Shkurt | LGBTI

KOSOVARËT VALËVITIN FLAMURIN E YLBERTË

Nga - 17.05.2016

Presidenti udhëheq simbolikisht marshin e LGBTI nëpër Prishtinë.

Mbështetësit e të drejtave e personave Lezbike, Gej, Biseksual, Transgjinor dhe Interseksual (LGBTI) në Kosovë dje marshuan me krenari në qendër të Prishtinës për të shënuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHO). Më shumë se 200 njerëz dolën për të shfaqur solidaritetin e tyre me anëtarët e komunitetit LGBTI, që përballen me diskriminim çdo ditë në shoqërinë homofobike në Kosovë. Është viti i tretë rradhazi që kjo ditë është shënuar në Kosovë me marsh.

Ky veprim u koordinua nga organizatat e të drejtave LGBTI, Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Qendra për Zhvillim të Grupeve Sociale (CSGD) dhe Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh) nën moton “Dashuria jonë është kushtetuese”. “Deshëm t’i tregojmë shoqërisë që dashuria në mes të personave të seksit të njejtë mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha për K2.0 Agim Margilaj, Nënpunës i Lartë i Programit në CSGD.

Pavarësisht faktit që një portal i lajmeve i publikoi hollësitë rreth këti evenimenti paraprakisht – që me qëllim ishin ruajtur nga publiku për arsye të sigurisë – mbështetësit e të drejtave LGBTI ishin të patrembur, dhe dolën në masë për të mbështetur këtë kauzë. Në mesin e tyre ishin pjesëmarrës të ndryshëm, si qytetarë privat, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të qeverisë dhe figura të profilit të lartë ndërkombëtar.

Më i dalluari në mesin e marshuesve ishte President Hashim Thaçi, që u tha gazetarëve që nuk ishte aty vetëm si president, por edhe si qytetar. “Secili mund të dashuron ashtu siç dëshiron”, tha ai në një deklaratë të shkurtër para se të fillonte marshi. “Të gjitha të drejtat njerëzore janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligje. Sot jemi këtu për t’i afirmuar këto të drejta me solidaritet të përbashkët. Ky është mesazhi më i mirë që në Kosovë çdo qytetar pa dallim etnie, gjinie, seksi, i gezon të drejtat e barabarta”.

k1

Garantimet ligjore të cilave iu referua Thaçi megjithatë janë kritikuar vazhdimisht, pasi që aktivistët argumentojnë se, ndonëse martesa në mes personave të të njejtit seks garantohet nga Kushtetuta, Ligji për Familje në Kosovë e dobëson atë duke e definuar martesën si akt në mes të një burri dhe një gruaje.

Ecje me krenari

Deri sa njerëzit u mblodhën në Sheshin Skendërbe, nën rrezet e freskëta të diellit të paraditës, aktivistët iu afruan grupeve të njerëzve duke u ofruar bexha, maica dhe pankarta, ndërsa tjerë erdhën me flamuj e tesha plot ngjyra. Atmosfera dukshëm e relaksuar u ndërpre vetëm nga përleshja mediale që e shoqëroi ardhjen e Thaçit, Raportueses për Kosovë nga Parlamenti Evropian, Ulrike Lunacek, dhe Ambasadorit të SHBA, Gleg Delaëie.

k2

Lunacek u tha gazetarëve se po ndihej mirë që po mbështetë këtë nismë, pasi që është e rëndësishme për qytetarët dhe institucionet që të tregojnë se personat LGBTI kanë respekt në Kosovë. “Është shumë e rëndësishme që të jetojmë pa frikë”, tha ajo. “Sepse kush do të kishte dëshirë të shkonte në shkollë ose në punë, dhe të mos mund të tregonte në mëngjes se me kë shkoi në kinema një natë më parë. Frika është gjëja më e keqe që mund ta kesh në jetë”.

