Pikëpamje | BE

Nominimet për komisionerë të BE-së tregojnë se zgjerimi duhet të presë

Nga - 19.09.2019

A është anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor partneritet apo ëndërr e parealizuar?

Javën e kaluar, presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyden, i shpalli 26 komisionerët që do të donte ta formonin trupin ekzekutiv të BE-së duke filluar nga nëntori 2019.

Pothuajse menjëherë, fokusi kryesor i listës së saj u soll rreth tri nominimeve për komisionerë – i pari, i caktuar në krye të “Fqinjësisë dhe Zgjerimit,”  László Trócsányi nga Hungaria, pastaj Dubravka Šuica, komisionere përgjegjëse për “Demokracinë dhe Demografinë” nga Kroacia, si dhe Margaritis Schinas, nominimi grek për komisioner i “Mbrojtjes së Mënyrës sonë evropiane të jetesës.”

Ndonëse historikisht Hungaria dhe Kroacia kanë lidhje historike dhe predispozitë të dëshmuar të promovimit të rrugës përpara për Ballkanin Perëndimor përbrenda dhe si pjesë e BE-së, të dy zgjedhjet e para duket që tregojnë se BE-ja do të jetë më shumë një partner skeptik dhe hezitues në rajon në vitet që po vijnë sesa shtytës i aktorëve vendorë për të zbatuar ndryshimet e nevojshme drejt integrimit.

Janë tri pengesa kryesore përpara Ballkanit Perëndimor sapo të aprovohet Komisioni i ri –zgjerimi i BE-së, demografia (përfshirë këtu migrimin), integrimi dhe politikat e azilit.

Shqetësimet sa u përket zgjedhjeve të von der Leyden-it përqendrohen rreth një sëre faktorësh të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Sigurimi i një mënyre të jetesës kundër një tjetre menjëherë jep shenjë se ka “të huaj” dhe “armiq” të kësaj mënyre të jetesës.

Për shembull, a mundet një zgjedhje si László Trócsányi, i cili ka shërbyer si ministër i drejtësisë në qeverinë e Viktor Orbán-it mes viteve 2014 dhe 2018, gjatë të cilës periudhë Universiteti i Evropës Qendrore u përjashtua nga Hungaria, t’i motivojë shtetet kandidate t’i mbështesin gjyqësorët e pavarur, lirinë e të shprehurit dhe shoqërinë civile?

Implikimet normative të një komisioneri të ngarkuar me “Mbrojtjen e Mënyrës sonë Evropiane të Jetesës” me të drejtë i kanë dominuar lajmet dhe rrjetet sociale në rajon e më gjerë gjatë javës së kaluar.

Retorika e nënkuptuar nga një formulim i tillë është parë nga grupet majtiste si përjashtuese, sidomos pasi të gjithë komisionerët e nominuar janë të bardhë. Sigurimi i një mënyre të jetesës kundrejt një tjetre menjëherë sinjalizon se ka “të huaj” dhe “armiq” të asaj mënyre të jetesës, që e kërcënojnë dhe me gjasë interesohen të shkaktojnë rrëmujë.

Fakti që kjo theksohet më tej në letrën e misionit të von der Leyden-it për të caktuarin e komisionerit përgjegjës për koordinimin e një “Pakti të Ri për Migrimin dhe Azilin” anon në shumë mënyra kah axhendat e të djathtës tradicionale, të cilat i kanë lëvizur çdo herë e më shumë partitë qendrore, të cilat përbëjnë shumicën në institucionet e BE-së, gjithnjë e më afër politikave proteksioniste dhe nacionaliste.

Këto zgjedhje duket se tregojnë një lëvizje të painteresuar sa i përket zgjerimit nga ana e BE-së në rajon, apo edhe më keq, një nënkuptim se do të tolerohen veprimet e ngjashme si ato të ndërmarra nga Trócsányi në Hungari. Nëse është kështu, Komisioni i ardhshëm i BE-së nuk do t’i zbusë lehtë shqetësimet se politika e BE-së është bashkëzgjedhur nga disa prej opinioneve dhe pikëpamjeve politike më konservative të shteteve anëtare të tij.

Njëkohësisht, kjo të hyjë në axhendën e propaganduesve të rajonit që nuk refletojnë besimin e një numri të madh të popullatës, duke përfshirë, më së dukshmi, rininë e tij.

Në Kroaci, ku një gazetar rishtazi u arretua sepse kishte bërë komente satirike në Twitter, komentuesit, pëfshirë këtu profesorin e shkencave politike Dejan Jovic, shqetësohen për mesazhin që dërgon në klimën politike të tanishme në Kroaci  zgjedhja e komisionerit për “Demokraci dhe Demografi”.

“Është vërtet shqetësuese të shohësh se një gazetar është arrestuar në Kroaci për postimet e tij në Twitter,” Jovic shkruan në Twitter. “Në një shtet anëtar të BE-së, komisionerja e nominuar e të cilit, Dubravka Šuica, së shpejti duhet të jetë në krye të promovimit të Demokracisë. Solidarizim me @Prajdizan.”

