Nuk duam ta lëmë izolimin që të na e prishë qejfin e për këtë ja ku jemi me episodin e dytë të “Thirrjet në karantinë”, i cili është podcast jonë më i ri, i lindur pikërisht nën izolim.
Ne këtë episod bisedojmë për mbijetesën, kolektiven dhe tejkalimin e frikave kur është fjala te muzika dhe vetja. Ilir Bajri, Arttea Bajri dhe Edona Vatoci do të na bashkohen përmes telefonit me reflektimet dhe muzikën e tyre nga izolimi.
Ndiqni kanalin tonë ‘Outloud’. Poashtu, mund të na gjeni në shumicën e aplikacioneve për paisje IOS dhe Android, përfshirë këtu Apple Podcasts, Google Podcasts etj. Duke e ndjekur kanalin tonë për podkaste, do të informoheni sa herë që e lansojmë një episod të ri.
Ndërkohë, dëgjojeni episodin e parë në gjuhën angleze: “Calls under quarantine: Music with Por-no, Sytë, Tomor Kuçi & Arber Salihu.”