Pikëpamje | BE

Çfarë drejtimi do të marrë Ballkani Perëndimor në një Bashkim Evropian të krahut të djathtë?

Nga - 22.05.2019

BE-ja e pas zgjedhjeve nuk e paraqet një të ardhme optimiste për zgjerim të mëtutjeshëm.

Në pritjen e zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian, Eurofobët e së djathtës kanë qenë duke u përgatitur për të nisur një sulm në drejtim të arritjeve të mëdha të bashkimit evropian. Disa prej këtyre partive i kanë themeluar bastionet e tyre zgjedhore pothuajse kudo.  

Në Holandë është Party for Freedom of Geert Wilders, në Francë the Rassemblement National (i quajtur më parë Fronti Kombëtar), kandidatja e së cilit Marine Le Pen ka arritur deri në raundin e dytë dhe final të zgjedhjeve presidenciale.   

Këto janë parti si ajo e Austrian FPÖ (Partia e Lirisë së Austrisë), e cila haptazi avokon pika raciste dhe ksenofobike dhe deri në daljen e një skandali të fundit ka qenë e ulur në qeverinë e Vjenës si një partner i ri. Prirja drejt Nacional-Socializmit e Heinz-Christian Strache, udhëheqësit të partisë, u vërtetua vite më parë nga gjykata e Vjenës, dhe së fundmi u detyrua të heqë dorë pasi një video e fshehtë tregoi gatishmërinë e tij që në mënyrë brutale të abuzojë me pozitën e tij dhe institucionet e shtetit për përfitime partiake si dhe dëshirën e tij për një media të njëjtë me atë të “Orbán-it”.

Në Poloni, është partia shumë konzervative Prawo i Sprawiedliwość (Ligj dhe Drejtësi, ose PiS) e cila shfaqet në publik herë pas here duke e sulmuar sektorin gjyqësor dhe duke luftuar kundër migrimit (sidomos migrimit të refugjatëve musliman) si dhe përmes kundërshtimit të fortë në dhënien e më shumë të drejtave për komunitetin LGBT.

Pastaj, është partia Hungary’s Fidesz e udhëhequr nga kryeministri Victor Orbán,i cili flet me vendosmëri kundër gjoja një islamizmi të Evropës, duke provuar kështu të mbrojë — sipas tregimit të tij të vrazhdë — “Civilizimin Perëndimor të Krishterë” dhe vlerat e tij. Si në asnjë shtet tjetër në BE, partia Fidesz përmes politikës brutale, e ka siguruar pozitën e tyre përmes kontrollimit të medias dhe u angazhuan duke shkatërruar demokracinë nga brenda.   

Për herë ta parë në historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania është dëshmitare e uljes së një partie të krahut të djathtë radikal në Bundestag/parlament, në këtë rast partisë Alternative für Deutschland (Alternativa për Gjermaninë, AfD), e cila e ka ndryshuar kulturën politike të vendit me retorikën e tyre urryese.

Sipas parashikimeve të fundit, forcat populiste të krahut të djathtë mund të marrin deri në 25 përqind të ulëseve në Parlamentin Evropian.

Sipas anketave të fundit latest surveys, në disa shtete federale në Gjermaninë Lindore  AfD i prin sondazheve.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, partitë konzervative të krahut të djathtë, me qëndrime populiste dhe duke e përkrahur vullnetin e supozuar të njerëzve për të luftuar kundër elitës, mund të llogarisin një numër të madh të votave në zgjedhjet e ardhshme.  

Sipas parashikimeve të fundit, forcat populiste të krahut të djathtë mund të marrin deri në 25 përqind të ulëseve në Parlamentin Evropian (përderisa është e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë skandali në lidhje me FPÖ-në e Austrisë në rezultatet e partive joliberale në përgjithësi).

Pavarësisht dallimeve në programet e tyre, kur bëhet fjalë për refugjatët, të gjitha e formojnë një front të përbashkët kundër formës së tanishme të Projektit të Evropës. Projekti i paqes i kontinentit që është zhvilluar me dekada po atakohet si kurrë më parë.  

Sulm në themelet e BE-së

Këto forca nuk duan vetëm të kundërshtojnë valutën e përbashkët apo të zgjedhin për një opcion të largimit për vendet e tyre, siç ishte rasti në vitet e mëparshme. Ato duan të okupojnë Evropën në formën e tanishme — e duan fuqinë që ta dobësojnë BE-në dhe institucionet e saj në një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që ta rindërtojnë sipas ideve të tyre.

Jemi dëshmitarë se në vendet ku ato kanë shumicën, si ndodhi së fundmi në Austri që kishte sulme verbale ndaj kritikëve dhe gazetarëve, apo — në Hungari — në arsimimin falas.

Standardet demokratike që ishin marrë si të mirëqena në Evropë tani po sfidohen me retorikë brutale.

