S`fundmi | Politika

Zgjedhjet: Pesë gjërat që i mësuam këtë javë

Nga - 06.09.2019

Nëpër zhurmën parazgjedhore.

Kanë mbetur më pak se një muaj para ditës kur kosovarët do të dalin në kutitë e votimit për të vendosur se kush do t’i udhëheq ata në katër vitet pasuese. Tekqë afrohet dita vendimtare, partitë politikë prore më shumë po i përvjelin mëngët dhe po i investojnë të gjitha energjitë dhe resurset humane e materiale në shërbim të fitores.

Janë vendosur koalicionet parazgjedhore dhe kandidatët për kryeministër, përderisa qeveria në ikje po e ndjek modelin tradicional duke i përdorur ditët e fundit në zyrë për t’i rritur shancat për ri-kandidimin e tyre.

Mund të ketë pak detaje nga çdo inciativë politike deri më tani, por kjo nuk do të thotë se asgjë nuk ka ndodhur – larg prej asaj, fjalët kanë rrjedhur lirshëm, transferet politike kanë vazhduar dhe kandidatët janë përplasur për të siguruar se janë në listën e kandidatëve të partisë.

Edhe Kosovo 2.0 po i ndjek me po të njëjtin intensitet zhvillimet javore dhe vazhdon me serinë e 5 gjërave kryesore që i kemi mësuar gjatë javës.

1. Të qenit kryeministër ka më së shumti rëndësi

Përderisa në javën që e lamë pas  e gjithë vëmendja ishte tek mundësia e një koalicioni të madh parazgjedhor ndërmjet LDK-së dhe VV-së, këtë javë ishte e sigurtë se ky koalicion ishte i pagjasshëm.

Kësisoj, ndërkohë që të premten u mbyll afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore në KQZ, në pamundësi të lënies mënjanë të dallimeve të tyre se kush do të jetë kandidatë për kryeministër, dy partitë vendosën të shkojnë në zgjedhje të vetme.

Në përgjigjen e tij, Mustafa e refuzoi ofertën e Kurtit dhe tha se LDK-ja është e hapur që marrëveshja të lidhet, por vetëm me pranimin e kandidates së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanit. Ai thotë se propozimi i Kurtit rrezikon që gara me të tjerët në fakt të shndërohet në garë në garë ndërmjet vetë partnerëve të këtij koalicioni potencial, ndërsa shtoi se kjo do ta dëmtonte seriozisht interesin e përbashkët.

Po ashtu, Mustafa tha se LDK-ja e vlerëson se një listë pa një prijës të nominuar është një listë pa krye dhe pa orientim të qartë.

Sapo u bë e ditur se koalicioni nuk do të arrihet, deputeti i VV-së Sami Kurteshi i kthehet akuzave  kundër LDK-së dhe Mustafës, nga koha e tij si kryeministër.

Pak ditë pas dështimit të arritjes së një koalicioni, Mustafa tha  se ishin afër arritjes së një marrëveshje. “Nuk kemi pasur dallime të mëdha sa i përket programit, madhësisë së qeverisë, numrin të ministrave, zv kryeministrave” tha ai. “Problemi ka lindur në fund lidhur me kandidaturën e kryeministrit.” 

2. Listat e kandidatëve janë një biznes garues

Pothuajse gjithsecilin politikan këto ditë po e brengos një fakt: do të jenë brenda apo jashtë listës së partive respektive për deputetë?

Në mesnatën e të premtes së 6 shtatorit mbyllet afati për partitë politike që të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve të tyre për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Partitë politike janë duke përgatitur listat me emrat e kandidatëve, të cilët synojnë të zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës. Gjer më tani kanë qarkulluar nëpër media – zyrtarisht e jozyrtarisht – emrat e disa kandidatëve për deputetë që do të jenë në listat e partive të ndryshme politike.

Vetëvendosja ka filluar me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nëpër degët e saj dhe ky proces tashmë është në fazën e tij përfundimtare. Emra të ndryshëm thuhet të jenë lënë jashtë listës, duke përfshirë këtu deputetët Sami Kurteshi dhe Xhelal Sveçla

Njëra nga befasitë më të mëdha sa i përket listës së kandidatëve ndodhi këtë javë mes partive serbe në Kosovë.

Shumica e të numinuarve janë nominuar haptazi nga degët, ndërsa të tjerët janë nominuar nga takimi i Këshillit të Përgjithshëm të enjten, në të cilin Kurti zyrtarisht u nominua si kandidati i VV-së për kryeministër.

Partitë e tjera, ndonëse thonë se janë gati t’i përfundojnë ato, kanë qenë më të mbyllura sa i përket zyrtarizimit të emrave, por që pritet që sot t’i bëjnë zyrtare listat e tyre definitive në KQZ. Duket që numri 100 duket shumë i madh kur vjen puna tek akomodimi i interesave dhe grupeve të ndryshme të interesit.

