Blogbox | Art

Histori e shkurtë e një heroi nga thëngjilli dhe yjet

Nga - 23.03.2018

Një hapësirë e re për projekte hapet në Tiranë me një instalacion arti nga Driant Zeneli

Ndonjëherë duhet të hysh nën tokë për të dalur në hapësirën kozmike. Instalacioni specifik për lokacionin, i krijuar nga Driant Zeneli dhe i titulluar And Then I Found Some Meteorites In My Room (2018) (Pastaj gjeta disa meteore në dhomën time), na çon në një eter, por i cili i ka rrënjët në tokë. Pamja nga lart dhe nga poshtë takohen në mes, në Bazament, një hapësirë e re në nivelin e podrumit në Tiranë.

Ky instalacion është eksplorim i projektimeve individuale të utopive. Vizitorët hynë në këtë botë të ndërmjetme përmes një korridorit të ngushtë, i cili i çon përtej një dere të mbuluar me një perde të zezë prej së cilës shndrit një dritë e kuqe, e cila kalon përmes një vendkalimi të ngushtë ndërmjet një muri dhe një shtylle, dhe ndalet në fund në një platformë të ulëses këndore. Prej këtu vizitorët përballen me protagonistin e instalacionit, Bujarin.

Fotografia: Andis Rado, nga Bazament.

Në ekranin kryesor të instalacionit, i cili ka tri ekrane, Bujari është thjesht një figurë e vogël dhe e vetme e cila ec në një piezazh të zi dhe të qymyrtë të hënës. Bujari është i zhytur thellë në mendime për forcat planetare dhe faktoidet. Por në fakt, ai nuk është duke ecur në hënë, por në tokën e kompleksit metalurgjik të epokës komuniste në Elbasan, Shqipëri, ku ka punuar gjatë gjithë jetës së tij.

Në ekranin e dytë, ai është në një hapësirë dhe kohë tjetër me vajzën e tij, e cila është punëtore e një fabrike të çelikut. Ajo performon si DJ në ekspozitë. Seti i saj dëgjohet nga dhoma pranë. Karakteri i fundit është syri i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), i cili rrezaton drejtpërdrejt në hapësirë – herë pas here ndonjë gisht apo dorë e rregullon kamerën apo prek diçka në satelit.

Fotografia: Andis Rado, nga Bazament.

Zëri i Bujarit takohet me muzikën elektronike të vajzës së tij. Ai flet për yje, përballje me jashtëtokësorë. Ai i përshkruan planetet dhe reciton shpejtësinë e dritës përmendësh. Ai flet për një libër fantastiko-shkencor të fëmijëve – libri i parë që ndikoi tek ai – në të cilin flitet për një botë pa ndotje, me ajër të pastër, me njerëz që fluturojnë dhe jetojnë nën ujë. “A jemi ne ata që po e dëmtojnë Tokën?”, pyet ai. Sipërfaqja e errët dhe e dendur në të cilën ec ai me sa duket i jep përgjigje kësaj pyetjeje. Por Bujar poeti është optimist: “Do të jetë një Diell i ri, një botë e re, një jetë e re për njerëzit”, vjen në përfundim ai.

Bujari ec në pafundësi. Ai është hapësirë e ankoruar në Tokë. Një ëndërrimtar që kalon përmes fushave magnetike. Por pavarësisht dashurisë së tij për ekstraplanetaren, dhe vizionin e tij për të ardhmen, fuqia e çelikut e mban atë në këtë sfond të errët.

Fotografia: Andis Rado, nga Bazament.

Bujari është i përkushtuar ndaj hapësirës kozmike. Ne e shohim atë nga lart, nga Toka. Ai shikim teposhtë jehon nga transmetimi i drejtpërdrejtë i ISS-së dhe përsëritet nga Flora, vajza e Bujarit, e cila luan me sustat e mikserit të saj.

Ngulmimi i shikimit teposhtë prodhon një portret të tjetërsimit nëpër kohë dhe hapësirë, nëpër gjenerata. Është sikur Zeneli na ka çuar nën tokë, na ka joshur me botë të tjera, vetëm për të na kujtuar që utopitë gjithmonë prodhohen nga një vend distopik.

Ëndërrimtarët dalin vetëm nga ana tjetër, dhe burgosja e Bujarit prodhon optimizmin rrezatues të tij. Të mbajtur nga muzika ciklike, ne kapemi në këtë përsëritje, nga nëntoka në hapësirën kozmike dhe kthehemi përsëri.

Ekspozita And Then I Found Some Meteorites in My Room është e hapur deri më 5 prill, 2018, në Bazament.

Foto kryesore: Andis Rado, nga Bazament.

KOMENTO