Në thelb | Personat e pagjetur

Zhgroposja e varrezave masive të Serbisë

Nga - 02.07.2021

Në fund të vitit 2020, u përhap lajmi për zbulimin e zymtë në afërsi të kufirit të Serbisë me Kosovën. Pas vitesh kërkimi, hetuesit kishin gjetur mbetje të shumta njerëzore në një gurore të largët, të pashfrytëzuar.

U dyshua se trupat u takonin shqiptarëve të Kosovës të vrarë 20 vite më parë gjatë luftës në Kosovë dhe të varrosur në varreza masive si pjesë e fshehjes së orkestruar të krimeve nga zyrtarët e lartë serbë.

Zbulimi në Kishevak ishte përkujtimi i radhës se — edhe pse prapa skenës dhe rrallë i dukshëm — kërkimi i detajuar për më shumë se 1,600 persona ende të zhdukur nga lufta e viteve 1998-99, vazhdon.

Në videon tonë të fundit shpjeguese, shqyrtojmë dy dekada të përpjekjeve për zhgroposjen e varrezave masive të Serbisë. K

Ekipi:

Hulumtimi: Dafina Halili
Shkrimi: Jack Butcher
Redaktimi: Besa Luci
Narracioni: Plator Gashi
Kamera: Matko Bulent & Agon Dana
Montazhi: Matko Bulent
Dizajni & animacioni: Dina Hajrullahu
Zëri: Studio 11
Produksioni: Dibran Sejdiu 

 

 

 

 

 

Kjo video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e saj i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.