disa raste ku projekte ndërkombëtare të tregtisë kanë stagnuar për shkak të problemeve me viza.

E kuptoj që autoritetet evropiane nuk na besojnë neve kolektivisht, dhe nuk kanë interes për të ndërtuar mekanizma individual të besimit. Prandaj, diplomatë të BE, në vend se të na i thoni vazhdimisht slloganet ‘zhvillohuni ekonomikisht’, hajde t’i shohim disa vendime reale! Kjo do ta nivelizonte fushën e lojës dhe do të na ipte qasje të barabartë dhe konkurruese në Evropë. Rinia jashtëzakonisht e talentaur e Kosovës ka përgjegjësi të mëdha dhe sfida mahnitëse, ndërsa kemi pak e hiç miq në sferën ndërkombëtare. Shqetësimi im kryesor është: a po ndërtohet diçka që do të dështojë, prej njerëzve që dinë më shumë se kaq?

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.

  • 30 Jun 2024 - 19:35 | Dritan:

    Nuk duhet asgje pervec se te jemi te bashkuar gjith shqiptaret si nje thuper e vetme dhe ti shkerdhejm ropt gjith botes...por mir na e bejn se ne nuk duam njeri tjetrin e cfr prisni te na duan te huajt..do vuajm dhe shum me keq

KOMENTO