Dokumentari “Çmimi i së vërtetës” flet për sulmet brutale ndaj gazetarëve/eve në Serbi, kërkimin e tyre të gjatë për drejtësi dhe jetën nën përcjelljen e policisë.
Filmi ndjek gazetarët Milan Jovanović, i cili humbi shtëpinë e tij nga një sulm zjarri, Vladimir Mitrić, i cili ka jetuar nën mbrojtjen e policisë për 18 vjet dhe gazetaren hulumtuese Jelena Zorić. Sipas regjisores së filmit Valentina Delić, në një intervistë për Mediacentar Sarajevo, të gjithë këta/o gazetarë/e kanë një gjë të përbashkët – pavarësisht të gjitha kërcënimeve dhe presioneve, ata/o me pasion vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.
Ky artikull është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e saj i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.