A jeni të pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A doni t’i shtjelloni thellësisht çështjet e rëndësishme në Kosovë dhe më gjërë?
Nëpërmjet revistave online dhe në shtyp, debateve dhe nismave të avokimit, K2.0 u sjell zëra të ndryshëm dhe pikëpamje të reja, si dhe i kundërshton rrëfenjat e vendosura.
Ne jemi duke kërkuar një redaktor/e të gjuhës shqipe për ekipin tonë të redaksisë i cili është gjithnjë në rritje, meqë po përpiqemi t’i zgjerojmë përmbajtjet tona të guximshme dhe magjepsëse.
Personi të cilin do ta marrim në punë duhet të jetë i/e përkushtuar për ta thelluar kuptimin e çështjeve aktuale politike, shoqërore dhe kulturore në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor. Ai/ajo duhet të jetë i/e aftë për të identifikuar dhe zhvilluar ide tërheqëse për përmbajtjet tona nëpërmjet së cilave mbulojmë çështje të ndryshme. Ai/ajo duhet t’i kushtojë rëndësi hollësive dhe të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës së shkruar shqipe.
Kjo është mundësi shumë interesante për një redaktor/e i/e cili/a ka dëshirë të jetë pjesë e një organizatës që merret me gazetari cilësore, progresive dhe të avancuar.
Detajet kyçe:
Pozita: Redaktor/e i/e Gjuhës Shqipe
Orari: 40 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 15 prill, 2018
Data e fillimit të punës: maj 2018
Si pjesë e përgjegjësive përfshihen:
- Bashkëpunimi me redaktorin menaxhues për mbikëqyrje të prodhimit të përmbajtjeve për uebfaqe në gjuhën shqipe
 - Redaktimi i të gjitha përmbajtjeve në gjuhën shqipe deri përpilimin e produkteve finale duke përdorur standarde profesionale të gazetarisë
 - Bashkëpunimi i afërt me redaktorë, gazetarë, ekipin vizual, përkthyesit dhe menaxherin e komunitetit
 - Identifikimi dhe zhvillimi i temave të interesit për përmbajtje të K2.0 dhe pjesëmarrja aktive në takime dhe diskutime të redaksisë së K2.0
 - Kontributi për uebfaqen si gazetar/e, kur është e domosdoshme
 - Ndihma për organizatën sa i përket ngjarjeve promovuese të K2.0
 
Kandidati/ja i/e përkryer për këtë rol është:
- I/e mirëinformuar për çështje që janë aktuale në Kosovë
 - I/e aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore dhe për t’i menaxhuar tjerët që ata të punojnë brenda afateve të caktuara
 - I/e vetëmotivuar dhe pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë
 - Shumë profesional/e në të gjitha kohët kur përfaqëson K2.0
 - Karakter dinamik dhe i organizuar mirë me aftësi për ta prioritizuar në mënyrë efektive ngarkesën e madhe të punës
 - I/e aftë për të punuar në mënyrë ekipore në një organizatë që gjithnjë është duke u zgjeruar
 - I/e aftë për të demonstruar aftësi të shkëlqyeshme të gjykimit dhe vendimmarrjes
 - I/e aftë për ta toleruar stresin dhe punën në mënyrë efektive edhe kur është nën presion
 
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
- Të paktën tre vite përvojë me redaktim të përmbajtjeve gazetareske të kualitetit të lartë në gjuhën shqipe
 - Diplomë baqellor/master në drejtimin e Gazetarisë, Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (apo ndonjë fushë të ngjashme)
 - Aftësi të shkëlqyeshme për të shkruar në gjuhën shqipe
 - Komunikues/e i/e shkëlqyeshme
 - Gjuhët: Rrjedhshmëria në gjuhën shqipe është thelbësore. Preferohen edhe aftësitë në gjuhën angleze.
 
Për të aplikuar ju lutem dërgoni postë elektronike në [email protected] me subjektin “Aplikim për Redaktor/e të Gjuhës Shqipe” deri të dielën, më 15 prill, 2018, duke përfshirë :
- CV
 - Letër motivimi
 - Dy mostra të shkrimeve (nëse keni)
 - Emrin dhe kontaktet e dy personave të cilët K2.0 mund t’i kontaktojë për referencëK
 
Foto kryesore: Besnik Bajrami / K2.0.