Në thelb | Ambienti

#EP2 – Toka në rrezik: Një kub gjigant dioksid karboni

Nga - 16.01.2023

K2.0 shpjegon

Tashmë na është bërë e qartë se toka është në rrezik për shkak të krizës klimatike.

Në episodin e parë të serisë sonë për krizën klimatike, shpjeguam se si rritja e gazrave serrë në atmosferë ka krijuar një batanije të dytë rreth tokës, që ngujon më shumë nxehtësi të diellit duke mos lejuar që nxehtësia e tepërt të kthehet në hapësirë. Kështu temperatura në sipërfaqe të tokës po rritet shpejt.

Në këtë episod shpjegojmë se si Revolucioni Industrial rriti emetimin e gazrave serrë, se si mënyra jonë e jetesës po ndikon në ngrohje globale, e se cilat vende e bartin përgjegjësinë më të madhe.

Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi vetëm e K2.0. 

A jeni kurreshtarë ta dini se si financohet gazetaria që prodhojmë? Klikoni këtu për të mësuar më shumë.