Në 11:30 nisi marshi i shkurtër por simbolik në Sheshin Nëna Terezë. Aktivistët me flamuj të ylbertë e udhëheqën marshin, të përcjellur nga Thaçi, Delaëie dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell; në atë grup kishte edhe ambasadorë prej shteteve tjera, ish-ministra të qeverisë, e madje ishte edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga.

k3

Kalimtarët ndaleshin kohë pas kohe për të parë se çfarë po ndodhte, ndërsa aktivistët dhe mbështetësit e kauzës ecën me vetëbesim nëpër shesh, të rrethuar nga një prani e madhe policore. Disa shkëmbyen shaka dhe biseduan, ndërsa tjerë mbanin lartë flamuj e pankarta me shkrime si “Zonë e Lirë nga Homofobia” dhe “Homofobia! Kjo po që është zgjedhje”. Për të treguar se çështjet e LGBTI dhe orientimi seksual shkojnë përtej kufijve dhe identiteteve kombëtare, racës dhe etnisë, pankartat u shkruan në shqip, anglisht dhe serbisht.

Kjo shfaqje e solidaritetit vazhdoi deri sa procesioni arriti në Sheshin Zahir Pajaziti, ku aktivistët dolën në skenë për t’i falenderuar gjithë ata që morrën pjesë. “So marshojmë jo vetëm për neve, por për çdo person të komunitetit LGBTI që nuk mund të jetë këtu me ne, por qëndrojnë të mbyllur dhe nuk mund të jenë vetja, sepse janë të rrethuar me homofobi dhe transfobi në Kosovë”, deklaruan organizatorët, deri sa i dhanë fjalimet në tri gjuhët zyrtare të Kosovës. “Ne mendojmë se duhet më shumë punë, veçanërisht në fuqizimin e mekanizmave për zbatim të ligjeve kundër diskriminimit, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për çështje LGBTI në shoqëri”.

k4

Kur përfunduan fjalimet, publiku u zbavit me një koncert nga Mary McBride Band, muzika e të cilëve u përdor në “The L ëord”, seri televizive në SHBA për gra lezbike në Los Angeles. Aktivistët dhe mbështetësit e kauzës vallëzuan lirshëm dhe bënë selfie së bashku nën rrezet e diellit, të mbuluar me flamuj të ylbertë.

Rritja e mbështetjes

Deri sa turma e njerëzve filloi të shpërndahet, erdhi një mundësi e shkurtër për reflektim. “Është shumë me rëndësi që sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, të marshojmë në qendër të Prishtinës”, tha për K2.0 Drejtoresha Ekzekutive e CEL, Rajmonda Sylbije. “Jemi veçanërisht të lumtur me numrin e përfaqësuesve nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe që kemi presidentin këtu duke na mbështetur sot. Mund të themi gjithashtu se kemi pasur më shumë njerëz në marsh se vitin e kaluar”.

k5

Sylbije shpreson që në të ardhmën marshi mund të promovohet më lirshëm në media dhe në rrjete sociale, pa nevojë që të ketë këso niveli të masave paraprake të sigurisë, si në tri vitet e fundit. “Si në vitet e kaluara, evenimentet u organizuan nëpërmjet qindra email-ave personal, për njerëz të cilët ne menduam se mund të kenë dëshirë ta mbështesin komunitetin LGBTI. Ne i kërkuam atyre që të ftojnë njerëz tjerë”, tha ajo. “Nuk ishte private ose e fshehtë, por u bë në këtë mënyrë për të mobilizuar aktivistë, si dhe si masë e sigurisë, për ta mbrojtur marshin dhe për të parë se sa të gatshëm janë Policia e Kosovës – jemi të lumtur që e kontrolluan situatën si duhet. Shpresojmë që vitin e ardhshëm nuk do të ketë nevojë ta bëjmë marshin kështu”.

Margilaj u pajtua që numri i personave ishte më i madh se në vitet e kaluara, dhe tha se beson që prania e politikanëve të lartë dhe diplomatëve do të ndihmojë me rritjen e profilit të çështjeve LGBTI. Ai gjithashtu theksoi se këtë vit pati rritje në numrin e personave LGBTI që morrën pjesë. “Këtë vit kishim shumë më shumë mbështetës, shumë më shumë person LGBTI që morrën pjesë në marsh, dhe kjo na bëri shumë të lumtur, që njerëzit po e shprehin vetën”, tha Margilaj.

Megjithatë, pavarësisht shenjave pozitive të progresit, Sylbije dhe Margilaj të dy e dinë se ka shumë punë për t’u bërë para se përsonat LGBTI të mund t’i gëzojnë liritë e njejta si qytetarët tjerë në Kosovë. “Në marshin e vitit të ardhshëm, shpresojmë të na bashkangjiten shumë, shumë më shumë persona LGBTI”, tha Margilaj.

Fotografitë: Atdhe Mulla.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO