Bursa | Sporti

Të lënduarit dhe të dëmtuarit

Nga - 27.12.2019

Çfarë ndodh kur lëndohen sportistët kosovarë.

Klubi i Hendbollit të Femrave (KHF) Istogu diskuton për vështirësitë që i sjell mungesa e sigurimeve shëndetësore për sportistet dhe se si kjo e pengon suksesin e tyre. Kompanitë e sigurimit në Kosovë kanë pak interesim për t’i mbuluar sportistët. Shteti mund të ndihmojë vetëm në disa raste. KHF Istogu është detyruar të kërkojë vetë burime për t’i ndihmuar lojtaret.

Kjo video është pjesë e ciklit të dytë të programit të bursave për gazetari në fushën e të drejtave të njeriut, mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkëfinancuar nga projekti ‘Mbështetja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, i financuar nga Qeveria e Dukës së Madh të Luksemburgut dhe i menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe nga National Endowment for Democracy (NED). Ky program realizohet nga Kosovo 2.0, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Qendrën për Liri dhe Barazi (CEL).
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e donatorëve.