Ikja e trurit” përmendet shkurt, edhe pse kjo çështje është padyshim ajo që do të luajë rolin më të madh në mënyrën se si perceptohen ndryshimet demografike nëpër Evropë në vitet në vijim.

Do të jetë interesante të shohim si kuptohet ky rol në Parlamentin e Bashkimit Evropian gjatë dëgjimeve të ardhshme dhe nëse vetë portfoliot do të amendohen.

“Demokracia dhe Demografia” përkufizohen të dyja në një mënyrë mjaft të kufizuar në letrën e miisionit të van der Leyden-it për të emëruarin e saj, çka ndihmon për ta përshkruar rolin e parashikuar, që në njërën anë arrin rritjen e pjesëmarrjes në institucionet e BE-së e në votime, si dhe adresimin e ndryshimeve demografike sa u përket, pikë së pari, ndarjeve rurale e urbane.

“Ikja e trurit,” ndoshta njëra nga çështjet më jetike sa i përket demografisë në Kroaci, përmendet shkurt, edhe pse kjo çështje është padyshim ajo që do të luajë rolin më të madh në mënyrën se si perceptohen ndryshimet demografike nëpër Evropë në vitet në vijim.  

Vazhdon të shtohet emigrimi në drejtim të vendeve të BE-së dhe vendeve të tjera nga Kroacia dhe rajoni, duke dëshmuar sa e ndërlidhur është demografia mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kërkohet një politikë serioze inovative publike në nivel(e) kombëtar(e) dhe në nivel të BE-së, për t’u siguruar që të rinjtë dhe familjet mund të ndërtojnë të ardhme të ndritur në vendet e tyre, pa e ndjerë nevojën ekonomike, politike apo presionin shoqëror për të ikur.

Mundet vetëm të shpresohet se komisioneri në këtë post do ta marrë me seriozitet këtë rol dhe do t’i balancojë trendet e tanishme dhe politat përfshirëse e të qëndrueshme që dëshmojnë mirëkuptim të nevojave të komuniteteve vendore për të vazhduar të lulëzojnë.  

Të trija pozitat janë të ndërlidhura ngushtë dhe janë tejet të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

Si rezultat i migrimeve të shkaktuara nga konfliktet e viteve të 1990-ta dhe migrimit të vazhdueshëm ekonomik, popullsia e vendeve kandidate ka ndërtuar dhe do të vazhdojë të ndërtojë një mënyrë jetese reflektuese të aspiratave më të mira të Bashkimit Evropian. Trendet rajonale që e mbështesin anëtarësimin e mundshëm në BE dhe hapat e vazhdueshëm në këtë drejtim, sado të ngadalshëm, dëshmojnë se nevojitet një qasje proaktive nga BE-ja për të mos u kthyer prapa.

Përzgjedhja e tanishme e komisionerëve tregon se rajoni nuk është konsideruar si trevë e angazhimit proaktiv gjatë pesë viteve të ardhshme.

Një shkrim i publikuar nga kolegët disa vite më parë, po ashtu nxiti polemikë në po këtë temë. Ata zhvilluan një model të niveleve të përputhshmërisë për shtetet kandidate mes viteve 2017-2050 për të parashikuar nëse do të jenë në gjendje t’i përmbushin kriteret e anëtarësimit.  

Modeli parashikoi se vetëm njëri do të mund t’i përmbushë kushtet nga viti 2023 – Maqedonia (e Veriut).

Situata, sipas parashikimeve të tyre, dukej më së keqi për Bosnjen dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë, të cilat, nëse të dhënat dhe gatishmëritë e shteteve për t’u pajtuar do të mbeteshin statike, ende do të rropateshin që të anëtarësoheshin, madje edhe më 2050.   

Përveçse i alarmoi shumë njerëz në rajon, pritshmëritë e të cilëve se anëtarësimi ishte afër ishin të larta, ky shkrim gjithashtu sinjalizoi se frikat e vazhdueshme që ushqehen rreth zgjerimit brenda në BE janë të ekzagjeruara.

Përzgjedhja e tanishme e komisionerëve tregon se rajoni nuk është konsideruar si trevë e angazhimit proaktiv gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo e hap edhe pyetjen se ç’po ndodh në anën tjetër të debatit të zgjerimit, në vetë këto shtete, dhe sa të vendosura do të mbeten ato për të ndjekur kriteret e anëtarësimit në dritën e angazhimit të kufizuar të BE-së.

Parlamenti Evropian do të votojë për Komisionin në fund të tetorit dhe është e mundshme se disa prej komisionerëve të caktuar do të zëvendësohen nga të tjerë ndërkohë, për t’u siguruar që të ketë votim pozitiv. Çkado që ndodh në fund, edhe nëse shtetet kandidate do të jenë më afër anëtarësimit ose jo, axhenda evropiane duhet të shtyhet përpara nga të dyja frontet.

 

Foto kryesore: Arrita Katona / K2.0.