Mbetet të shihet nëse partitë do t’i mbajnë zotimet për të mos i përfshirë këta me akuza në listat e tyre.

Në ndërkohë njëra nga befasitë më të mëdha sa i përket listës së kandidatëve ndodhi këtë javë mes partive serbe në Kosovë.

Në kohën kur nënkryetari i Listës Srpska Milan Radoičić po kërkohet nga autoritetet në Kosovë për përfshirjen e tij në vrasjen e janarit 2018 të udhëheqësit të Iniciativës së Qytetarëve “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanović, udhëheqësit e tanishëm të kësaj partie kanë vendosur t’i bashkojnë kandidatët me ata të Listës Serbe. Ish-partia e Ivanovic-it lajmëroi këtë javë se do të garojë në një listë të përbashkët me listën serbe të mbështeur nga Beogradi në zgjedhjet e 6 tetorit, duke i detyruar një numër të anëtarëve kryesues të dorëhiqen në shenjë pakënaqësie.

3. Debatet po nxehen

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve po nxehen edhe debatet televizive ndërmjet politikanëve ose  në mes të politikanëve dhe analistëve.

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kryeziu, është ballafaquar të hënën në debat televiziv me anëtarin e kryesisë së PSD-së dhe ish-sekretarin e VV-së, Dardan Molliqajn, me ç’rast kanë akuzuar njëri-tjetrin ashpër me akuza për “vjedhje mandatesh” e ‘bashkëpunim’ me PDK’në.

Molliqaj ka thënë se në VV janë anëtarësuar vetëm persona që kanë qenë më parë në PDK dhe aty nuk kanë mundur të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse, duke iu referuar –ndër të tjerash –edhe vetë Taulant Kryeziut që më parë ka punuar për ish-ministrat e PDK-së. Molliqaj madje i ka akuzuar ata për korrupsion.

Kurse, Kryeziu e ka akuzuar Molliqajn se “e ka kaluar ylberin”, duke iu referuar akuzave të VV-së ndaj ish-sekretarit të saj se tanimë ai dhe PSD-ja i kanë tradhëtuar parimet për të cilat janë përjekur sa ishin në VV, përderisa Molliqaj e ka akuzuar Molliqajn dhe PSD-në për tradhtuar parimet për të cilat kanë luftuar gjatë kohës së tyre në VV.

Sipas Gjinovcit, Adem Grabovci është “kryekapësi i shtetit të Kosovës”.

Bërthama e PSD-së, padsyshim, përbëhet nga zyrtarë të lartë të VV-së, të cilët u larguan në dimrin e vitit 2018. Natyra e hidhur e ndarjes ka nënkuptuar se dy palët nuk kanë humbur asnjë mundësi për to thumbuar njëri tjetrin që nga ajo kohë, por kjo është hera e parë që po përballen përballë në një zgjedhje të përgjithshme.

Aktivisiti qytetar, Rron Gjinovci, ka lëshuar studion e emisionit Pressing të televizionit T7 në shenjë proteste pasi që nënkryetarët e PDK’së, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili, nuk i përgjigjeshin atij në pyetjet e shtruara.

Rron Gjinovci nga shoqëria civile, gjatë një debati me PDK-në në T7, pyeti mysafirët se si mund ta luftojnë ata kapjen e shtetit –plank kryesor i fushatës së PDK-së –kur ish-kryesuesi i grupit parlamentar  Adem Grabovci është në Këshill Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas Gjinovcit, Adem Grabovci është “kryekapësi i shtetit të Kosovës”.

Gjinovci e lëshoi studion në shenjë proteste për shkak se nuk morri përgjigje nga të ftuarit, dy nënkryetarët e PDK-së, Uran Ismaili dhe Memli Krasniqi.

Përpos emisioneve televizive, nuk kanë munguar as goditjet nga distanca dhe “thumbimet” mes liderëve politikë.

Kadri Veseli, thotë se Kosovës i duhet një kryeministër që nuk e rrezikon raportin me miqtë tanë ndërkombëtarë, ashiqare duke iu referuar Haradinajt dhe tax on Serbian products, kurse poashtu deklaron se Kosova nuk e meriton një kryeministër që nuk i njeh simbolet dhe institucionet e shtetit, duke iu referuar në mënyrë implicite Kurtit. 

Ky i fundit, në një emision televiziv e quajti PSD-në “borë të parvjetme”, kurse Ramush Haradinaj vazhdimisht ka thënë se disa liderë janë servilë, duke iu referuar në nëntekst Veselit dhe marrëdhënies së tij me partnerët ndërkombëtar të Kosovës.

4. Listat e votuesve — një hall i kahershëm

Një hall i kahershëm që i ka shoqëruar proceset zgjedhore në Kosovë është kokëçarja me listat e votuesve.