Kryeministri i Italisë Matteo Salvini lajmëroi se zgjedhjet do t’i eliminojnë “Evropianët burokratë”. Pastaj ai do më shumë: Për një kohë, italianët kanë qenë duke punuar për një aleancë të fortë, ai ëndërron për një “revolucion” të vërtetë në Parlamentin Evropian, të një koalicioni të krejt këtyre forcave që nxisin për idenë absurde për të rideleguar fuqinë prapë në nivelin e shtetëror.

Instrumentet e tyre janë fare të thjeshta: Nisja e një vale populiste, ata luftojnë kundër elitave në pushtet dhe premtojnë zgjidhje të thjeshta për çështje të ndërlikuara. Të gjithë padyshim pajtohen në një zgjidhje: që refugjatët duhet të largohen!

Me kalimin e ardhshëm të djathtës në Parlamentin Evropian, nacionalistët do të jenë në gjendje të shpërndajnë propagandën e tyre më tepër se më parë, por prapë, liberalja e djathtë, shumica pro-evropiane ende ka qenë në gjendje t’i lëvizë unazat.

BE-ja dhe përpjekjet e saj të zgjerimit të deritanishme, edhe nëse ndiqen me një mungesë të një strategjie të qartë, prapë do të vihen në dyshim edhe më shumë se më parë.

Pas Orbán-it me European People’s Party (EPP), kampi i konzervativëve të krahut të djathtë dhe joliberalëve do të përforcohet edhe më shumë, pasi hungarezi tani haptazi e shprehu lidhjen e tij me akterët më radikal të Evropës me retorikën e tyre haptazi urryese islamofobike.

Bashkimi i këtyre forcave paralajmëron pasoja shkatërruese për të gjithë BE-në: rritja e ndikimit të forcave joliberale do të sjellë mosbesim ndaj institucioneve demokratike, multilaterizmit, shoqërisë civile dhe shkencës mjedisore si dhe mosbesim ndaj shtypit të lirë dhe gjykatës së pavarur, sipas analizave të organizatës së Berlinit Adelphi.  Në këtë mënyrë, koherenca e bashkimit do të vihet në provë nga brenda.

Me një BE që grindet me vetveten në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor vetëm do të margjinalizohet edhe më shumë.

BE-ja dhe përpjekjet e saj të zgjerimit të deritanishme, edhe nëse ndiqen me një mungesë të një strategjie të qartë, prapë do të vihen në dyshim edhe më shumë se më parë. Për më tepër, diskutimet në shtetet anëtare në këtë aspekt ishin duke u penguar qëllimisht.

Në veçanti, në Francë me Macron-in në krye të shtetit, një zotim i qartë ishte shmangur. Qëndrimi politik ishte: së pari reformat vendore, pastaj zgjerimi. Me zgjedhjet evropiane afër, Parisi deshi të mënjanojë çdo koment apo rund të ri të zgjerimit, mbi të gjitha për të parandaluar ndonjë fuqizimin të pozitës së Marine Le Pen.

Kjo është një lloj bindje paraprake ndaj agjendës së djathtës, e cila tregon sa efektive veçse janë forcat populiste-autoritative në Evropë.

Merkeli si një korrigjuese

Më të rëndësishmit janë zërat që qartazi e kundërshtojnë pretendimit e krahut të djathtë për pushtet. Kancelarja gjermane ka qenë duke paralajmëruar me javë të tëra kundër zhvillimeve të rrezikshme dhe ka theksuar se asgjë tjetër pos vet e ardhmja e BE-së është në rrezik.

Një bashkëpunim me partitë e krahut të djathtë pas zgjedhjeve as nuk vjen në pyetje, Kancelarja Merkel shpjegoi.

Diçka tjetër është vënë në dukje që nga takimi i Berlinit: Gjermania vazhdon ta sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një synim strategjik.

Nuk ka dyshim, sidomos kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit se kancelarja gjermane luan një rol të rëndësishëm: Sa të rëndësishëm e konsideron Merkeli stabilitetin në Evropë, sa e mban situatën delikate në Juglindje, duke përfshirë këtu kufijtë ekzistues, kjo u dëshmua së fundmi në samitin e Berlinit në fund të muajit prill të organizuar nga dyshja Macron/Merkel.

Edhe pse takimi nuk solli ndonjë rezultat me ndikim të gjerë, një mesazh i rëndësishëm u dërgua: Për dallim nga objektivat e kërkuara më parë nga Komisionerja Federica Mogherini (dhe i dërguari special i SHBA-së për politikë të jashtme, John Bolton) si shkëmbimi i i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Macroni dhe Merkeli e bënë të qartë se kufijtë në Evropë nuk do të ndryshohen. Ndryshimet territoriale do të kenë pasoja të rrezikshme nëpër të gjithë rajonin.

