Blogbox | DokuFest 2017

Duke e maskuar bukur

Nga - 11.08.2017

K2.0 e humb lidhjen me të vërtetën.

Ekziston një emër tjetër për fake news: gënjeshtër.

Kur kemi qenë fëmijë e kemi thënë “vëllau e theu vazon”, nuk kemi ofruar fakte alternative. Por disi duke shfletuar Facebook-un e kemi kaluar një vijë dhe tani zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mund të thonë para kamerave që ka mikrovalë që shëndrrohen në kamera, edhe askush nuk i largon prej studios duke qeshur.

Mund të themi që “postmodernizmi e bëri”.

Vladimir Surkov, njëri prej figurave kyçe në administratën e presidentit rus Vladimir Putin, e nisi karrierën si drejtor i teatrit, dhe ka shkruar novela, me pseudonime, nëpërmjet së cilave ka bërë satirsë me po atë sistem që e përkrahë gjatë punëve të tij të përditshme. Dokumentari i fundit i Adam Curtis, “Hyper Normalisation”, që po ashtu do të shfaqet në këtë edicion të DokuFest, ofron argumentin që Surkov “e shndrroi politikën ruse në një farë teatri që vazhdimisht ndryshon e të huton’.

Synimi nuk është që të bind për një ideologji si komunizmi, por që të bombardojë me aq shumë informata kontradiktore sa që nuk e din çfarë të besosh më, dhe thjeshtë dorëzohesh.

Mund të thuash “e bëri teknologjia”.

Algoritmet e Facebook na njohin më mirë se që e njohim ne vetën. Video e audio programet mund të na detyrojnë që themi fjalë që nuk duam t’i themi. Mikrovalët tona ndoshta nuk po na përgjojnë, por televizorat po.

Ose mund të thuash “e bëri DokuFest-i”.

Sivjet festivali vendosi që ta mbajë një pasqyrë në shtëpinë e pasqyreve me ‘Fake it So Real’: kategori e gjashtë filmave që eksplorojnë terenin misterioz dhe të mundimshëm në mes të së vërtetës dhe trillimit. Sigurisht, të gjithë dokumentarët janë deri në një pikë mashtrues. Edhe në realitet virtual, dikush ka marrë një vendim të vetëdijshëm për atë që do ta shikosh, dhe atë që do të fshehet prej teje. Cilido dokumentar që pretendon që e ka të vërtetën e plotë dhe asgjë veç saj me gjasë është duke garuar me një tjetër që po e bënë të njejtën gjë.

Megjithatë, filmat në ‘Fake it So Real’ u zgjodhën për shkak të përpjekjeve të vetëdijshme të tyre për të na bërë që ta shtrojmë në pyetje perceptimin tonë të realitetit, ose t’i japim formë diçkaje që nuk është e vërtetë, në një imazh origami të së vërtetës. Mund të argumentojmë që, meqë është viti 2017, nuk kemi nevojë më që të shkojmë në kinema për ta përjetuar këtë. Sidoqoftë, K2.0 morri pjesë në katër prej këtyre udhëtimeve, pa lexuar për to paraprakisht, për të zbuluar se a dilet i/e gjallë prej tyre.

“La Soledad” e Jorge Thielen Armand flet për jetët e njerëzve të vërtetë gjatë krizës ekonomike në Venezuela. Foto: Jorge Thielen Armand.

Së pari ishte “La Soledad”, që fillimisht duket si dokumentar me pamje shumë të bukura që flet për jetën në krizën katastrofike ekonomike në Venezuela. Ky film e ndjek Josen, një baba të ri që jeton me gjithë familjen e tij në një rezidencë koloniale. Një familje e pasur e lejoi gjyshen e tij – dhe vetëm gjyshen e tij – që të jetonte në të. Më vonë Jose përballet me fantazmën e një skllavi dhe e gjenë një kali të bardhë në oborr, si dhe ca ari.

“La Soledad” si duket është një dramë, sipas traditës madhështore të realizmit magjik të Amerikës Latine. Megjithatë, familja e regjisorit Jorge Thielen Armand janë pronarë të kësaj shtëpie të gjysmërrënuar, në të cilën zhvillohet filmi, ndërsa Jose (i cili si të tjerët e luan vetën) është shoku i fëmijërisë i Armandit. Duke përdorur elemente të dokumentaritë për ta maskuar formën e trillimit, “La Soledad” u sjell më afër përvojës së Jose se që u kishte sjell ndonjë format i qartë.