Në çdo zgjedhje, numri i votuesve të regjistruar e tejkalon numrin e personave që kanë të drejtë vote në Kosovë. Edhe kur numërohen këta në diasporë që kanë të drejtë vote, numri prapë nuk del, duke sjellë paralajmërime të njëpasnjëshme se listat janë të ndikuara dhe kanë nevojë të pastrohen.

Por, me sa duket, kësaj radhe listat do të jenë më të pastruara. Sipas KQZ-së, nga lista votuese janë larguar 33.791 emra pasi që kanë vdekur ose kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor të drejtë vote kanë 1.972. 466 votues, një numër shumë i lartë se numri i personave të regjistruar me të drejtë vote dy vjet më parë.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, tha se krahasuar me listën përfundimtare të votuesve në zgjedhjet lokale 2017, në listën votuese preliminare për zgjedhjet e 6 tetor janë mbi 81 mijë votues më shumë.

Halimi tha se që nga 30 gushti kur ka nisur aplikimi për regjistrim për votuesit jashtë vendit, deri tani kanë pranuar 4,977 aplikacione të cilat janë në fazën e vlerësimit. Periudha për regjistrimin e votuesve do të përfundojë më 10 shtator. 

5. Dritarja e transfereve politike mbetet e hapur

Sikurse çdo palë zgjedhje, sidomos ato nacionale, edhe në këto zgjedhje po bymen një fenomen i përçudshëm – aderimet e pandalshme të figurave të shoqërisë civile dhe të ekspertëve të lëmive të ndryshme në partitë politike.

“Përforcimi” më i madh në “merkaton” e kësaj jave të PDK-së ka qenë ish-ylli i rok-muzikës kosovare, Migjen Kelmendi, njëherit edhe analist i njohur politik dhe pronar i një televizioni nacional.

Pos tij, gjatë kësaj jave në PDK aderuan edhe Jonuz Salihaj- Ministër i Drejtësisë, Geta Beqa – kampione e World Well Fitness Arben Bislimi – specialist i onkologjisë, Besa Ismaili – profesoreshë e Fakultetit të Studimeve Islame, mjeku Fakir Spahiu, Lulzim Berisha – ekonomist në fushën e kontabilitetit dhe auditimit dhe Riad Ramadani – ligjërues në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetin e Prishtinës si dhe tetë profesorë asistentë nga fusha të ndryshme – Donjeta Morina, Besfort Ahmeti, Edona Draga, Shkëlqesa Smajli, Fisnik Morina, Zijad Šabotić, Elvis Elezaj dhe Valdrin Misiri.

Partia Socialdemokrate e pati një nga aderimet më bombastike të javës, ndonëse në javët pararendëse, njëjtë sikurse LDK-ja, nuk kishte paraqitur ndonjë “përforcim”.

VV-ja vazhdon ta mbajë primatin e numrit të personave që i prezanton si ardhje të reja. Në VV në këtë javë aderuan gazetari Mefail Bajqinovci, Bajram Sefaj – shkrimtar dhe gazetar, Astrit Rexhepi – profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Riinvest në Prishtinë, Ardiana Veseli – e diplomuar në biomjekësi, Mufail Salihaj – ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe në UBT, Arijeta Selimi – eksperte financiare, historiania Mrika Limani-Myrtaj, Mevlyde Hyseni – zyrtare në fondacionin gjerman Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë, Liridon Aliu – ekonomist dhe psikolog, Skender Ferati – profesor i historisë, Mërgim Destani – doktor në shkencat mbi ushqimin dhe teknologjinë ushqimore, stomatologia Flutra Gjini-Mestani dhe Mentor Hyseni – ekspert në fushën e ekonomisë dhe financave.

Partia Socialdemokrate e pati një nga aderimet më bombastike të javës, ndonëse në javët pararendëse, njëjtë sikurse LDK-ja, nuk kishte paraqitur ndonjë “përforcim”. Në PSD në këtë javë kaloi Shyqri Bytyqi, ish-ministri i Arsimit në qeverinë e kaluar, i cili më herët ka qenë anëtar i Nismës.

Kurse, në partnerin e tyre të koalicionit parazgjedhor, në AAK-në e Ramush Haradinajt, në këtë javë aderoi profesori i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti. Poashtu, në AAK aderuan edhe Labinot Bislimi – i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, Malush Mjaku – doktor i shkencave teknike, si dhe Naser Pajaziti – profesor i asociuar dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Kurse, nga kjo parti ka ikur Gent Begolli, ish-drejtor i Telekomit të Kosovës, i cili ka aderuar në AKR-në e Behgjet Pacollit.

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar kryetari i Odës së Ndërmarrësve të Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, mjeku Agim Krasniqi dhe profesori i shkencave politike, Enver Sopjani.

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0