Për më tepër, diçka tjetër është vënë në dukje që nga takimi i Berlinit: Gjermania vazhdon ta sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE si një synim strategjik, edhe pse duke vepruar disi më e përmbajtur. Franca gjithashtu e theksoi anëtarësinë në BE si një qëllim afatgjatë. Një takim tjetër në Paris është paralajmëruar.  

Zgjedhjet evropiane do të tregojnë tani nëse angazhimi franko-gjerman do të sjellë efekte pozitive në vazhdimësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE në një proces më dinamik.

Edhe përveç zhvillimeve pozitive, si zgjidhja e konfliktit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe proceset e reformave fillestare delikate në Shqipëri, situata në rajon si tërësi është alarmuese.

Liria e medias është nën zjarr në shumë vende të Ballkanit, fusha e angazhimit të gazetarëve dhe akterëve civil po zvogëlohet nga përdorimi i forcës. Sikur nuk kanë marrë mësim nga luftërat shkatërruese në Ballkan, forcat nacionaliste vazhdojnë të avokojnë ideologji të mëdha kombëtare kërcënuese (Serbia e Madhe, Kroacia e Madhe, Shqipëria e Madhe) — në vend të një rritje të masave të krijimit të vetbesimit, dhe në vend të bashkëpunimit paqësor në mes të vendeve, rreziku i një konflikti të dhunshëm po rritet.

Zvogëlimi i angazhimit të BE-së

Bosnia dhe Hercegovina vazhdon të jetë një nga problemet më të mëdha. Përderisa një progres demokratik elementar po bëhet në vendet fqinje, shteti vazhdon të bie në krahasim me standardet e rajonit.

Etno-nacionalizmi radikal dhe shfrytëzimi sistematik i vendit nga klanet politike të korruptuara janë një kombinim katastrofal që e ka mbytë çdo fillim të ri në pothuajse 25 vite pas Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit. Në raportin e fundit dhënë për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Përfaqësuesi i Lartë i Bosnjës dhe Hercegovinës, Valentin Inzko iu referua retorikës separatiste alarmuese të politikanëve serbë të Bosnjës në Republika Srpska(që e kanë një marrëdhënie miqësore me Austrian FPÖ) dhe shpërfillja e gjykimeve të krimeve të luftës nga kroatët e Bosnjes (në veçanti udhëheqësi i HDZ Dragan Čović) sa i përket parashtetit kriminal të Herceg-Bosna, të cilin shumë janë të flaktë ta rikthejnë.

Orekset separatiste dhe lavdërimi i projekteve të luftës janë dëshmi për faktin se akterë të rëndësishëm vazhdojnë t’u përmbahen ideologjive të viteve 90-ta — e cila bie ndesh me retorikën e ëmbël të BE-së se politikanët udhëheqës të Bosnjes e kanë trajnuar vetveten me mençuri për t’u paraqituar para politikanëve ndërkombëtar.  

Në mënyrë që të jenë në gjendje t’i kundërshtojnë këto forca shkatërruese, BE-ja ka nevojë të jetë më këmbëngulëse në juglindjen shpërthyese. Një kushtëzim i rreptë nevojitet për t’i bindur elitat që e urrejnë demokracinë për nevojën e modernizimit, nëse është e nevojshme me anë të sanksioneve.  

Me përspektivat e paqëndrueshme të zgjerimit, përpjekjet për demokratizim në rajon — sado të vogla që mund të jenë tani — do të dobësohen edhe më shumë.

Rezultatet e zgjedhjeve evropiane do të tregojnë nëse BE-ja, e themeluar me një Komision të ri dhe forca të reja në parlament, mund të mirret me këto ndryshime në një mënyrë konstruktive.  Me përspektivat e paqëndrueshme të zgjerimit, përpjekjet për demokratizim në rajon — sado të vogla që mund të jenë tani — do të dobësohen edhe më shumë.

Pa një perspektivë të qartë të zgjerimit, vendet e Ballkanit do të mbesin të ekspozuara te forcat destabilizuese. Kjo do t’iu vie në dorë këtyre akterëve që janë duke kërkuar ndikim ndaj Ballkanit: përveç Rusisë, Turqisë, edhe Shtetet Arabe dhe Kina po mundohen të rrisin ndikimin e tyre nëpër Ballkan, ose fshehurazi, përmes fuqisë së butë ose përmes investimeve.

Një zvogëlim i zgjerimit të BE-së do të thotë një fushë e veprimit më të madh të mundshëm që do t’ua lejojë të ndjekin agjendat e tyre joliberale të paprekura. Perspektivat demokratizuese të rajonit, padyshim, do të përkeqësohen edhe më shumë në këto rrethana.

Në periudhën e gjatë kohore, Bashkimi Evropian do të ketë rrezikun të humb juglindjen e kontinentit si një zonë të ndikimit — me skenare negative që zgjasin e që mund të vendosin stabilitetin e krejt Evropës në rrezik.

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.