Pastaj është “Drib”, një film aq cinik për botën moderne, sa që deri në fund të tij, është e pamundur që të kuptosh se në sa shtresa të realitetit post së vërtetës është i zhtyur, nëse ekziston ky realitet.

Shkurtimisht, është dokumentar humoristik shumë gazmor që flet për krijimin e një filmi në bazë të një historie të vërtetë për një artist performues norvegjez i cili nuk e din që është artist performues, dhe i cili është punësuar për ta promovuar një pije energjike në Hollywood, emri i së cilës për arsye ligjore është ndryshuar dhe është bërë ‘Drib’.

Amiri, protagonisti i filmit, e luan vetën gjatë tërë filmit, por ajo se a i vjen fundi elementit dokumentar në këtë pikë varet prej teje edhe Google. Ky film nuk është i interesuar në të vërtetën. Hapësira që e ndanë performuesin me audiencën thehet vazhdimisht. Secili karakter është mashtrues, e ndonjëherë edhe më zi, e shesin çfarëdo sinqeriteti që u ka mbetur për një skemë marketingu. Ekzekutivi i marketingut, Brady, përpiqet që ta bind Amirin që me të vërtetë është artist agresiv duke thënë fjalë si “përshpejtimizëm” (idea që kapitalzmi është rritur në mënyrë aq të paqëndrueshme sa që e vetmja zgjidhje është që të kontribuojmë në të deri në atë masë sa që e shkatërron sa më shpejtë që është e mundur). Aktori britanez Adam Pearson, që gjithashtu e luan vetën, e shfrytëzon ngacmimin që e përjetoi duke u rritur për shkak të deformimit fizik të tij – vuan nga neurofibromatoza – për ta shitur një krem të fytyrës më slloganin “bukuria është e brendshme”.

Edhe pse “Drib” nuk thotë shumë, mund të argumentojmë që është vet një veprim agresiv i përshpejtizmit. Është qesharak sa është e kalbur bota e marketingut që ky film e paraqet.

Komedia pasive “The Future Perfect” i ngjanë më shumë “La Soledad”. Xiaobin, karakter që luhet prej një personi që e ka emrin Xiaobin, është një emigrante kineze e cila përballet me vështirësi në punë dhe gjatë ndërtimit të një jete të re në Buenos Aires, meqë të kufizuara i ka aftësitë e të folurit në gjuhën spanjolle.

Edhe pse është trillim, regjisori gjerman Nele Wohlatz e përdorë të njejtin stil të kamerës dhe performancat e njejta dhe të ftohta jo-aktruese si Armandi, por ky e bënë për ta kapur ngurtësinë e vazhdueshme të komunikimit në gjuhë dytësore, gjuhë që veç sa është mësuar. Bisedat reduktohen në fjali të thjeshta dhe pyetje të menduara që i dëgjon zakonisht gjatë një klase për mësim të një gjuhe të re, edhe kur flitet për romancë.

Të gjithë në “The Future Perfect” janë duke performuar, por vetëm për shkak që nuk kanë zgjidhje tjetër. Xiaobin e prezanton vetën si Beatriz, pastaj një mjek i syve i thotë që më shumë i shkon emri Sabina, por i vetmi moment që ajo flet kinezisht në film është kur i duhet që të jetë e sinqert me fraerin e saj indian, Vijay, i cili nuk mund ta kuptojë asnjë fjalë që e thotë ajo.

Më vonë, një argjentinas i ri me emrin Nahuel është duke kaluar kohë me studentët kinez dhe thotë, me një kinezishte të rrjedhshme “po bëhem sikur flas kinezisht”. Shoku i tij ja hedh poshtë modestinë e tij; ai e flet gjuhën shumë mirë. “Jam duke aktruar”, insiston Nahuel, “si ti”.

Regjisori i “Craiglist Allstars”, film më provokativ, morri pjesë në takime me disa burra të çuditshëm në Amsterdam, Berlin dhe Tokjo. Foto: DokuFest.

Dokumentari më i drejtpërdrejtë në këtë kategori, që me gjasë është po aq hutues sa fjalia për mikrovalët që shëndrrohen në kamera, është “Craiglist Allstars” i artistes finlandeze-egjiptiane, Samira Elagoz. Pasi bjen në kontakt me burra të çuditshëm nëpërmjet reklamave të klasifikuara të uebfaqes Craigslist, ajo i viziton shtëpitë e tyre dhe xhiron, siç thotë edhe vet, atë se si njoftohen ata me njëri tjetrin.

Është koncept i guximshëm që i tërheqë disa karakterë fascinues dhe të çuditshëm. Për shembull, ‘Eksperti’, siç ia la emrin Elagoz, i cili me pasion e shpjegon se si prodhohen sasi të mëdha të spermës së ëmbël. Si duket shumica e burrave ose duan të bëjnë seks me të, ose të flasin për seks me të. S’është edhe bash zbulim i madh në Craigslist.

Kur ‘Regjisori’ epshor dhe ngjethës bëhet gati për t’ia rrehë bothën, duke protestuar që shikuesit duan të shohin diçka shokuese, ajo refuzon, duke e përdorur justifikimin që do të jetë performancë, ndërsa qëllimi i projektit të saj është xhirimi i ndërveprimeve reale.

Si në “The Future Perfect”, shumica e burrave në “Craigslist Allstars” janë duke performuar, qoftë duke e mësuar atë se si të valëzojë, qoftë duke i mësuar ndonjë truk magjie, qoftë duke i rënë kitarës. Ndonjëherë ajo arrinë ta gjenë të vërtetën përtej kësaj; ‘Hidrauliku Anglez’ e zbulon dhimbjen që ai e ndjenë pasi që ndahet me bashkëshorten e tij, ndërsa ‘Eksibitionisti’ (i cili e ka hobi masturbimin para kamerës) e pranon frikën e tij, që është t’ia tregojë fshehtësitë një të huaji, pavarësisht hobit të tij: “E lehtë është ajo. Unë jam ai që e kontrollon”.

Megjithatë, probelmi është që kur ndezet kamera, vet Elagoz nuk e ndalë performancën. Si filmbërëse dhe montazhiere, ajo gjithmonë i ka gjërat nën kontroll. Sa herë që ekziston rreziku që t’i ekspozohet prekshmëria e saj, ajo fshehet. Kalon orë e madje edhe ditë me magjistarin, por i shpejton të gjitha ato xhirime në një montazhë energjike, që i paraqet ata duke bërë seks, duke pirë marihuanë, duke u veshur me fustana të bukur, e duke u larë në vaskë.

Gjatë “Craigslist Allstars” në fakt ajo zgjodhi që montazhën ta fokusojë në ndërveprimet e sinqerta për të cilat ajo pretendon që është duke bërë film, në vend se të fokusohet në imazhe të dhunshme e ekstreme për të tërhequr vëmendjen e publikut. E shohim atë të lidhur, të prekur e të urinuar, po rrallëherë e shohim lidhjen që e ka sjell në atë situatë.

Mund të ishte krijuar një film magjepsës me gjithë ato xhirime që i bëri, por Elagoz nuk zgjodhi që ta bëjë atë film. Është më i dobët për shkak të kësaj. “Craigslist Allstars” mund t’i ketë xhirimet më autentike në këtë kategori, por në fund është filmi që e tregon më së pakti të vërtetën. Prap se prap ishte i vetmi për të cilin ende po flisnim pas disa ditëve?

E kush e theu vazon pra?

Në dokumentarin humoristik për garat jugosllave në hapësirë ‘Houston, We Have a Problem’, i cili u shfaq në DokuFest vitin e kaluar, Slavoj Zizek vjen në përfundim që “edhe nëse gjithçka është mashtrim, ky mashtrim na tregon shumë për realitetin social në të cilin jetojmë. Edhe nëse nuk ka ndodh, është e vërtetë. Dhe ky është mesazh shumë i rëndësishëm’.

Në anën tjetër, filmbërësi i këti dokumentari, Errol Morris, patë thënë për NPR dikur se “ekziston evërteta, por shpeshherë kemi interes personal që ta injorojmë ose ta mohojmë haptas. E vërteta nuk është relative. Nuk është subjektive. Mund të jetë e vështirë për t’u gjetur, ose e fshehur. Njerëzit mund të përpiqen që ta shpërfillin. Por e vërteta ekziston”.

Nëse pajtohesh me Zizek, atëherë e kupton rrezikun e mikrovalës së gjithëfuqishme. Nëse pajtohesh me Morris, fillon me hetu se cilën pije e ka zëvendësu Drib. Sidoqoftë, prapë se prapë do të detyrohemi që t’ua shpjegojmë nipërve e mbesave tona që lufta e tretë botërore nisi sepse interneti e etiketoi vazon si teori konspiracioni.K

Për më shumë nga programi “Fake it So Real” në edicionin e sivjetëm të DokuFest, shkoni në Kino Andrra prej orës 22:00 të enjten për ta parë “Stranger in Paradise”, ose reprizën e “Craiglist Allstars” në Kino Klubi prej orës 12:00 të shtunën.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO